Marrëveshja për formim të bashkësisë transportuese duhet të sigurojë integrim të sektorit transportues të BE-së në politikën e zgjerimit, ka thënë ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, në fjalimin e këshillit ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor, themelues të Bashkësisë transportuese, që u mbajt në Bruksel. Në takimin në të cilin mori pjesë edhe komisarja për politikë transportuese e Komisionit Evropian Violeta Bullc, Sugareski ka theksuar se harmonizimi i plotë i rregullativës vendore me rregullativën e Bashkimit Evropian nuk është e nevojshme vetëm për shkak të aspiratave të Maqedonisë për anëtarësim në Union, por, para së gjithash, për shkak…
Author: Semi
U.d. kryetar i LSM-së Darko Dimovski në vazhdimin e sotëm të Kongresit të jashtëzakonshëm është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Ai është zgjedhur përmes votimit publik me shumicë votash. Paraprakisht një pjesë e sindikatave e kanë braktisur seancën, ndërsa kandidati për kryetar Peco Grujovski nga Sindikata e Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Civile (AOGJSH) deklaroi se bëhet fjalë për kongresin më kontrovers. “Me këtë rast nuk kam se çfarë të deklaroj përveç se humbi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe punëtorët”, deklaro Grujovski.
Qeveria e Maqedonisë dhe BE-ja bën përpjekje të mëdha për kthimin e sërishëm të Republikës së Maqedonisë në rrugën e shpejtë drejt anëtarësimit në BE, theksoi kryeministri Zoran Zaev në debatin në Bruksel kushtuar Maqedonisë duke theksuar se rezultate ka, por edhe vullnet të pa dyshuar politik. Maqedonia, vlerëson ai, duhet të jetë në pakon e re për zgjerim, sepse kjo do ta stabilizojë dhe do të hapë perspektiva. “Tani është koha t’i shfrytëzojmë këto përpjekje. Ne vazhdojmë të japim rezultate me përkushtim të fuqishëm dhe vullnet të pa dyshuar politik. Edhe pse ballafaqohemi me sfida serioze në kushte vendore.…
Këshilli për vlerësim të aktit të prokurorisë pranë Gjykatës Penale Shkupi-1, ka miratuar aktakuzën e PSP-së për rastin “Trezor” (Arka), në të cilin dyshohen ish-drejtori i DZK-së Sasho Mijallkov, ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-shefi i drejtorisë së pestë Goran Grujevski dhe ish-ndihmës-ministri në MPB Nebojsha Sajkoviq. Lënda “Trezor” ka të bëjë me krimin ekonomik për keqpërdorimin e mjeteve të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë në lidhje me furnizimin e pajisjeve elektronike-komunikuese dhe trajnim për shfrytëzimin e tij nga një firmë e Britanisë së Madhe për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DZK. Pritet që lënda t’i jepet…
Komandant Malisheva i cili gjindet në burgun e Shkupit, sot ka shkruar në facebook: Miqë të nderuar mirëmbrëma të gjithve, pa dallim partije e feje . Tani po mbushim 31 muaj në paraburgim. Brenda kesaj kohe kam parë gjithqka burra te fortë e të ligë kam parë ate që nuk e ka parë secili nga ju dhe kam nxjerr nji përfundim se njerëz me të qendrueshem që qëndrojn stoik në burgje si ne Shqiptarët ska!!! E them ngase kam parë maqedon Romë boshnjak serb e bullgar po qe te gjithë vetem vajtojn si femijë duke u përqyrr , prandaj them…
Nuk kanë të ndalur vizitat e miqve, shokëve, dashamirëve të njohur e të panjohur, te familjet e të dënuarve të rastit “Monstra”, që nga java e kaluar janë në liri. Në mesin e atyre që kanë vizituar të liruarit janë edhe të dënuarit e rastit “Sopoti”, me në krye Sulejman Sulejmanin, ose siç është i njohur Baca Sylë. Ai konsiderohet një nga viktimat simbol të gjyqësorit të padrejtë në Maqedoni, shkruan Gazeta Lajm. Me këtë rast, ata kanë vizituar edhe familjen e Fejzi dhe Haki Hazirit. “Hallexhinjtë tek hallexhinjtë, për vizitë Gëzimi! Baca Syle bashk me te përvuajturit e Sopotit…
Çmimet e shërbimeve hotelierike në nëntor të vitit 2017 në krahasim me tetorin e këtiij viti kanë mbetur në nivel të njëjtë. Në krahasim me grupet e shërbimeve, rritje është vërejtur në grupin Pijet joalkoolike për 0,1 për qind. Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, çmimet e shërbimeve hotelierike në krahasim me nëntorin e vitit paraprak janë rritur për 0,8 për qind. Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar-nëntor të vitit 2017 në lidhje me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 0,7 për qind, ndërsa në lidhje me dhjetorin e vitit 2016 është rritur…
Një banor 38 vjeçar nga Gostivari e ka sulmuar një bashkëqytetar me sëpatë dhe thikë përpara bastores sportive, duke u përpjekur që t’ia marrë 100 euro, informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk. “në rrugën “Tode Bogdanoski”, përpara bastores sportive, përderisa D.K. (32) a qëndruar me shokun e tij R.J. (38) ka ardhur E.N., i cili pasi që ka parë se D.K. në duar ka pasur 100 euro dhe telefon celular, është përpjekur që t’ia marrë dhe të ikë, por D.K. e ka ndaluar. Në atë moment E.N. nga xhepi nga nxjerrë thikë me të cilën është drejtuar nga D.K., ndërkaq më pas…
Ish-pjesëtari i UÇK-ve, Zaim Ajro nga Ladorishti i Strugës falë ndihmës së mërgatës shqiptare është bërë me shtëpi. Familjarët e tij përmes një letre kanë shprehur falënderime dhe urata për ndihmën e dhënë për këtë familje. Ja letra e shkruar: Unë Nuhi Miftari në emër të familjes time së pari falënderoj Allahun e lartë madhërishëm si shkaktar kryesor për këtë çështje. Falënderoj bashkësinë Shqiptare-Islame Schwerzenbach në krye me Azir Ajro dhe Idris Murtishi. Falënderoj të gjithë mërgimtarët dhe bashkë fshatarët për kontributin e tyre. Gjithashtu falënderoj Shoqatën Islame Ladorishtë dhe Bashkësinë Lokale Ladorishtë bashkë me kryetarin Xhevdet Dauti. Të gjithë…
Policia antiterroriste turke arrestoi 17 persona të lidhur me biznesmenin turko-iranian, Reza Zarrab, në mes të një procesi të zjarrtë në Nju Jork që ka çorientuar Ankaranë. Zarrab zbulohet se ka edhe pasaportë të Maqedonisë, të përfituar gjatë viteve të fundit. Por siç meson INA, ai ate e ka përfituar përmes lidhjeve me ish-zyrtarë të qeverisjes së kaluar. Dyshohet se Zarrab ka dhënë qindra mijëra euro për këtë pasaportë, dhe se është i ndërlidhur me një investim të premtuar në Maqedoni, që nuk kishte ndodhur. INA ka siguruar dokumentin ku dëshmohet se Zarrab ka pasaportë të Maqedonisë. Ai më pas u…
Gjithsej 10,9 miliardë dollarë është këmbimi tregtar i Maqedonisë në periudhën janar – tetor të vitit 2017, kumtoi Enti shtetëror për statistikë (ESHS). Eksporti është 4.658 miliardë dollarë dhe shënon rritje prej 16,9 për qind, ndërsa importi arrin 6,246 miliardë ose 12,2 për qind më shumë. Deficiti tregtar është 1,588 miliardë dollarë. “Këmbimi tregtar tregon se më shumë janë eksportuar katalizatorë të bartësve me materiale të çmuara ose komponimet e tyre, seta të telave për ndezje, për automobila, aeroplanë dhe anije, feronikel dhe veshje. Në import më të përfaqësuara janë platina dhe legurat e platinës, të papërpunuara ose pluhur, vajrat e…