Author: Semi

Pas njoftimeve për vjedhje të mundshme brenda bankës ”Sparkasse”, për të cilin rast policia kishte nisur të hetojë, ka reaguar vetëe banka e përmendur, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kjo bankë konfirmon bashkëpunimin me policinë për të sqaruar rastet e ankesave të qytetarëve për gjoja mungesë parash dhe gjësendesh në sefat e kësaj banke. ”Sparkasse Bank Maqedonia së bashku me MPB-në, në pajtim me dispozitat ligjore zbaton procedurë hetimore në aspekt të izolimit të incidenteve të ndodhura me punën e sefave. Banka vazhdon që rregullisht t’i kryej aktivitetet në sferën e punës së sefave në pajtim me procedurat interne dhe dispozitat ligjore”,…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë 1.4 milion dollarë për qendrën për simulim të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë. Këtë donacion e promovuan ambasadori, Jess Baily dhe presidenti i shtetit, Gjorgji Ivanov në kazermën e Velesit. Sipas ambasadorit Baily, theksoi se ky donacion do të kontribuoj në forcimin e sigurisë të Maqedonisë, por edhe të aleatëve të saj. Ky donacion do të përmirësoj edhe kualitetin e stërvitjeve dhe do ta rritë nivelin e përgatitjes tek ushtria, thanë përfaqësues të ushtrisë. “Kjo është edhe një prove e suksesit të bashkëpunimit tonë dhe provë se si duhet të investohet në këta…

Lexo më Shumë

Aleanca për shqiptarët ka dorëzuar emrin e kandidatit për ministër të shëndetësisë. Nga kjo parti hedhin poshtë spekulimet se atyre u është ofruar ndonjë ministri apo post tjetër. Por edhe nëse do t’u ofrohej, thonë se nuk do të pranonin një gjë të tillë. Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri për tv21 tha se ata tashmë kanë vendosur që Vullnet Ferati të jetë zëvendësues i Arben Taravarit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. “Ne kemi qenë shumë të qartë dhe tashmë kemi dorëzuar emrin e Vullnet Feratit si kandidat për ministër të Shëndetësisë. Tani presim që edhe partitë tjera…

Lexo më Shumë

Reformat në VMRO-DPMNE, do ishte mirë të ndodhin, ky veprim do shtonte demokracinë brenda partiake. Rejtingu i partisë është peng i trashëgimtarit të Gruevskit, por gjithsesi pasardhësi do duhet të jetë një fytyrë e pa komprometuar, duhet ta ketë mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe kryesorja të ketë dozë të ulët të nacionalizmit, thonë analistët dhe njohësit e rrethanave politike duke përkujtuar se VMRO-së i është ngushtuar mbështetja si në nivel nacional po edhe ai ndërkombëtar, raporton Almakos. Politologu, Xhenis Sulimani mendon se do të ishte e mirëseardhur për demokracinë dhe ambientin politik që partitë të jenë sa më demokratike brenda strukturave…

Lexo më Shumë

Tregtia me njerëz, ose robëria bashkëkohore, vazhdon të mbetet një nga problemet më të vjetra globale dhe shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, përcjell Telegrafi Maqedoni. Edhe Maqedonia është pjesë e këtij zinxhiri, por ka shënuar rënie në aspekt të numrit të rasteve të regjistruara të tregtisë me njerëz. Cak më i shpeshtë i tregtisë me njerëz janë të miturit e bashkësisë rome dhe fëmijët e familjeve jofunksionale. Interneti dhe rrjetet sociale janë një kurth serioz për viktimat e tregtisë me njerëz. Organizatat që i ndjekin këto problematika mendojnë se duhet të forcohen kapacitete që në kohë të…

Lexo më Shumë

Në lidhje me katastrofën natyrore me të cilën Republika e Shqipërisë u përball ditëve të fundit si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut, sot, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka dërguar mjete në shenjë ndihmese ndaj qytetarëve të cilët pësuan nga vërshimet e mëdha, njofton Portalb.mk. “Në shenjë solidarizimi me bashkëkombasit tanë nga Shqipëria, sot për rajonet e vërshuara dërguam si ndihmë mjete ushqimore dhe higjienike. Bashkëndjejmë me dhembjen e tyre në këto ditë të vështira duke qenë me ta në çdo hap të kësaj sprove që i ka kapluar. Shkupi i ka ende të freskëta kujtimet e vërshimeve të vitit…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bën të ditur se ka ndëruar jetë, Tomisllav Çokrevski, profesor universitar dhe ish-ministër i MPB-së, njofton Telegrafi Maqedoni. Çokrevski ka qenë ministër në periudhën 1996-1998, periudhë kur ndodhi edhe rasti e Gostivarit, si edhe arrestimet tjera në Tetovë, në lidhje me çështjen e flamurit shqiptarë. Ai gjithashtu ka patur dijeni edhe për pilotin shqiptar Sinan Vitia, i cili për herë të fundit është parë në aeroportin e Shkupit. Çokrevski ka pohuar se Vitia ka qenë në duar të policisë maqedonase.

Lexo më Shumë

Krahas laboratorit në Tetovë për prodhimtari të drogës sintetike, është zbuluar edhe hapësirë deponuese në fshatin Batincë, në afërsi të Shkupit, ku janë deponuar substanca kimike dhe materiale të tjera dhe pajisje për përgatitje dhe prodhimtari të drogës. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se janë zbuluar dhe konfiskuar automjete, telefona celularë, sim kartela, armë, municion dhe të tjera. Në vijim është ekspertiza e materialit dhe drogës e cila sipas vlerësimeve fillestare është rreth 125 kilogramë, gjegjësisht minimum mbi gjysmë milionë tableta drogë sintetike. Në aksionin policor janë arrestuar shtatë persona të cilët janë marrë me tregti ilegale me drogë.…

Lexo më Shumë

Para ngajrjeve të 27 prillit, kur një grup protestuesish të dhunshëm sulmuan Parlamentin, kryeparlamentari Trajko Veljanovski ka komunikuar së paku me katër deputetë shqiptarë, njoftojnë burime të KDP-së. Me urdhër të Prokurorisë, para disa ditëve policia i ka konfiskuar telefonin e tij të modelit Iphone, me qëllim të hetimit të përmbajtjes së porosive të cilat i ka shkëmbyer Veljanovski me deputetët dhe të punësuarit tjerë në Parlament, e që kanë lidhje me organizimin e veprës penale që u karakterizua si “terrorizëm”. Burimet thonë se problemi që ka dalë për shërbimet policore është pamundësia që të dekodohet ky lloj telefoni, kështu që përmbajtja e komunikimeve ende mbetet e panjohur. Sidoqoftë,…

Lexo më Shumë

Asnjë përfaqësues nga dy kompanitë “Mediamaks” dhe “Total Media Centar”, të akuzuar në rastin “Total”, pronar dhe drejtues i të cilëve është gazetari Dragan Pavloviq Llatas, nuk ishte i pranishëm në seancën kryesore që sot duhej të fillojë në Gjykatën Penale. I akuzuari kryesor Dragan Pavloviq Llatas tha se ende nuk ka arritur që të caktojë një përfaqësues të kompanive. Ai më tej u shpreh se e cilëson brutal fillimin e këtij gjykimi dhe se ai beson në gjyqsor, por jo edhe në gjykatësen që po e udhëheq këtë lëndë. Mbrojtja e Llatasit po ashtu kërkon që ‘bombat’ të mos…

Lexo më Shumë

Është publikuar lista e të përzgjedhurve të Këshillit franko-gjerman të ministrave për Çmimin franko-gjerman për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.. Ky vit është i dyti me radhë që bën këtë përzgjedhje ndaj mbrojtësve të përkushtuar të të drejtave të njeriut në botë. Sipas këshillit këta njerëz kanë kryer punë të jashtëzakonshme dhe të palodhshme në vendet e tyre për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, , njofton Telegrafi Maqedoni Fituesit e çmimit do të marrin diplomë dhe medalje që simbolizon përkushtimin e tyre aktiv. Fituesit janë nga vendet e ndryshme si nga Maqedonia, Turqia,…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës e shënoi 23 vjetorin e punës dhe veprimtarisë së tij arsimore, dhe përmes aktiviteteve të shumta tregoi  sukseset dhe të arriturat njëvjeçare në fushën e arsimit, shkencës dhe veprimtarisë së përgjithshme. “Universiteti tashmë e dëshmon punën e tij të suksesshme, para qytetarëve të vendit dhe më gjerë,vjen më i përgatitur me veprimtarinë që e zhvillon, në funksion të arsimit të lartë, kërkimeve shkencore dhe përparimit të gjithanshëm. Me rastin e këtij përvjetori, ne u shprehim mirënjohje dhe falënderime të përzemërta të gjithë atyre që kontribuuan për themelimin dhe të arriturat e derisotme të këtij Universiteti, në veçanti, u…

Lexo më Shumë