Author: Semi

Duke u fshehur pas procedurave të stërzgjatura administrative, shteti nuk jua kthen  qytetarëve pagesat e bëra  për taksën radiodifuzive për tërë vitin 2017. Nga Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) atyre u thonë se nëse ata duan t’u kthehen 570 denarë, taksë për tre muajt e fundit të vitit, duhet të paguajnë 400 denarë për procedurat, raporton Almakos. Petar Jordanov, e kishte paguar paraprakisht këtë taksë për tërë vitin 2017, para se të bëhej pezullimi i saj në shtator të këtij viti. Ai tani kërkon që paratë për muajt, tetor, nëntor dhe dhjetor t’i kthehen. Jordanov, thotë se mes të…

Lexo më Shumë

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së do të mblidhet të dielën për të diskutuar dhe vendosur rreth dorëheqjes së liderit të kësaj partie, Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas Statusit të partisë, duhet më së paku 100 vota të anëtarëve të Komitetit qendror për t’u pranuar dorëheqja e Gruevskit. Pas kësaj, duhet të vërtetohet propozimi i Komitetit Ekzekutiv për mbajtjen e Kongresit të jashtëzakonshëm që është caktuar për më 23 dhjetor në Vallandovë. Megjithëse nuk ka ndonjë emër konkret, Kanal 5 raporton se ka disa kandidatë që kanë dalë në terren dhe po mbledhin nënshkrimet e nevojshme për të hy në garën…

Lexo më Shumë

Qeni që mbrëmë sulmoi disa persona në komunën e Aerodromit, më në fund është kapur dhe është derguar në stacionin Vardarishte, njoftoi Qyteti i Shkupit dhe iu faleminderua qytetarëve për ndihmën e treguar, përcjell Portalb.mk Bëhet fjalë për qen race i cili sipas të gjitha gjasave ka qenë i larguar nga pronari i vet. Nga qyteti i Shkupit bëjnë apel deri tek të gjithë ata qytetar që e njohin qenin apo edhe pronarin e tij të njoftojnë policinë. Nga shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima mundi” kërkojnë dënimin më të lartë për pronarin e qenit. Nga kjo shoqatë thonë se pronari…

Lexo më Shumë

Pas protestave të sotme në Shkup dhe Vallandovë për të kundërshtuar hapjen dhe fillimin me punë të xeherores Kazandoll, ka reaguar kompania përgjegjëse Sardiç MC duke thënë se puna e xeherores nuk do të prodhojë asnjë ndikim negativ dhe pasoja ndaj mjedisit jetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tyre, gjatë punës në xeherore nuk do të përdoren materie të rrezikshme kimikale, aspen, cianide, apo helme tjera. Sardiç MC thotë se puna do të kryhet përmes teknologjisë hidro metalurgjike për nxjerrje të metalit në një cikël të mbyllur të sigurtë që nuk lejon asnjë emetim në mjedisin e jashtëm jetësor. Kompania sqarons…

Lexo më Shumë

Pas reagimeve të qytetarëve për vjedhje në Sparkasse Bank në filialën e saj në Shkup, kjo e fundit deklaroi se do të bashkëpunojë me policinë për të ndriçuar rastin e vjedhjes, përcjell Telegrafi Maqedoni. Këto raportime shkaktuan panikë te qytetarët, një numër i të cilëve vendosën të tërhiqen nga kjo bankë. Përmes një kumtese për media, Sparkasse Bank njofton opinionin se ende nuk është identifikuar ndonjë punonjës i tyre në rastet e paraqitura në polici me sefat e bankës. Kjo bankë hedh posht njoftimet në disa media për gjetjen e fajtorëve, pasi që sipas tyre ende njuk ka asgjë konkrete…

Lexo më Shumë

Protestën e sotme në Çarshinë e vjetër të Shkupit pas lutjes së Xhumasë, kundër vendimit të presidentit Donalld Tramp për bartjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në qytetin e shenjtë të Jeruzalemit, e ka organizuar Shoqata “Kupru”, që tubon studentët e Turqisë  që studiojnë në universitetet e Maqedonisë, njofton Almakos. Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria e punëve të brendshme, e cila për Almakos ka deklaruar se shoqata në fjalë me kohë ka paralajmëruar mbajtjen e protestës sot nga ora 12 e gjysmë deri më ora 14 e gjysmë para xhamisë “Murat Pasha” në Çarshinë e vjetër të Shkupit.…

Lexo më Shumë

Rajoni i Evropës Juglindore do të duhet që më shumë se 30% të kapaciteteve të prodhimit të energjisë elektrike t’i arrij me derivate fosile deri në vitin 2030, kurse më shumë se 95% deri në vitin 2015, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kështu thonë rezulatet e realizimit të Projektit për energji elektrike në Evropën Juglindore (SEERMAP), të financuar nga Ministria federale e bujqësisë, pylltarisë, mjedisit jetësor dhe menaxhimit me ujra e Austrisë, së bashku me Fondacionin Evropian Klimatik. Projekti është realizuar nga Qendra rajonale për hulumtimin e politikave energjetike (REKK). Janë zhvilluar tre skenare të zhvillimit të sektorit elektro-energjetik deri më 2050…

Lexo më Shumë

Në nder të festës “Shën Klimenti i Ohrit”, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot është dorëzuar çmimi shtetëror me të njëjtin emër për vitin 2017. Fitues të sivjemë janë profesori dhe shkrimtari Venko Andonovski dhe hostoriani Naim Alimi në sferën e edukimit dhe arsimit, dhe artisti muzikor Garabet Tavitjan, shkrimtari Jordan Plevnesh dhe filmologia, Ilindenka Petrusheva në sferën e kulturës dhe artit. Vendimin e mori Këshilli organizativ për çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” nën kryesimin e akademikut Vllado Kambovski. Në dorëzimin e çmimeve morën pjesë kryeministri Zoran Zaev, ministra, akademikë, artistë…

Lexo më Shumë

Përfshi muajin nëntor, janë paraqitur 70 raste të dhunës familjare në rajonin që e mbulon Sektori i Punëve të Brendshme në qytetin e Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Zëdhënësi Marjan Josifovski njoftoi se një rast ka përfunduar me vrasje në qytetin e Gostivarit, si pasojë e mosmarrëveshjeve familjare. Të gjitha rastet tjera kanë përfunduar me 58 kallëzime penale. Viktimat më të shpeshta të dhunës në familje ishin gratë – gjithsej 58. Kryesisht bëhet fjalë për burra, pastaj të shkurorëzuar, ose pa kurorë, por edhe nëna, gjyshe, motra, etj. Dhunuesit më të shpeshtë janë meshkujt, më së shumti burrat, bijtë dhe baballarët.…

Lexo më Shumë

Një boshnjak 25-vjeçar është arrestuar në Grazz të Austrisë nën dyshimet se kishte planifikuar një sulm terrorist në tregun e Krishtlindjeve. Zëdhënësi i saj tha se i dyshuari, mysliman, është arrestuar më 1 dhjetor në një strehimore emergjente, ku të tjerët e kanë parë duke parë video për sulmet e vitit të kaluar në Nicë dhe Berlin. Siç njofton agjencia Reuters, dëshmitarët e kanë dëgjuar atë duke folur për Berlinin dhe vdekjet. Ai ka vizituar xhamitë, por nuk është e qartë nëse është radikalizuar apo nëse ka ndonjë bashkëpunëtor, tha policia, përcjell REL. Një tunizian ka vrarë 12 njerëz vitin…

Lexo më Shumë

Programi i Kembrixhit në ciklin e arsimit fillor vazhdon të mbetet dilemë e Ministrisë së Arsimit, nëse e njëjta do të shfuqizohet tërësisht ose do të mbetet pjesërisht në procesin edukativo arsimor. Ministrja Renata Deskovska një ditë më parë tha se javën që vjen do të publikohet propozimi I grupit punues që bëri analizat rreth programit në fjalë. Ndërkohë, ish ministri I Arsimit, Nenad Novkovski është I mendimit se programi I Kembrixhit duhet të tërhiqet tërësisht dhe të rikthehet sistemi I vjetër në arsim. Ai madje kundërshton edhe zbatimin e ciklit 9 vjecar që sipas tij është stërngarkim për nxënësit.…

Lexo më Shumë

Në Klinikën për sëmundje infektuese nëntë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi mbrëmë janë kafshuar prej një qeni midis bulevardeve “Jane Sandanski” dhe “ASNOM” në lagjen Aerodrom, informojnë prej këtij institucioni shëndetësor publik. Nga Klinika theksojnë se atyre të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar u është dhënë vaksina tetanus, me ç’rast janë lëshuar për kurim shtëpiak. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u denoncua se mbrëmë janë sulmuar dha kafshuar prej një qeni gjashtë persona prej të cilëve dy gra dhe katër fëmijë të moshës prej 10 deri në 14 vjeç. Sulmi nga qeni ka ndodhur mbrëmë prej orës…

Lexo më Shumë