Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dërgoi urim me rastin e festës Shën Klimenti i Ohrit deri te kryetari i Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit, kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë Stefan dhe deri te të gjithë besimtarët ortodoksë. Në të presidenti shton se viteve të kaluara përplot me kriza politike, për fat të keq, një pjesë e këtyre shprehive janë harruar. “Në bazën e të gjithë krizave është kriza morale. Mënyrë e vetme se si përgjithmonë të tejkalohet kriza politike, është, para së gjithash, që të tejkalohet kriza morale e shoqërisë tonë, përmes kthimit drejt vlerave…
Author: Semi
Një qen endacak disa herë i ka sulmuar dhe kafshuar dy gra dhe katër fëmijë në Aerodrom. Gjashtë rastet janë denoncuar në Stacionin policor Aerodrom, ndërsa për qenin është raportuar në shërbimin Shinter, shërbim për marrjen e kafshëve të rrugës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se mbrëmë prej orës 22 deri në orën 02 pas mesnate në Stacionin policor Aerodrom janë denoncuar gjashtë ngjarje për persona të kafshuar prej qenve të cilat kanë ndodhur në rajonin e lagjes Aerodrom midis bulevardeve “Jane Sandanski” dhe “ASNOM”. Bëhet fjalë për gjashtë persona prej të cilëve dy gra të moshës prej…
Ekspozitë personale e artistit Burhan Ahmeti me vepra si grafika dhe teknika e kombinuar në pëlhurë sot do të hapet në Çifte Hamam në Shkup. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 17 dhjetor. Në ekspozitë disa nga këto vepra janë të afirmuara ndërkombëtarisht si dhe të tjera më të reja të saposhfaqura në skenë. Veprat e Burhan Ahmetit, njoftojnë nga Galeria Kombëtare e Maqedonisë, i referohen riorganizimit të përjetimeve të realitetit, të qasjes së ndryshme gjatë krijimit të pikturës dhe me anë të kësaj një ridizajnimi të botës së të dukshmes, të shpikurës dhe mundësisë.Bëhet fjalë edhe për…
Proceset gjyqësore të cilat i udhëheq Prokuroria Publike Speciale janë në fokus të opinionit. Gjykimi për “Dhunë në Qendër” do të vazhdojë më 18 dhjetor, është anuluar seanca për “Total”, ndërsa është pranuar akuza për “Titanik 2”. Dje, siç konfirmuan nga PPS për MIA-n, Këshilli për vlerësimin e aktgjykimit të Gjykatës Penale e pranoi akuzën për rastin “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore. Në këtë rast të akuzuar për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit janë lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, ish-anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski si dhe anëtari aktual Sasho Sërcev. Është pranuar edhe propozim-akuza…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se në pajtim me Ligjin për festat, 8 dhjetorit i vitit 2017 (e premte) është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Më 8 dhjetor do të festohet festa “Shën Klimenti i Ohrit”.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov merr pjesë në Këshillin ministror të 24-t të OSBE-së, i cili mbahet në Vjenë të Austrisë. Nga MPJ kumtuan se në Këshillin e Ministrave është diskutuar mbi aktivitetet e OSBE-së, sfidat aktuale me të cilat përballet rajoni i OSBE-së dhe për modalitetet për ballafaqim më efektiv me këto sfida. “Si shtete pjesëmarrëse në OSBE, ne kemi përgjegjësi për të bërë më shumë përpjekje për ta bërë OSBE-në më të efektshme në përballimin e sfidave. Në të njëjtën kohë, ne duhet të bashkëpunojmë dhe të kemi parasysh qëllimin më të lartë. Por mbi të…
Akademi solemne në vigjilje të festës shtetërore Shën Klimenti i Ohrit, në Teatrin popullor të Maqedonisë mbajti mbreme Kisha ortodokse e Maqedonisë nën patronatin e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. “E mira e përgjithshme duhet të jetë udhëzuese dinjitoze për çdo njeri dhe sa jemi zhvilluar si njerëz në praktikimin e veprimeve për të mirën e përgjithshme, kjo është masa se sa jemi rritur dhe jemi zhvilluar shpirtërisht. Përmes veprave të ndërgjegjshme që i lëmë pas nesh, vetëm vlera mund të ndërtojnë gjeneratat pas nesh”, tha në fjalim Zaev. Shën Klimenti i Ohrit, theksoi, ka qenë…
Bashkëpunimi dypalësh mes dy vendeve, për procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë si dhe mbështetja e Çekisë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor ishin temat e bisedimeve të takimit të sotëm në Shkup midis zëvendëskryetarit të Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ambasadorit të Republikës së Çekisë, Miroslav Toman. Bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve, informojnë nga SÇE, nga ana e dy bashkëbiseduesve u vlerësua si solide, ku u theksuan edhe fushat në të cilat e njëjta do të thellohet. Lidhur me procesin euro-atlantik të Maqedonisë. Osmani shprehu kënaqësi nga mbështetja e deritanishme për…
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu morri pjesë në promovimin e librit me poezi me titull “Rruazat e jetës” të autores Dijana Toska. Lidhur me këtë, ai u shpreh: ” Në botën e mbingarkuar nga teknologjia, përkrahja e veprimtarisë poetike e shprehur në libra është mision i kohës. Duhet të krijojmë në vazhdimësi ura bashkëpunimi me poetët që jehona e fjalës së bukur të shpërndahet kudo dhe të mos pushojë asnjëherë.
Avokatët mbrojtës të të paraburgosurve Boris Damovski, Vllado Jovanovski dhe Goran Gjoshevski kërkuan nga Gjykata e Apelit anulimin e masës së paraburgimit për klientët e tyre, të cilët dyshohen për terrorizëm lidhur me zhvillimet e 27 prillit. Avokati i Damovskit kërkoi masa tjera nga gjykata, por Prokuroria Publike duke theksuar faktin se i njëjti posedon disa adresa banimi, paraburgimi është masa më e sigurt e mundshme. Ndërkohë avokati i aktorit Vllado Jovanovski kërkoi ndryshimin e masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak duke u arsyetuar me gjendjen sociale të tij. Organi i akuzës nuk pranoi arsyetimin nën pretekstin se paraburgimi i…
Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë-SASHK kërkon që menjëherë të harmonizohen pagat në arsimin fillor dhe të mesëm, në pajtueshmëri të përqindjes së rritjes së pagës minimale në nivel kombëtar. “Kështu do të ruhet harmonizimi i koeficiënteve, më saktësisht të pagave sipas vendeve të punës, siç është paraparë në marrëveshjet kolektive në këto veprimtari. Me vetë këtë do të evitohet shkelja e tanishme e marrëveshjeve kolektive nga ana e MASH-it, e prezantuar nga ministri i Arsimit, që paraqet vepër të dënueshme me ligj”, njoftoi SASHK-u duke reaguar ndaj konferencës së sotme për shtyp të ministres Renata Deskoska e…
Sonte,në Pallatin e Kulturës në Tetovë,do të mbahet Festivali i Këngës për Fëmijë “BLETËZAT”, ku do të marrin pjesë edhe Sylë dhe Enes Shehu, fëmijët e Demë Shehut nga Grupi i Kumanovës, shkruan Gazeta Lajm. “Syla & Enesa do të konkurojnë me këngën : “Mall për Babin” Ju deshiroj suksese, Babi”, ka shkruar Demë Shehu.