Author: Semi

Zgjedhjet në funddhjetor të LSDM-së, dega Kumanovë, kanë zgjuar interes edhe e shqiptarët. Kjo për arsye të aktivizimit të shumtë të shqiptarëve në zgjedhjet e fundit lokale për partinë në fjalë, shkruan gazeta Lajm. Nga aktivitetet e fundit partiake vërehet se te shqiptarët Martin Kostovski, kryetari aktual i degës gëzon përkrahje të skajshme. Nën udhëheqjen e Kostovskit dhe bashkëpunimin konstruktiv me shqiptarët Kostovski në zgjedhjet lokale shënoi fitore historike për LSDM-në e Kumanovës, ku kandidati- tash kryetar i qytetit Maksim Dimitrievski, fitoi bindshëm. Kostovski është drejtor i Gazetës zyrtare të Maqedonisë. Përvec Kostovskit, kandidatë tjerë, por pak të njohur për…

Lexo më Shumë

Sot janë përzgjedhur ushtruesit e detyrës në disa gjykata të ndryshme të vendit. Ismail Dardhishta, ish-gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, është përzgjedhur si prokuror publik në Prokurorinë publike shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Meri Trombeva u emërua për udhëheqëse Gjykatën e Lartë të Manastirit, si edhe Biljana Stevçeva për shefe në Prokurorinë themelore të Radovishit. Në mbledhjen e Këshillit të Prokurorëve Publik u vendos që për konkursin e shpallur për gjykatat tjerë, i njejti të shlyhet dhe të shpallet një konkurs i ri. Në Gjykatën themelore Shkupi 1 dhe Shkupi 2 janë caktuar ushtruesit e detyrave, Sasho Rajçev dhe Gordana Naqovska.

Lexo më Shumë

Nevojitet rishqyrtim rigoroz i rrjetit të institucioneve të larta arsimore në vend, deklaroi akademiku Vllado Kambovski, kryetar i Këshillit për akreditim dhe ovulim. Ai ne konferencën rajonale dedikuar kualitetit të arsimit sipëror tha se shumë institucione të kësaj lëmie nuk i plotësojnë kushtet themelore ligjore për realizimin e veprimtarisë së arsimimit të lartë. “Kemi 25 Universitete, dhe mbi 13 fakultete dhe sipas të dhënave që posedojmë kemi rreth 1500 programe studiuese. Kjo është një situatë e pa mundur. Përfaqësues të këshillave për akreditim në vende tjera tregojnë se ne kemi rënë në një rrjet hipertrofik të programe studimore. Vetëm këtë…

Lexo më Shumë

Dy persona të mitur kanë marrë padi për shkak të pjesëmarrjes në vjedhje të rëndë në shkollën fillore “Naim Frashëri” në fshatin Studeniçan të Shkupit, ku kanë vjedhur 60 laptopa. Kundër 16 vjeçarit E.F. nga Studeniçani, 17 vjeçarit V.A. nga Shkupi dhe 22 vjeçari J.SH. nga Studeniçani, policia ka ngritur padi penale, njofton Portalb.mk. Sipas policisë, të paraqiturit gjatë muajit tetor të vitit 2017, në shkollën fillore e kanë hapur dritaren dhe kanë vjedhur 60 laptopa dhe 20 zgjatës të kabllove dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke përfituar pronë të paligjshme me vlerë rreth 550.000 denarë. Nga MPB shtojnë…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski ka deklaruar se Qeveria nuk ka kompetenca për të ndërhyrë në vendimet e KSHZ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, KSHZ-ja është institucion i pavarur kurse Qeveria nuk mund të përzihet në çështjet buxhetore të Komisionit. Boshnjakovski theksoi se çështja e kompenzimeve shtesë të KSHZ-së është e njëjtë me harxhimet e deputetëve të Kuvendit për udhëtime. Ai i jep të drejtë publikut për reagimet, por thotë se Qeveria nuk mund të nxitë ndryshime të rregullores së Kuvendit. Kjo gjë është në duar të deputetëve.

Lexo më Shumë

Ministria e Ekonomisë do të bëjë ndryshime ën Ligjin për tregti me të cilat ndryshime do të hiqet kufizimi i shitjes së alkoolit pas orës 19:00, respektivisht 21:00, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjithashtu, shitja e alkoolit do të lejohet të bëhet edhe nëpër kiosqe. Të dhënat për këto ndryshime janë prezantuar në seancë qeveritare, dhe vijnë si rezultat i bisedave dhe vizitës te kompanitë në kuadër të projektit ”Mësojmë nga bashkësia afariste”. Ndryshimet duhet të ndodhin brenda dy muajve dhe janë të përputhura me propozimet e odave ekonomike. Ligji i tanishëm ndalon shitjen e alkoolit pas orës 19:00 gjatë dimrit, dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i vulave të RDK-së, Vesel Memedi, është parë sot në Kuvendin e RM-së me celular në dorë, të cilin ia kishte konfiskuar policia gjatë bastitsjes së shtëpisë së tij, shkruan Gazeta Express. Gjatë aksionit policor ku u arrëstuan funksionerë të ndryshëm të VMRO-së për ngjarjet e 27 prillit, u bastis edhe shtëpia e deputetit shqiptar, Vesel Memedi. Atij i është konfiskuar celulari nën dyshimin se ka mbajtur lidhje me Veljanovskin gjatë ngjarjeve të dhunshme të asaj nate. Memedi është futur në Kuvend si deputet i Aleancës për shqiptarët por pas përçarjeve ka mbetur i vetëm. Ende nuk ka ndonje…

Lexo më Shumë

Punëtorët e fabrikës ”Feni” të cilët kanë protestuar në ditët e kaluara për shkak të mospagesës së dy rrogave të fundit, kanë vendosur që protestat t’i ndërpresin, përcjell Telegrafi Maqedoni. Deri te ky vendim ka ardhur pas premtimeve të marra për pagesë të rrogës së nëntorit, kurse për tetorin rroga do të merret bashkë me shtesën K-15. Ata thonë se do të protestojnë sërish nëse nuk ndodh kjo gjë. Pritshmëritë janë që rrogat t’i marrin deri nesër në ora 10:00 në mëngjes. Edhe udhëheqësi i falimentimit të fabrikës në fjalë, Mirosllav Anastasievski, ka deklaruar se pas marrjes së vendimit nga…

Lexo më Shumë

Gazeta serbe “Serpski Telegraf” në numrin e sotëm shkruan për dy vëllezërit shqiptarë nga Prishtina në Shetpinë e Bardhë dhe në Pentagon. Dhe ata janë Ylber dhe Ylli Bajraktari. Më titullin “Shqiptarët e Trumpit godasin Serbinë” gazeta alarmohet më pushtetin e madh që kanë dy shqiptarët në Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagon. Duke punuar për mbrojtjen dhe politikën e jashtme, vëllezërit Bajraktari shoqërojnë udhëheqësit e agjencive të tyre në të gjitha udhëtimet ndërkombëtare. Do të duket shumë e vështirë të besohet që dy vëllezërit shqiptarë, të zhvendosur  në Amerikë nga Prishtina, e shkatërruar nga lufta, do të arrijnë të marrin pozita…

Lexo më Shumë

Deputeti Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ka takuar në Bruksel eurodeputetin gjerman, Knut Flenkeshtajn, me ç’rast u diskutua për situatën në Maqedoni dhe perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit. Deputeti Grubi, thuhet në kumtesën e Komisionit për çështje evropaine, e njoftoi eurodeputetin Flenkeshtajn rreth realizimit të obligimeve vendore, siç janë ligjet për dëshmitar të mbrojtur, verifikim të fakteve, këshillin gjyqësor, zgjedhjen e kryeprokurorit, etj. Mbështetja e eurodeputetëve është shumë e nevojshme, jo vetëm në institucionet evropiane, por edhe në vendet e tyre ame, anëtare të BE dhe pikërisht këtë Grubi e…

Lexo më Shumë

Këshilli për Vlerësimin e Aktakuzës së Gjykatës Themelore Shkupi 1 e ka miratuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për rastin “Arka”. Në këtë rast të akuzuar janë ish-ministri i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, i cili pritet të ekstradohet nga Selaniku, ish-shefi i Kabinetit të Mijallkovsit, Toni Jakimovski dhe ish-ndihmësministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Sajkoviq se i kanë shfrytëzuar paratë e shtetit për furnizim me softver nga jashtë gjoja se për nevojat e Drejtorisë së Pestë, njofton Portalb.mk. Gjykimi për këtë lëndë akoma nuk është caktuar. “Makfaks” publikoi…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë ka ngritur gjashtë kallëzime penale për gjashtë persona fizik dhe dy persona juridik në periudhën shtator-nëntor 2017. Kallzimet janë ngritur nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ”prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, ”mashtrim doganor”, si edhe për ”shkelje të të drejtës së pronës industriale dhe përdorim të paautorizuar të një firme të huaj”. Kallëzimet penale janë ngritur në Gjykatën themelore të Kumanovës, Gjykatën themelore të Shkupit, Gjykatën themelore të Tetovës.

Lexo më Shumë