Author: Semi

Në vend si 16 vjeçarë, tinejxherët kur të mbushin 17 vjeç do të kenë të drejtën për aftësim për drejtimin e automjetit. Kufiri i sipërm lidhur me afatin e patentës së shoferit do të jetë për personat mbi 70-vjeçarë, e jo si deri tani mbi 65-vjeç. Kjo parashikohet në ndryshimet e Ligjit për siguri në komunikacion, i cili miratohet me procedurë të shkurtuar, e të cilat sot janë miratuar në Komisionin e Kuvendit për mbrojtje dhe siguri. Përveç rritjes së moshës për përftimin e të drejtës për aftësim për drejtimin e automjetit, propozuesit e ndryshimeve, deputetët e LSDM-së, po ashtu…

Lexo më Shumë

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, sikurse çdo vit, ashtu edhe sot shënoi 5 Dhjetorin, Ditën Botërore të Vullnetarizmit, të cilin e festojnë mbi 17 milionë vullnetarë nga mbarë bota, në kuadër të Lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Vullnetarizmi, siç thonë nga Kryqi i Kuq,  përfaqëson një segment jashtëzakonisht të rëndësishëm të komuniteteve anembanë botës. Kontributi i vullnetarëve përmirëson jetën e popullsisë së prekshme me të cilën punojnë dhe përmirëson jetën e vullnetarëve dhe të komuniteteve të tyre. Ngjarja solemne u mbajt te Porta e Maqedonisë dhe të pranishmëve iu drejtuan kryetari i Kryqit të…

Lexo më Shumë

BE-ja dhe SHBA-ja konsiderojnë se Ballkani Perëndimor ka perspektivë evropiane, deklaroi përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Reks Tilerson. Ajo theksoi se kanë biseduar për katër tema themelore lidhur me Lindjen e Afërt. “Lidhur me çështjen e Iranit, BE-ja insiston që marrëveshja bërthamore të respektohet dhe të gjitha çështjet e tjera lidhur me Teheranin të shqyrtohen jashtë asaj kornize. BE-ja konsideron se marrëveshja është prioritet kyç për sigurinë”, tha Mogerini. Sipas saj, BE-ja pret që procesi paqësor i Lindjes së Afërt të çojë drejt zgjidhjes për të dy…

Lexo më Shumë

Në Athinë më shumë se 4.000 forca policie do të mobilizohen në operacionet e sigurisë për vizitën e presidentit turk Recep Tayipp Erdogan, që fillon të enjten. Shqetësimet për sigurinë e Erdoganit, janë rritur edhe më shumë pas arrestimit në Athinë të nëntë shtetasve turq, javën e kaluar, që dyshohet se po përgatisnin atentate me rastin e kësaj vizite. Në Athinë kanë mbërritur ndërkaq pjesëtarë të gardës personale të presidentit Erdogan që bashkë me kolegët grekë po planifikojnë masat e sigurisë. Erdogan do të jetë pas 65 vjetësh, presidenti i parë turk që viziton Greqinë. Por ai ka bërë disa…

Lexo më Shumë

Në Shutkë, në paraburgim kanë përfunduar tre deputetët e VMRO-së, të cilësuar si kryesorë në hapjen e dyerve për huliganët maqedonas natën e 27 prillit – Kërsto Mukovski, Sasho Vasilebvski dhe Luben Arnaudov, derisa paraburgim shtëpiak kanë marrë deputetët Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska dhe Ljupço Dimovski. Kështu vendosi të martën Trupi gjyqësor i Gjykatës Penale të Shkupit, ndërkohë që gjatë tërë ditës, kishte marrë në pyetje gjashtë deputetët e VMRO-së, të akuzuar për “terrorizëm”, shkruan gazeta KOHA. Një deklaratë të shkurtër për mediat para hyrjes në gjykatë dje dha vetëm deputeti Mukovski, i cili tha se shikuar juridikisht, sipas tij,…

Lexo më Shumë

TIKA do të investojë në Komunën e Haraçinës, transmeton gazeta Lajm. Lajmi bëhet i ditur nga kabineti i Milikije Halimit, kryetares së komunës. “Kryetares së Komunës së Haraçinës Milikije Halimit i ofrohet ndihmë për renovimim e shkollave të Komunës së Haraçinës nga Kompania Tika nga Turqia”, shkruan në uebin e komunës.

Lexo më Shumë

Gjykata Penale në Shkup ka vendosur paraburgim për dy deputetët tjerë, Sasho Vasilevski dhe Zhaklina Peshevska, bën të ditur A1on. Edhe këta dy deputetë u dërguan në paraburgim nga garazha, duke përdorur automjetet policore. Përndryshe, gjashtë deputetët janë pjesë e akuzave për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqdonisë. Pritet vendimi edhe për dy deputetët tjerë, Johan Tarçullovski dhe Ljupço Dimovski.

Lexo më Shumë

Krahas laboratorit në Tetovë për prodhimtari të drogës sintetike, është zbuluar edhe hapësirë deponuese në fshatin Batincë, në afërsi të Shkupit, ku janë deponuar substanca kimike dhe materiale të tjera dhe pajisje për përgatitje dhe prodhimtari të drogës. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se janë zbuluar dhe konfiskuar automjete, telefona celularë, sim kartela, armë, municion dhe të tjera. Në vijim është ekspertiza e materialit dhe drogës e cila sipas vlerësimeve fillestare është rreth 125 kilogramë, gjegjësisht minimum mbi gjysmë milionë tableta drogë sintetike. Në aksionin policor janë arrestuar shtatë persona të cilët janë marrë me tregti ilegale me drogë.…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e fundit të Myftinisë së Shkupit, veç tjerash janë propozuar edhe kandidatë të mundshëm për postin e myftiut të kësaj Myftinie. Propozimet janë dërguar deri te Rijaseti i BFI në RM, i cili, në mbledhjen e sotshme, unanimisht ka vendosur që për Myfti të Myftinisë së Shkupit të jetë teologu i mirënjohur i Shkupit, Mr. Qenan ef. Ismaili. Ndryshe, Mr.Qenan Ismaili, është lindur më 17.11.1977 në Shkup ku kreu edhe shkollën fillore. Shkollën e mesme medresenë Sh.M.I. “Isa Beu”- Shkup e kreu në vitin 1996 i zgjedhur si nxënës më i mirë i gjeneratës. Në të njëjtën shkollë…

Lexo më Shumë

Në shenjë solidarizimi pas fatkeqësisë natyrore që kaploi territorin e Shqipërisë, Komuna e Çairit për rajonet e vërshuara dërgon si ndihmë mjete ushqimore dhe higjienike. Kryetari i Komunës së Çairit për aksionin e ndërmarrë humanitar theksoi: “Bashkë ndjejmë me dhembjen e tyre në këto ditë të vështira duke qenë me ta në çdo hap të kësaj sprove që i ka kapluar. Shkupi i ka ende të freskëta kujtimet e vërshimeve të vitit të kaluar dhe ne të gjithë e dimë çdo të thotë të kesh nevojë për një dorë vëllazërore, për t’u ngritur sërish e të vazhdosh më tutje”, tha…

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore së bashku me anëtarët e saj gjithmonë kanë shprehur gatishmërinë e plotë që të ofrojnë ndihmë të pakursyer në çdo aspekt ku ka mundësi për tejkalimin sa më të shpejtë të situatave të krijuara nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore. Për këtë arsye OEMVP në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Maqedoni, bën apel deri tek të gjitha bizneset shqiptare anëtare dhe jo anëtare të mobilizohen për të ndihmuar zonat e vërshuara javën e kaluar në Republikën e Shqipërisë. Lusim të gjitha bizneset që deri më datë 08 Dhjetor 2017 (E premte) të prononcohen për vlerën e mjeteve…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Estonisë, realizoi një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të vendit mes të cilëve edhe me Klen Jarac, drejtor i zyrës për Çështje Evropiane në Qeverinë e Republikës së Estonisë, si dhe me Erik Nils Kros, kryetar i grupit parlamentar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Estonisë. Në takime u hapën tema për bashkëpunim dypalësh mes Maqedonisë dhe Estonisë, bashkëpunimin rajonal në kuadër të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e rajonit. Theks të veçantë…

Lexo më Shumë