Në organizim të një grupi studentësh turq që studiojnë në Maqedoni, para xhamisë Murat Pasha në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u mbajt tubim kundër vendimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump për Jerusalemin, raporton Anadolu Agency (AA). Grupi i studentëve të cilët mbanin pankarta në mbështetje të popullit palestinez dhe në kundërshtim të politikave të Izraelit dhe SHBA-ve, u mbështetën edhe nga qytetarë të Shkupit. Në mesazhin e tubimit, i cili u lexua në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke, u theksua se “vëllezërit dhe motrat palestineze gjithmonë do të kenë mbështetjen në mbrojtjen e qytetit islam, Kuds”. Hasan Rexhepi,…
Author: Semi
Drejtoria e të Ardhurave Publike ka përpiluar listën më të re të borxhlinjve që nuk e kanë bërë pagesën deri më 31 nëntor të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ky borxh bazohet në Taksën e Vlerës së Shkutar (TVSH), taksën personale në fitim, kontribute dhe sigurimin e patjetërsueshëm social, akziza dhe dogana. Në këtë listë ka 2357 persona juridik, respektivisht 80 më pak se lista e mëparshme, si edhe 1918 persona fizik, respektivisht 46 më pak se lista e mëparshme. Për të parë nëse jeni pjesë e kësaj liste atëherë kontrolloni në këtë vegëz.
Edhe pse ishte e ndaluar që të shkohet me vetura në malin Vodno, 13 qytetarë vendosën që mos ta respektojnë këtë rregull të ri, dhe u ngjitën lartë me veturat e tyre personale, edhe pse kishte shërbim me autobusë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Mirëpo, policia e komunikacionit nuk ka qenë aspak e heshtu për këtë shkelje, prandaj edhe i ka gjobitur këta qytetarë. Policia që është vendosur në dy pika kontrolli ka shpërndarë broshura informuese për qytetarët. Të ndëshkuarit u gjobitën me 45 euro, ose 25 pika dënuese. Përndryshe, Bashkia e Shkupit ka vendosur qysh më 25 nëntor që të mos…
Nikë Gashaj Ardhmëria e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar në Ballkan qëndron në integrimet evropiane, në Evropën pa kufij. Me integrimet në Bashkësinë Evropiane, të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, do të evitohen dhe eliminohen përfundimisht barrierat artificiale të ndarjes së kombit shqiptar në Ballkan. Integrimet e Shqipërisë në Bashkësinë Evropiane do të kenë një rëndësi esenciale të dyfishtë: në planin e brendshëm do të ndikojnë në zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe kulturor; do të kontribuojnë në ndërtimin e shtetit demokratik dhe juridik, si dhe do të përshpetojnë proceset e sendërtimit të…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi në kuadër të vizitës në Washington u takua me kongresistët David Price dhe Peter Roscam, pwrcjell Telegrafi Maqedoni. TV21 bën të ditur se nw takime wshtw konstatuar se bashkëpunimi i mëtejshëm në kuadër të programit të Komisionit për partneritet demokratik të Kongresit, ku të dy kongresistët janë kryesues, është i suksesshëm dhe i njëjti do të vazhdojë dhe do të intensifikohet. Nga Kabineti i kryetari i Kuvendit informuan se në takim theks i veçantë është vendosur në përkrahjen e mëtutjeshme të punës hulumtuese të Institutit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së…
Kryeministri shqiptar, Edi Rama në konferencën rajonale në Sofje kritikoi Bashkimin Evropian për favorizimin e vendeve tjera si Serbinë e Malin e Zi, por jo edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi përkundër angazhimit madh në procesin e integrimit euroatlantik. Rama tha se i gjithë rajoni ndihet pjesë e të njëjtit fat dhe se dëshmi e jashtëzakonshme për këtë është ndihma që fqinjët i ofruan Shqipërisë gjatë përmbytjeve, ndonëse kjo e fundit nuk kishte kërkuar një gjë të tillë. https://youtu.be/sveB77iQq4k
Banka Botërore në kuadër të Strategjisë për partneritet me Maqedoninë për periudhën 2015-2018 gjatë periudhës së ardhshme planifikon të sigurojë rreth 135 milionë dollarë kredi të reja, të cilat do të dedikohen për menaxhimin me financat publike dhe reformat në shërbimet sociale, si dhe investime në sferën e efikasitetit energjetik. Nga Banka Botërore informojnë se financimi i përgjithshëm i Bankës Botërore për Strategjinë 2015-2018 do të jetë rreth 360 milionë dollarë. Në mënyrë shtesë, IFC, një pjesë e Grupacionit të Bankës Botërore që e përkrah sektorin privat, planifikon të financojë rreth 40-60 milionë dollarë deri nga fundi i ciklit të…
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do ta vizitojë Prishtinën javën që vjen ku do të ketë takime me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kryeministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët, ndërkaq është paraparë një takim edhe ndërmjet Zoran Zaevit dhe Hashim Thaçit, e Kadri Veselit. Takime janë paraparë edhe me bashkësinë afariste maqedono-kosovare. Zaev do të shoqërohet nga ministrat Kreshnik Bekteshi, Goran Sugareski, Robert Allagjozovski dhe Edmond Ademi. Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.
Sipas parashikimeve statistikore të CIA-s, deri në vitin 2050 në Republikën e Maqedonisë do të ketë 4.4 përqind më pak banorë. Në Malin e Zi, do të ketë 7.9 përqind më pak njerëz, në Kroaci me 7.7 përqind, në Bosnjë dhe Hercegovinë me 8.2 përqind. Rumania do të përballet me rënie të popullsisë me 8.2 përqind, dhe në Greqi numri i banorëve do të reduktohet deri në 10 përqind. Parashikimi i CIA-n është bërë për Serbinë, ku parashikohet që do të ketë 32.2 popullësi më pak popullsi. Studimi “Pllaka e bardhë” përfshiu gjithë Evropën. Në studim shihet edhe rënia e…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi me ftesë të kongresmenit amerikan, Robert Pitinxher mori pjesë në Forumin parlamentar të sigurisë që u mbajt në Kongresin amerikan në Uashington. Në këtë tubim të rëndësishëm parlamentar, morën pjesë disa kryetarë kuvendi, deputetë, ministra dhe ekspertë nga fusha e parandalimit të financimit të terrorizmit dhe larjes së parave. Në fokusin e debatit ishin më shumë tema të kësaj fushe, ndër të cilat korniza ligjore për parandalimin dhe luftën kundër financimit të terrorizmit dhe larjes së parave, rëndësia e ndarjes së informatave ndërmjet shteteve dhe agjencive qeveritare për kundërzbulimin financiar, si…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dërgoi urim me rastin e festës Shën Klimenti i Ohrit deri te kryetari i Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit, kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë Stefan dhe deri te të gjithë besimtarët ortodoksë. Në të presidenti shton se viteve të kaluara përplot me kriza politike, për fat të keq, një pjesë e këtyre shprehive janë harruar. “Në bazën e të gjithë krizave është kriza morale. Mënyrë e vetme se si përgjithmonë të tejkalohet kriza politike, është, para së gjithash, që të tejkalohet kriza morale e shoqërisë tonë, përmes kthimit drejt vlerave…
Një qen endacak disa herë i ka sulmuar dhe kafshuar dy gra dhe katër fëmijë në Aerodrom. Gjashtë rastet janë denoncuar në Stacionin policor Aerodrom, ndërsa për qenin është raportuar në shërbimin Shinter, shërbim për marrjen e kafshëve të rrugës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se mbrëmë prej orës 22 deri në orën 02 pas mesnate në Stacionin policor Aerodrom janë denoncuar gjashtë ngjarje për persona të kafshuar prej qenve të cilat kanë ndodhur në rajonin e lagjes Aerodrom midis bulevardeve “Jane Sandanski” dhe “ASNOM”. Bëhet fjalë për gjashtë persona prej të cilëve dy gra të moshës prej…