Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër paraqiti raportim kundër dy minorenëve nga Ohri të moshës 13 dhe 14 vjeçare për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Të denoncuarit më datën 9 të muajit të kaluar në oborrin e shkollës fillore “Grigor Përlicev” në Ohër, janë parë se si hedhin një lëng duke shkaktuar një shpërthim të fortë, raportohet MIA. Gjithashtu, 13-vjeçari natën midis 11 dhe 12 dhjetorit në Ohër, ka hedhur dy shishe plastike në një oborr ku ka shkaktuar shpërthime të njëpasnjëshme, informojnë nga Ministra e Punëve të brendshme në Buletinin e sotëm.
Author: Semi
Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski sot priti në takim homologun e tij të Kosovës, Flamur Sefaj, ku pas takimit, në pyetjen e Portalb.mk se a është ndërmarrë ndonjë hap për hetim ndërkombëtar të rastit “Komunova” meqë ishte kërkesë e kryeministrisë dhe presidencës së Kosovës, nga ajo që u përgjigjën dy ministrat u pa se për realizim të hetimit ndërkombëtar nuk është bërë asnjë hap deri më sot, raporton Portalb.mk. “Sot jemi takuar për diçka tjetër dhe nuk kemi diskutuar për çështjen në fjalë. Hetimi ndërkombëtar do të jetë temë diskutimi në takimin ndërmjet kryeministrave të Maqedonisë dhe Kosovës”, tha Sefaj duke…
Vetëm tre ditë pasi lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski njoftoi se ka për qëllim të tërhiqet nga pozicioni i liderit të partisë, u bë e qartë se do ketë Kongres të jashtëzakonshëm më 23 dhjetor, transmeton Express. Në selinë e VMRO-së, emri i Ilija Dimovskit përmendet më së shpeshti si trashëgimtar i Gruevskit shkruan “BGNES”. Dimovski është njëri nga më të besueshmit në Komitetin ekzekutiv nga ana e kryetarit aktual. 37 vjeçari Dimovski, që “BGNES” e quan “antik” për shkak të mbrojtjes së projektit “Shkupi 2014” dhe “antikvizimit”, personalisht ka drejtuar bllokadën e Kuvendit të Maqedonisë këtë vit. “Me kontrollin…
Gjatë javës së kaluar në Shkup, një pronar i këmbimores në lagjen Kisella Voda ka vrarë dy grabitësit në tentative që t’a grabisin me dhunë. Për një javë, policia nuk ka mundur të identifikojë viktimën e dytë i cili sipas Prokurorisë Themelore Publike është shtetas i Sërbisë, shkruan Telegrafi Maqedoni. ”Identiteti i personit të parë nga grabitja e këmbimores në Kisella Voda u gjet kurse tani në bashkëpunim me MPB-në është identifikuar edhe personi i dytë. Bëhet fjalë për qytetar të Serbisë, i cili edhe më herët ka qenë i njohur për policië. Personi i parë i identifikuar ka qenë…
Dje në orët e para të mëngjesit në rrugën “Braqa Ginovski” në Gostivar është sulmuar një vajzë me iniciale E.G (21) nga Turqia, studente në Gostivar, njofton Portalb.mk. Ajo u kap nga një person i panjohur, i cili me forcë e tërhoqi pas ndërtesës dhe u përpoq ta përdhunojë. Pasi që personi i panjohur deri tani dështoi që t’ia arrijë qëllimit, ia mori çantën në të cilën ajo kishte telefon celular dhe rreth 600 denarë. Policia po merr masa për gjetjen e personit.
Sektori i Punëve të Brendshme në Manastir mbrëmë (03.10) deri tek Prokuroria Publike ka dorëzuar flet arrest kundër R.A (45) dhe B.G (33) dhe dy shtetas të Shqipërisë, për arsye se ekzistonte dyshimi se të njejtit kanë kryer veprën penale “prodhim dhe shitje jo ligjore-(ilegale) të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, që është e dënueshme me ligj sipas nenit 215, paragrafi 1, K3 Republika e Maqedonisë. Njëherit, dy të raportuarit së bashku me një person tjetër të pa njohur, pas blerjes ilegale të drogës, marihuanë, të njejtën kishin paketuar në 38 qese najlloni, të cilat i kishin vendosur në…
Komuna e Çairit sot e ka realizuar aksionin për largimin e shitësve ilegal nga rrugët e territorit të saj, me çka siç thonë ata po ndërmerren masa konkrete për vendosjen e rendit dhe respektimin e ligjit, respektivisht lirimin e këtyre zonave të uzurpuara dhe mundësimin e qarkullimit të lirë dhe të sigurt të qytetarëve, njofton Portalb.mk. Në një deklaratë për Portalb.mk, zëdhënësi i Komunës së Çairit, Kushtrim Alla, thotë se këto aksione do të vazhdojnë edhe më tej, ndërkaq shitësit ilegal do të duhet që veprimtarinë e tyre ta ushtrojnë nëpër tregjet legale, pasi që në vendet publike nuk do të lejohen.…
Si ka punuar Drejtoria doganore në vitin 2016, si e ka realizuar regjistrimin e inventarit, si ka menaxhuar me donacionet, çka ka ndodhur me armët dhe me veturat që kanë qenë në dispozicion të të punësuarve, cila është gjendja e magazinave ku ruhen mallrat e konfiskuar? E gjithë gjendja është përfshirë në tre raporte të revizionit, dy për buxhetin themelor dhe një raport me të cilin është përfshirë llogaria për aktivitetet vet-financuese, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk. Me revizionin e raporteve financiare (llogaria e buxhetit themelor) në vitin 2016, revizori konstatoi disa paqartësi: dobësi në kryerjen e regjistrimit të mjeteve,…
Sipas pohimeve të Raufit, rasti “Monstra” është orkestruar dhe organizuar prej shërbimeve sekrete dhe ai pret zbardhja e tij të ndodh më së voni deri pesë seanca dëgjimore. Edhe pas disa ditëve pas lirimit të të burgosurve në rastin “Monstra”, nuk pushojnë reagimet e partive politike. Në bisedë për “Nezavisen Vesnik”, avokati i të akuzuarve Naser Raufi tha se pret që së shpejti me emër dhe mbiemër të dalin në opinion organizatorët e vërtetë të rastit “Monstra” dhe se Prokuroria Publike Speciale ka për obligim të merr këtë rast nën ingerencat e saj. Raufi sqaroi se të akuzuarit nuk janë…
Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka komentuar protesta e VMRO-së, në të cilat ka marrë pjesë edhe lideri i saj Nikolla Gruevski. Zekiri ka komentuar fotografinë ku Gruevski shihet me një militant partiak, i veshur me petkun e VMRO-së. Protesta e mbrëmshme e VMRO-DPMNE-së përfundoi para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ku fjalim mbajti lideri i partisë, Nikolla Gruevski. Ajo që u vërejt është se në protestë kishte pak më shumë njerëz në krahasim me ditët e kaluara, por përsëri numri ishte i ulët në krahasim me numrin e ditëve kur nga ana e VMRO-DPMNE-së protestonin me mijëra njerëz. Ndryshe,…
Në informacionet e publikuara dje në mediat e Maqedonisë, raportohej se deputeti pa imunitet nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Ljupço Dimovskdi, është i pa kapshëm për gjykatat e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Dimovski sot ka thënë për Plus info se nuk ka marrë ftesë për t’u paraqitur në gjykatë. ”Nuk jam duke ikur, e as që fshihem nga dikush, pasi nuk kam pas nevojë për një gjë të tillë. Nuk më ka mbetur asgjë, veçse të paraqitem vetë për të dhënë deklaratën time para gjykatësit.” Përndryshe Dimovski së bashku me pesë deputetë tjerë të kësaj partie janë të akuzuar nga Gjykata Themelore…
Ministria e Punëve të Brendshme në ueb faqen e saj publikoi informacione nga fushat e punës, për të cilat është kompetente, me të gjitha të dhënat e rëndësishme për opinionin, e të cilat dalin konform drejtimeve të Qeverisë së RM-së për transparencë maksimale. “Në këtë moment nga dokumenti i 21-të i kërkuar, në mënyrë shtesë do të azhurnohet raporti për realizimin e Buxhetit të MPB-së. Informacionet rreth sistematizimit të vendeve të punës dhe organizimit të brendshëm, në pajtim me Ligjin për informacione të klasifikuara kanë shkallë të caktuar të klasifikimit, ndërsa për raportin revizor dhe planin për furnizime publike nuk ekziston…