Author: Semi

Në Gjykatën Penale në Shkup për nesër është caktuar seanca e parë për rastin “Total”, në të cilin është i akuzuar kryeredaktori i televizionit të afërt me VMRK-DPMNE-në – “Sitel”, Dragan Pavlloviq Llatas dhe tre ndërmarrje (në të cilat është udhëheqës dhe pronar Llatas) për fshehje të tatimit, njofton Portalb.mk. “Personi fizik pronar i ndërmarrjes “Total Marketing” dhe “Tatal Media Center” është i dyshuar se nga viti 2008 deri në vitin 2015, me qëllim që ai dhe personat juridik t’u ikin tatimeve në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjeve të tatimeve, ka dorëzuar të dhëna të rrejshme. Persona juridik e kanë dëmtuar për…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për nesër është caktuar vazhdim i ri i seancës së Komisionit për financim dhe buxhet, në të cilin në rend dite është Propozim-buxheti për vitin 2018. Seanca për Propozim-buxhetin filloi të hënën e kaluar dhe prej atëherë janë vazhduar disa vazhdime të seancës, por nuk u mbajt asnjë. Debati për propozim-buxhetin sipas Rregullores në Komision zgjat 10 ditë pune. Për tekstin janë dorëzuar 279 amendamente. pas përfundimit të debatit në Komision, Propozim-buxheti shkon në seancë plenare ku debatohet pesë ditë pune.  Propozim-buxheti për vitin 2018 sot është në rend dite të Komisionit juridiko-ligjdhënës.

Lexo më Shumë

– Në Çifte Hamam nga 8 dhjetor deri në 17 dhjetor do të hapet ekspozitë e Burhan Ahmetit me vepra si grafika dhe teknika e kombinuar në pëlhurë. Në ekspozitë disa nga këto vepra janë të afirmuara ndërkombëtarisht si dhe të tjera më të reja të saposhfaqura në skenë. Veprat e Burhan Ahmetit, njoftojnë nga Galeria Kombëtare e Maqedonisë, i referohen riorganizimit të përjetimeve të realitetit, të qasjes së ndryshme gjatë krijimit të pikturës dhe me anë të kësaj një ridizajnimi të botës së të dukshmes, të shpikurës dhe mundësisë. Bëhet fjalë edhe për bukurinë e veprës individuale artistike, por…

Lexo më Shumë

Në pajtim me konkludimin e seancës së 34-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe angazhimit të saj për transparencë dhe raportim, në faqen zyrtare të internetit të ministrit të obliguar për regullativë për përmirësimin e klimës investuese për kompani vendore Zoran Shapuriq, janë publikuar dokumente dhe informacione në lidhje me punën dhe aktivitetet e ministrit dhe kabinetit të tij. Siç kumtojnë nga kabineti i tij, në faqen e internetit të ministrit Shapuriq, janë të disponueshme plane strategjike, buxhetet, raportet revizore, furnizimet publike, rregullorja për organizime të brendshme të Qeverisë dhe Sekretariatit të përgjithshëm ku i takon edhe kabineti i…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari do të marrë pjesë në Samitin vjetor evropian që do të mbahet nesër dhe pasnesër në Bruksel. Në këtë Samit, siç njoftojnë nga komuna e Gostivarit, Taravari do të mbajë fjalim në temën “Ballkani Perëndimor në udhëkryq – Sfidat e reja, ndryshimi i dinamikës”. Samiti organizohet në bashkëpunim me Konrad-Adenauer Stiftung, UNDP-në dhe United States European Comman (EUCOM) me mbështetje të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RCC), Komisioni Evropian dhe Rockefeller Brothers Fund. Ndryshe, samiti mbahet në vigjilje të miratimit të strategjisë së re të Komisionit Evropian për zgjerim në rajon, i paraparë të…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Estonisë  është pritur sot nga Ministri i Punëve të Jashtme, Sven Mikser. Në takim, siç njofton  Kabineti i zëvendëskryeministrit janë shqyrtuar prioritetet e kryesimit estonez me Këshillin e Bashkimit Evropian deri në fund të vitit, politika e zgjerimit, si dhe procesi i integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë. Zëvendëskryeministri Osmani me këtë rast potencoi përcaktimin politik të Republikës së Maqedonisë si pjesë e optimizmit evropian që është shtrirë në mbarë rajonin e Ballkanit, por edhe mes vendeve anëtare…

Lexo më Shumë

Reshjet që javën e kaluar e përfshinë Maqedoninë janë të mirëseardhura për bujqësinë, thonë agrometeorologët. Për asnjërën nga kulturat, vala e reshjeve nuk paraqet rrezik, e as nuk shkakton ndonjë problem sepse toka është mjaftë e thatë dhe ka kapacitet t’i absorbuar sasitë e reshura. Angellko Angelleski nga DPHM, thotë për agjencinë MIA se të reshurat nuk ishin intenzive dhe se kjo është e mirë për bujqësinë, duke shtuar se toka ishte e thatë dhe të reshurat nuk do të shkaktojnë probleme. Ai thekson se lagështia sipërfaqësore është e mjaftueshme që të mbijnë farërat, por nuk mjafton për ambientim për…

Lexo më Shumë

Në vigjilje të Ditës botërore të personave me pengesa në zhvillim 3 Dhjetori, shoqata Hendimak nga Tetova dje  e prezantoi aktivitetin “Orë për terapi muzikore, në qendrën e tyre edukative konsultuese në qytet. Kryetari i Hendmak, Adem Idrizi sqaroi se këtë terapi muzikore  dy muaj e përdorin 21 fëmijë me autizëm dhe me sindromin Daun nga rajoni. “Me gjithë këta fëmijë punojmë në mënyrë individuale me edukatorë, asistentë, ndërsa na ndihmojnë edhe vullnetarë. Në qendrën tonë përfshijmë fëmijë të moshës parashkollore dhe shkollore, ndërsa me këtë terapi muzikore dëshirojmë akoma më tepër t’u ndihmojmë këtyre fëmijëve. Konsiderojmë se ne si…

Lexo më Shumë

Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR vaksinimi filloi më 17 tetor, ndërsa këtë sezon në dispozicion ka 27.997  të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac. Deri në javën e 47 sipas të dhënave të marra nga QSHP/NJR janë përdorur të gjitha vaksinat e siguruara dhe me këtë ka përfunduar vaksinimi në Republikën e Maqedonisë, njofton Gazeta KOHA. Në periudhën  nga java e 42 de4ri në javën e 47 të sezonit 2017/2018 janë vaksinuar gjithsej 27.997 persona. Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 60,5%. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar…

Lexo më Shumë

MPB ka kumtuar se të shtunën në orën 9 në stacionin policor të Draçevës, një burrë i moshës 70 vjeçare ka deklaruar se të njëjtën ditën rreth orës 8, derisa ka drejtuar biçikletën në rrugën Kopernikaov, nga ana e tre qenve endacak është shtyre dhe është ryzuar nga biçikleta, dhe pastaj është kafshuar mbi gjurin e këmbës së majtë, pas çka është drejtuar në klinikë dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Lexo më Shumë

Pas lajmit të gëzueshëm që morri mbrëmjen e sotme deputeti, njëherit nën kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë,  Muhamed Zekiri në rrjetin social Facebook ka faleminderuar Allahun, pasi Gjykata Supreme morri vendimin për lirimin e të të burgosurve të rastit “Monstra”. Zekiri ka shkruar shkurt“Elhamdulilah” (Faleminderimi të takon vetëm Ty Allah) Almakos.com M.I

Lexo më Shumë

Informatat fillestare thonë se shkupjani 34 vjeçar është kapur derisa ka qëndruar në kafenenë “Brooklyn” në qendrën tregtare “City Mall”. Sipas informatave policore jozyrtare, bëhet fjalë për personin Aleksandar Dragoviq, i cili dy herë ka qenë i dënuar për tentim të vrasjes, për marrje haraç, plaçkitje të armatosur dhe kidnapim, për çka ka vuajtur edhe dënim burgu prej 9 vitesh. Supozimet e shërbimeve të sigurisë në Maqedoni janë se Dragoviq është pjesëtar i grupit të organizuar kriminal rus “Vor V Zakone”, që supozohet se është e ndërlidhur me shumë veprime kriminale në Ballkan dhe më gjerë. Poashtu, shërbimet e sigurisë…

Lexo më Shumë