Author: Semi

Në Salonin 19:19 sonte do të promovohet libri “Rruazat e jetës”, nga Dijana Toska, i cili përmban 32 poezi. “Vend qendror ka gruaja si shtyllë e shoqërisë. Është përfaqësuar poezi e dashurisë, vetmija, bukuria, fantazia dhe gjithsesi, problemet sociale, të cilat janë të pranishme në jetën e përditshme”, kumtoi Qendra Informative kulturore. Dijana Toska (Shkup, 1965) është magjistre e diplomacisë. Ka diplomuar në Universitetin e Tetovës gjuhën angleze dhe letërsi, ndërsa studimet postdiplomike i ka kryer në Fakultetin për shkenca politike dhe administratë publike në Universitetin e EJL-së. “Rruazat e jetës” është libri i saj i dytë, pas “Gërsheta malli”…

Lexo më Shumë

Ministri i Financave Dragan Tevdovski pret që buxheti për vitin 2008 të miratohet në kohë dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së të kryejnë debatin në komisionin amë të Kuvendit. “Besoj fuqishëm se buxheti do të miratohet. Shoh se është bllokuar puna e Komisiont. Për mua është e rëndësishme që të ketë debat, ndërsa personalisht do të isha i lumtur nëse në seancën e komisionit vjen edhe opozita”, theksoi Tevdovski pas eventit përfundimtar të BE, projektit i cili mundëson krijimin e një aplikacioni elektronik për pagimin më të thjeshtë të tatimit të të ardhurave personale.

Lexo më Shumë

Fakulteti Pedagogjik “Shën Klimenti i Ohrit” sot me Akademi solemne do ta shënojë 8 Dhjetorin, festën e iluministit dhe mësuesit Shën Klimenti i Ohrit, si dhe jubileun – 70 vjet nga themelimi. Në suaza të solemnitetit janë paraparë fjalime rasti, performanca muzikore, mirënjohje për studentët më të mirë dhe për krijimet më të mira në literaturë. Do të promovohet edhe monografia “70 vjet edukim, arsim, shkencë” nga prof. dr. Mito Spasevski. Me rastin e jubileut, Fakulteti Pedagogjik nesër organizon lexim poetik, ndërsa pasnesër edhe ekspozitë artistike në Çifte Hamam.

Lexo më Shumë

Drejtoria për të ardhura publike sot do ta promovojë projektin për thjeshtësimin e procedurave për paraqitje dhe pagesë të tatimit personal mbi të ardhurat për tatimpaguesit – persona fizikë. projekti është implementuar në vitin e fundi dhe është financuar nga BE-ja në vlerë prej 98.530 euro. Nga DAP konsiderojnë se projekti do të mundësojë thjeshtësimin e procedurave për paraqitje dhe pagesë të tatimit personal mbi të ardhurat për ndërmarrjet dhe për qytetarët. Fokusi i projektit është zvogëlimi i barës administrative dhe shpenzimet për llogaritje dhe pagesën e tatimeve, rritje të efikasitetit tatimor dhe ndjekjes së pagesës së tatimit personal mbi…

Lexo më Shumë

Misioni i OSBE-së në Shkup sot organizon debat me temë “Avancim i realizimit të së drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve të cilët janë më pak se 20 për qind të popullatës”. Janë paralajmëruar fjalime të ministrave të Arsimit dhe Shkencës dhe të Kulturës, Renata Deskoska dhe Robert Allagjovski, të zëvendësministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aleksandar Bajdevski, u.d. drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve Ilham Rahman, u.d zëvendësi i tij Xhala Hoxhiq, si dhe kryerësi i detyrës shef i Misionit të OSBE-së në Shkup Gonzalo de Çesare. Debati është i organizuar në bashkëpunim me Agjencinë për…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, në koordinim me Fondin për Ballkanin Perëndimor (FBP), sot në Shkup do të mbajë Info-sesion zyrtar për thirrjen e parë të publikuar për përkrahje të projekteve. Siç informojnë nga MPJ-ja, qëllimi i info-sesionit, i cili mbahet në kuadër të thirrjes, do të jetë njoftimi më i hollësishëm me drejtimet dhe rregullat për aplikim, si dhe kriteret e përgjithshme dhe vlerat të cilat priten nga aplikuesit. Thirrja për përkrahje të projekteve për organizatat joprofitabile, në pajtim me statustin dhe qëllimet e Fondit u shpall më 15 nëntor, ndërsa afati i fundit për…

Lexo më Shumë

– Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe sekretarja e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit Suzana Tunteva Paunovska, sot do të vizitojnë Pikën për të pastrehë të Kryqit të Kuq në Momin Potok. Kryqi i Kuq gjatë temperaturave ekstreme të ulëta do të mundësojë akomodim në Strehimoren e përkohshme, e cila ka kapacitet të akomodojë 32 persona në të njëjtën kohë, ndërsa ekipet mobile të Kryqit të Kuq do të jenë të disponueshme 24/7 për të ofruar ndihmë dhe të sigurojnë transport për të gjithë personat e pastrehë të…

Lexo më Shumë

“E drejta në qytet për të gjithë” është tema e konferencës rajonale për promovimin e përforcimit të sigurisë në hapësirat publike urbane me fokus të grave dhe vajzave që do të mbahet sot në Shkup. Konferenca rajonale është pjesë e projektit aktual midis UN Habitat Kosovë dhe Un Women – Trupi i KB-së për barazi gjinore dhe përforcimi i grave. Qëllimi i projektit është që të forcohet e drejta e qytetit për të gjithë përmes reduktimit të pabarazive gjinore në qasjen deri te hapësira publike dhe të jepen rekomandime për qasje gjithëpërfshirëse të politikave për zhvillimin e hapësirave publike. “Qasja…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja, njoftoi se edhe sot do t’i bllokojë disa udhëkryqe në periudhën nga ora 15:00-17:00. Do të bllokohen udhëkryqet në vijim: – Udhëkryqi te QT Mavrovasja; – Udhëkryqi midis rrugëve “Vasil Çakalarov” dhe “Angel Dinev” në Karposh; – Udhëkryqi te “Rampa” në lagjen Kisella Vodë. Njëherit VMRO-DPMNE-ja do të organizojë edhe protestë para Ministrisë së Drejtësisë në rrugën “Dimitrija Çupovski”, sot në orën 18:00.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot në Uashington realizoi takim me drejtorin e Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit, Methju Pallmer Në fillim të takimit, qëndron në kumtesën e Shërbimit për informim të Kuvendit, kryetari Xhaferi u falënderua për mundësinë për takim me përfaqësues të një vendi që është partner strategjik dhe me të cilin Republika e Maqedonisë ndërton marrëdhënie bilaterale të shkëlqyera dhe dinamike. Kryetari i Kuvendit theksoi se, integrimi në NATO she në BE mbesin prioritet kulmor, shtetëror, politik dhe strategjik. Shtëpia ligjvënëse u bashkëngjitet angazhimeve për proceset reformuese…

Lexo më Shumë

Deputeti Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ka takuar në Bruksel eurodeputetin gjerman, Knut Flenkeshtajn, me ç’rast u diskutua për situatën në Maqedoni dhe perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit. Deputeti Grubi, thuhet në kumtesën e Komisionit për çështje evropaine, e njoftoi eurodeputetin Flenkeshtajn rreth realizimit të obligimeve vendore, siç janë ligjet për dëshmitar të mbrojtur, verifikim të fakteve, këshillin gjyqësor, zgjedhjen e kryeprokurorit, etj. Mbështetja e eurodeputetëve është shumë e nevojshme, jo vetëm në institucionet evropiane, por edhe në vendet e tyre ame, anëtare të BE dhe pikërisht këtë Grubi e…

Lexo më Shumë

Shqiptari nga Kosova, Pjeter Marku, në vitin 2007 e kishte humbur protofolin e vet në një kantier zviceran. Tani, atij i është kthyer portofoli i gjetur së bashku me një bankënotë të vjetër 20 frangëshe, e cila për të ka një vlerë të paimagjinueshme emocionale. Pjeter Marku (46) me vendbanim në Brugg AG të Zvicrës, tashmë kohë të gjatë ka harruar se e kishte humbur portofolin e vet. Në vjeshtë të vitit 2007 ka qenë duke punuar në një kantier në Härkingen dhe me këtë rast e ka humbur portofolin. „Me siguri më ka ra ndokund“, ka menduar në vetvete.…

Lexo më Shumë