Deputeti Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ka takuar në Bruksel eurodeputetin gjerman, Knut Flenkeshtajn, me ç’rast u diskutua për situatën në Maqedoni dhe perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit. Deputeti Grubi, thuhet në kumtesën e Komisionit për çështje evropaine, e njoftoi eurodeputetin Flenkeshtajn rreth realizimit të obligimeve vendore, siç janë ligjet për dëshmitar të mbrojtur, verifikim të fakteve, këshillin gjyqësor, zgjedhjen e kryeprokurorit, etj. Mbështetja e eurodeputetëve është shumë e nevojshme, jo vetëm në institucionet evropiane, por edhe në vendet e tyre ame, anëtare të BE dhe pikërisht këtë Grubi e…
Author: Semi
Shqiptari nga Kosova, Pjeter Marku, në vitin 2007 e kishte humbur protofolin e vet në një kantier zviceran. Tani, atij i është kthyer portofoli i gjetur së bashku me një bankënotë të vjetër 20 frangëshe, e cila për të ka një vlerë të paimagjinueshme emocionale. Pjeter Marku (46) me vendbanim në Brugg AG të Zvicrës, tashmë kohë të gjatë ka harruar se e kishte humbur portofolin e vet. Në vjeshtë të vitit 2007 ka qenë duke punuar në një kantier në Härkingen dhe me këtë rast e ka humbur portofolin. „Me siguri më ka ra ndokund“, ka menduar në vetvete.…
Dervish Gashi, ish-pjesëtar i UÇK-së, është nderuar nga Britania e Madhe për heroizmin e treguar në kohën e sulmeve në Londër gjatë muajve të fundit. Ai kishte arritur të shpëtonte qindra qytetarë në restorantin ku punonte në kohën e sulmeve terroriste në kryeqytetin britanik në qershor. Në qershor në Londër ndodhën disa sulme, ndërsa Gashi u nderua për heroizmin në London Bridge, transmeton Koha.net. Gashi u nderua në mesin e 200 personave “për vënien e vetes në rrezik për të shpëtuar jetët e të tjerëve gjatë sulmeve shokuese”. Në lëvdatën e policive në Britani të Madhe për Gashin theksohet se…
Lideri i partisë ”Dinjiteti”, Stojançe Angellov e ka mbështetur kryeministrin Zoran Zaev dhe qeverisjen e tij, duke thënë se nuk mund të bëeht fjalë për ndonjë qeveri junte apo regjimi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në lidhje me arrestimet e deputetëve, Angellov konsideron se ata nuk u arrestuan në formë spektakolare dhe filmike, ashtu siç kishte ndodhur në kohën e VMRO-DPMNE-së I ftuar në Kanal 5, Angellov ka thënë se edhe fëmijët e Zaevit e kanë parë në televizor se si rrihet babai i tyre. Sipas tij, LSDM-ja ka një shumicë të ngushtë, prandaj nuk mund të shndërrohet në regjim, pra është…
Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore të Maqedonisë zhvillohet në rrjedhshëm. Në disa rrugë korsitë janë të lagështa, e në disa tjera janë të thata, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërmarrja Publike Rrugët e Maqedonisë bën të ditur se në Kodrën e Diellit ka të reshura të pakta dëbore. Ekziston mundësia e shfaqjes së rrokulisjes së gurëve në ngushtica dhe gryka mali. Kjo ndërmarrje bën thirrje për kujdes në drejtimin e automjetit dhe të përshtatet shpejtësia e lëvizjes. Ekipet kujdestare të kësaj ndërmarrje janë në teren dhe kryejnë detyrën e tyre të mirëmbajtjes dhe pastrimit të rrugëve.
Në rrjetet sociale është publikuar apel për ndihmë në gjetjen e Profesoreshës Snezhana Trojaçanec, e cila konsiderohet si e zhdukur, transmeton Gazeta Lajm. “Të dashur miq, ju lutem ndihmoni. Sot në mëngjes është zhdukur më e dashura ime Snezhana Trojaçanec. Para 7 oreve. E dobët, me sy të mrekullueshëm ngjyrë blu. Me siguri është e veshur me pixhama dhe xhaket ngjyrë kafe. Ju lutem nëse e njeh dikush, lajmëroni. Lagja Taftalixhe”, shkruan në shpalljen e publikuar.
Tv Telma bën të ditur se ka vdekur një pacient me sëmundje të rrallë, ndërkaq ka edhe të tjerë të cilët jetojnë në pasiguri të plotë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pacienti me sëmundjen e rrallë fibrozë idiopatike të mushkërive ka vdekur duke pritur ilaçet. Pacienti ka tentuar që të blejë ilaçin pasi që nuk ka marrë miratim më shumë se një vit. Vdiq një ditë para se të fillojë të përdorë ilaçet. Ka pacientë të tjerë që janë përfshi në program dhe ilaçet janë miratuar për këta persona, por blerja është duke u vonuar. Ata janë të revoltuar që shteti lejon…
Zoran Zaev duket shumë optimist dhe beson se Komisioni Evropian do t’i nisë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë. Në rrjetin social Twitter, Zaev thotë se ka shkuar në Bruksel me argumente për krijimin e pozitiviteteve pas një vonese të gjatë në procesin euro-integrues të vendit. Megjithëse BE-ja kërkoi më herët nga Maqedonia që të veprohet më shumë se sa të flitet, Zaev mendon se Maqedonia vazhdon të jep rezultate pozitive dhe beson se do ta tregojnë gatishmërinë e Maqedonisë dhe do ta bindin KE-në për të filluar bisedimet për anëtarësim në gjysmën e parë të vitit 2018.
Ylber Murtezi Këtu,tani,tash! Sistemi i Stanisllavskit vlen per gjuhen e aktrimit.Sikur fëmijët e Talatit apo Aliut do shihnin horror skena nga e enjtja e pergjakshme ne parlamentin e Maqedonis?!Te shihnin prinderit e tyre duke u terhequr zvarrë.Tek bota e fëmijeve”Sikuri” nuk vlen.Fëmijët e Ziadin Selës perjetuan ankthin,ankth i cili do t’i percjell tërë jetën.Ne spektatoret prej anash vetem mund t’a imagjinojme “Sikur”!Ç’fare dallojne fëmijët e Ziadinin nga ata te Talatit dhe Aliut? Aspak.Koha e Aliut iku.Shqiptarët tani jane te gatshem te reagojne per cdo shqiptar edhe nese i mungon nje qime floku.Shqiptaret e kaluan edhe uren e Siratit Ali,po per…
Deputetët Krste Mukovski, Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov kanë fituar arrest 30 ditor, a kurse Johan Tarçullovskit, Zhaklina Peshevskës dhe Lupco Dimovskit i është caktuar paraburgim shtëpiak. Tre deputetët e parë tashmë kanë arritur në burgun e Shutkës, kurse Gazeta Lajm merr vesh se në mesin e policëve që i kanë dërguar atje ka edhe policë shqiptarë. Ata akuzohen për veprën terrorizëm për ngjarjet e 27 prillit.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ishte panelist në Samitin vjetor evropian për Ballkanin, “Ballkani Perëndimor në udhëkryq – Sfida të reja, dinamikë në ndryshim” i cili u realizua në Bruksel. Në fjalimit të tij, Arben Taravari adresoi sfidat kryesore me të cilat përballen komunat siç janë mbrojtja sociale, qeverisja e mirë e transparenca, infrastruktura dhe mjedisi. “Procesi i integrimit evropian dhe përkrahja financiare e Komisionit Evropian, deri tani janë fokusuar ekskluzivisht në nivelin qendror, duke anashkaluar pushtetin lokal. Besoj se strategjia e re e Bashkimit Evropian për Ballkanin perëndimor e cila do të miratohet para Samitit të Sofjes…
Maqedonia radhitet e dyta në Ballkanin Perëndimor për nga gratë e vrara me armë zjarri, shumica prej të cilave janë dhunë familjare, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kjo bëhet e ditur nga hulumtimi krahasues i Qendrës për kontrollë të armëve të vogla dhe të lehta në Evropën Juglindore. Arsye janë konfliktet në rajon që e kanë rritur dhunën fizike, por edhe numri i vrasjeve. 20 vrasje kanë ndodhur vetëm në 3-4 vitet e fundit dhe mendohet se ky numër është më i madh. Kështu thotë për 24Vesti, Beti Peeva nga OJQ EHO. OJQ-të kërkojnë që para se të jepet arma, personi që…