Author: Semi

Ish pjesëtari i UÇK-së, Rexhail Qerimi vazhdon ta vuaj dënimin me burgim të përjetshëm, për vrasjen, sic pretendon gjyqësia maqedonse, të një pjesëtari të njësistit special “Alfa”në vitin 2010. Vëllai i tij, Jetulla Qerimi thotë për agjencinë e lajmeve INA se, rasti në fjalë është një montim i pastër nga autoritetet kompetente maqedonase. Ai shpreson se me lirimin e shqiptarëve të pafajshëm në rastin ‘Monstra’ do të zgjidhen e drejtë edhe proceset tjera të shqiptarëve që u montuan nga regjimi i kalar. “Kemi shpresë nga qeveria e re, e cila drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev. Rexhailin e dënuan pa asnjë…

Lexo më Shumë

Shkup, 4 dhjetor – Një vajzë shqiptare nga Shkupi e cila kishte emigruar në Turqi ka hapur zemrën dhe rrëfen për herë të parë publikisht për portalin Almakos për problemet me shëndetin e saj për shkak të trashësisë me peshën trupore. Turqanja është vetëm 34 vjeçe, e cila që nga mosha 17 vjeçare ka pasur apetit të madh dhe kishte filluar në formë abnormale të trashet. “Jeta pas disa vitesh mu bë xhehenem”, rrëfen Turqanja e cila me shumë stres, madje duke iu dridhur edhe buzët rrëfen për jetën e saj e cila ishte kompleksuar aq shumë sa që në…

Lexo më Shumë

Një shofer i nervozuar sot para ditë ka shkaktuar tollovi para ambasadës amerikane, në rrugën Samoillova,  në Shkup duke detyruar policinë të angazhojë forca shtesë për ta qetësuar situatën. Shoferi ka refuzuar kërkesën e policisë së trafikut të mos parkojë makinën në afërsi të ambasadës duke provokuar intervenimin e policisë. Incidentin në fjalë sot e ka konfirmuar policia, e cila për Almakos ka sqaruar se një 29 vjeçarë nuk u është bindur dhe kishte kundërshtuar urdhërat e policisë që ta riparkojë makinën duke prishur rendin dhe qetësinë publike. “Sjellja e qytetarit është evdientuar si shkelje ligjore. Policia ka përgaditur shkresë…

Lexo më Shumë

Lista e personave të cilët dyshohen për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë tanimë është dërguar në çdo vendkalim kufitar. Sipas kësaj çdo person emri i të cilit figuron në listë është i ndaluar të lëshoj Maqedoninë si dhe secili prej tyre që aktualisht ndodhet jashtë vendit, duhet të arrestohet dhe të dërgohet para organeve hetuese. Alsat sot publikoi listën 36 personave që akuzohen për rastin e 27 prillit me kualifikimin “cënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. Por ajo që është për tu habitur është se në listë…

Lexo më Shumë

Ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski sot në seancë të Gjykatës së Apelit ka thënë se ai është vetëm viktimë e përgjimit. ”Askund nuk thuhet se materialet nga përgjimet janë me interes publik që të cilësohen si prova në gjykim. Nëse i pranoni ata si prova atëherë askush, as qytetarët nuk do të ndjehen të sigurtë në të ardhmen” ka thënë Janakieski në gjykatë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Bëhet fjalë për 1000 materiale në lëndët ”Titanik” ku janë të akuzuar 21 persona, mes tjerash edhe kryesia e OBRM-PDUKM-së. Në këto lëndë, do të jetë në diskutim pasuria e zyrtarëve të…

Lexo më Shumë

Komisoni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në një njoftim për media, pas deklaratës së ambasadosit Xhes Bejli se anëtarët e KSHZ-së kanë marrë rroga bonus, informojnë se kompensimet janë bërë në bazë të rregullave ligjore, njofton Portalb.mk. “Kryetari dhe anëtarët e organeve zgjedhore funksionin e tyre e kryejnë në mënyrë të paanshme, të ndërgjegjshme, të përgjegjshme dhe në përputhje me kompetencat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor dhe rregullat tjera pozitive. Kryetari dhe anëtarët e organeve zgjedhore dhe administrata zgjedhore kanë të drejtë kompensimi sipas nenit 19 të Kodit zgjedhor i cili përcaktohet nga një akt i miratuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Kjo është…

Lexo më Shumë

Arsim ZEKOLLI Në tërë këto rrëmujat e vogla që po ndodhin ditëve të fundit, vëmendja sikur është larguar nga dy cështje që nga prapavija diktojnë gjendjen vendore dhe atë rajonale. Çështja e parë, raportet me Bullgarinë. E pashpjegueshme – e megjithatë e kuptueshme – si mediat vendore, posaçerisht ato maqedonase, nuk raportojnë fare mbi debatin në Parlamentin Bullgar për ratifikim të Marrëveshjes me Maqedoninë. Marrëveshja në fjalë është dorëzuar në Kuvendin Bullgar më 7 nëntor 2017, ndërsa zëvendës/ministrja për Punë të Jashtme që atëherë njoftoi se e njëjta pritet të miratohet, jo më vonë se pas një jave. Sot jemi…

Lexo më Shumë

Shkruan Ejup Berisha Ta duash një njeri në rastin tim konkret një femër nuk është keq e as mëkat,ta duash një makinë të bukur e të shtrenjtë e komfore si dhe një shtëpi përrallore gjithashtu nuk është ide e keqe.Mirë është ta duash edhe një vend të mirë dhe të paguar e të shtrenjtë pune apo ta keshë edhe një post të lartë politik e me shumë ndikim në shtet. Kur flas për vete duhet ta pranoj se e dua një femër të bukur e cila jeton gati tetëdhjet kilomatra larg meje.E dua një ose disa makina të sjtrenjta sepse…

Lexo më Shumë

Avokati i popullit, Ixhet Memeti ka njoftuar sot publikun se ekipe të institucionit që ai drejton kanë kryer kontrollë në burg ku është duke qëndruar ish-zyrtari i MPB-së, Mitko Çavkov. Pas takimit, Memeti ka thënë se ekipi i përbërë nga mjekë dhe zyrtarë të Avokatit të popullit kanë konstatuar se përshkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, Çavkov ka ndërprerë grevën. Memeti gjithashtu ka paralajmëruar edhe hetim për zyrtarin e policisë për lëndën ”thyerje të drejtës së të burgusurit” i cili ka fotografuar Çavkov-in në burg. ”Hetimet e hapura janë kah fundi dhe në momentin që do të sillet vendimi, zyrtari…

Lexo më Shumë

Në tërë muajin deri në festat e fundvitit përfshirë edhe janarin, Sektori i Punëve të Brendshme do t’i përforcojë kontrollet dhe aktivitetet, të cilat kanë të bëjnë me zbulimin në kohë dhe parandalimin e shitjes dhe përdorimit të pushkaliqeve dhe mjeteve tjera piroteknike, njofton Portalb.mk. “Qëllimi preventiv është që shitësit, prindërit dhe nxënësit, përsëri të rikujtohen se shitja, gjegjësisht blerja dhe aktivizimi i pushkaliqeve në vende publike, në rrugë, në oborre, hyrje të ndërtesave dhe ngjashëm, paraqet shkelje ligjore, për të cilën është e paraparë gjobë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë të denarit. Furnizimi i tyre dhe…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër paraqiti raportim kundër dy minorenëve nga Ohri të moshës 13 dhe 14 vjeçare për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Të denoncuarit më datën 9 të muajit të kaluar në oborrin e shkollës fillore “Grigor Përlicev” në Ohër, janë parë se si hedhin një lëng duke shkaktuar një shpërthim të fortë, raportohet MIA. Gjithashtu, 13-vjeçari natën midis 11 dhe 12 dhjetorit në Ohër, ka hedhur dy shishe plastike në një oborr ku ka shkaktuar shpërthime të njëpasnjëshme, informojnë nga Ministra e Punëve të brendshme në Buletinin e sotëm.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski sot priti në takim homologun e tij të Kosovës, Flamur Sefaj, ku pas takimit, në pyetjen e Portalb.mk se a është ndërmarrë ndonjë hap për hetim ndërkombëtar të rastit “Komunova” meqë ishte kërkesë e kryeministrisë dhe presidencës së Kosovës, nga ajo që u përgjigjën dy ministrat u pa se për realizim të hetimit ndërkombëtar nuk është bërë asnjë hap deri më sot, raporton Portalb.mk. “Sot jemi takuar për diçka tjetër dhe nuk kemi diskutuar për çështjen në fjalë. Hetimi ndërkombëtar do të jetë temë diskutimi në takimin ndërmjet kryeministrave të Maqedonisë dhe Kosovës”, tha Sefaj duke…

Lexo më Shumë