Author: Semi

Sardiç MC, kompania e cila duhet të menaxhojë me Kompleksin e xeherorëve Kazandoll, porosit se puna e xeherores nuk do të prodhojë asnjë ndikim negativ dhe pasoja ndaj mjedisit jetësor. “Gjatë punës në xeherore nuk do të përdoren materie të rrezikshme kimikale, aspen, cianide, apo helme tjera. Puna do të kryhet përmes teknologjisë hidro metalurgjike për nxjerrje të metalit në një cikël të mbyllur të sigurtë që nuk lejon asnjë emetim në mjedisin e jashtëm jetësor, njoftojnë nga kompania. Kompania sqaron se kjo metodë nuk e rrezikon shëndetin dhe sigurinë e njerëzve. Gjithashtu, kompania thekson se mbrojtja e mjedisit jetësor…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev mbajti mbledhje koordinative me ambasadorin Vasko Naumovski para fillimit të ciklit të ri të takimeve me ndërmjetësin Matthew Nietz. Siç informojnë nga shërbimi pë shtyp i Qeverisë, në takimin e konsultimit dhe koordinimit për aktivitetet vijuese si pjesë e ciklit të ri të bisedimeve në lidhje me kontestin e emrit me Republikën e Greqisë me ndërmjetësin special të Kombeve të bashkuara, kanë marrë pjesë edhe zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov. “Në këtë takim është konstatuar se për takimet e ndëmjetësit Nimetz me ambasadorët Naumovski dhe Vasilakis, që janë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, ndodhet për një vizitë në Washington. Ai mori pjesë në Forumin Parlamentar të Sigurisë, ku ishin të pranishëm disa kryetarë kuvendi, deputetë, ministra dhe ekspertë të fushës për parandalimin e financimit të terrorizmit dhe larjes së parave. Xhaferi ishte i ftuar për një intervistë në studion e Zërit të Amerikës. Ai foli për disa çështje me të cilat përballet vendi, si përpjekjet për integrimin në Evropë dhe anëtarësimi në NATO, korrupsioni dhe praktikat korruptive të disa ligjvënësve, projektligji për gjuhën shqipe.

Lexo më Shumë

Situata e paqartë e ish qendrës strehuese, në një mbledhje komunale ka shkatuar pakënaqësi të shumta. Mbledhja e rregullt komunale për buxhetin në Kienberg të Zvicrës, ka përfunduar në një afat rekord: Vetëm pas 41 minutash u zgjidhën të gjitha pikat e rendit të ditës. Debati u intensifikua vetëm kur një banor kërkoi sqarim lidhur me situatën me ish qendrën strehimore të komunës. Godina, një pronë e komunës në rrugën „Hübelistrasse 26“, me vite të tëra ka qenë e zbrazur, para se në vitin 2004 të riparohej nga komuna dhe ti huazohej një enti rajonal për azilkërkues (SRUN). Për këtë,…

Lexo më Shumë

Ajri në Shkup këtë mëngjes është i ndotur. Koncetrimi i grimcave PM10 të matura në stacionet e matjes të Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikim hapësinor lëvizin nga 129 në Gazi Babë, 142 në Qendër, 167 në Karposh, 172 te Rektorati dhe 230 në Lisiçe. Sipas matjeve në Shkup ajri qëndron i ndotur nga data 6 dhjetor në orët e pasditës. Nga ajo datë koncentrimi i grimcave PM10 janë mbi nivelin e lejuar nga 50 mikrogramë në metër kub dhe arrijnë vlera prej 200 mikrogramë deri mbi 600 mikrogramë në metër kub. Ajri më i ndotur gjatë kësaj periudhe ka…

Lexo më Shumë

Ne vetë kemi lejuar dhe lejojmë që kjo të jetë historia jonë e ,,lavdishme”, prandaj nuk kemi të drejtë as t’u hidhërohemi gjeneratave të reja që e braktisin me shumicë dhe kaq lehtësisht vendlindjen, duke i pshurrë bëmat tona ,,heroike” të derisotme! ABDULLA MEHMETI Nëse politikanët shqiptarë për 27 vjet arritën ta degradojnë statusin e popullit shqiptar në pakicë kombëtare, flamurin shqiptar ta zvogëlojnë për 1/3, të përdoret vetëm në qytetet dhe vendbanimet me mbi 50% të popullsisë shqiptare, ndërsa gjuha shqipe (si gjuhë e qytetarëve 20%) të përdoret si gjuhë e dytë (gjuhë përkthimi nga maqedonishtja, jo zyrtare) në…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, më së shumti në pjesët perëndimore të vendit, ndërsa kah fundi i ditës dhe gjatë natës reshjet do të përhapen në tërë vendin. Reshje më të mëdha të shiut do të ketë në pjesët perëndimore të vendit kur priten mbi 25 litra për metë katror shi dhe do të fryjë erë e fortë me drejtim jugor. Temperaturat ditore do të lëvizin nga minus tre deri katër gradë celsius, ndërsa ajo ditore nga 7 deri më 14 gradë celius.

Lexo më Shumë

Asgjë nga premtimet e partive shqiptare në pushtet, Bashkimi demokratik për integrim dhe Aleanca për shqiptarët, se një për qind e prodhimit bruto të prodhimit të vendit, i cili është gati 10 miliardë euro për vit, do të ndahen për zhvillimin më të hovshëm të komunave, shkruan Almakos. Përveç zyrtarizimit të gjuhës shqipe, shtimi i fondeve qeveritare për zhvillimin e viseve më pak të zhvilluara, ishte njëra ndër premtimet kryesore të BDI dhe ASH gjatë formimit të qeverisë së re të kryeministrit Zoran Zaev. Arsyetimi i këtyre dy partive për mospërmbushjen e premtimit se 100 milion euro prej buxhetit të…

Lexo më Shumë

Një granatë dore difensive të montuar me ndezës dhe një letër kërcënuese pranë saj, janë gjetur nga një 48-vjeçar në shtëpinë e tij në Elbasan. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku 48-vjeçari me inicialet B.L, kishte shkuar në banesën në pronësi të tij, por që nuk banonte njeri dhe mbi oxhak kishte gjetur granatën dhe letrën. Policia sekuestroi granatën dhe letrën në cilësinë e provës materiale dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorëve. Njoftimi i plotë i policisë: Sektori për aktet terroriste dhe krimet e rënda Më datë 07.12.2017 shtetasi B.L.,48 vjeç banues në fshatin…

Lexo më Shumë

Silvana Boneva si anëtare e KSHZ për gjashtë muajt e parë të vitit ka marë 12 mijë euro për shpenzime udhëtimi, nëse mblidhen të gjitha pagesat e bëra përfshirë dhe pagën e saj në KSHZ, del se për dy vite ajo ka inkasuar 60 mijë euro. Kur u publikua informacioni se ajo kërkon shuma të mëdha për udhëtim, në gjysmën e dytë të vitit ajo kishte deklaruar më pak shpenzime për rrugë, por këtë vit asaj i janë paguar shuma enorme. Llogaritjet tregojnë se Boneva për dy vite aq sa është pjesë e KSHZ-së, ka marrë 24 mijë euro, këtu…

Lexo më Shumë

Të dyshuarit kryesor në rastin “Monstra” janë në liri ndërsa reagimet në opinion akoma nuk pushojnë. Gjykata Supreme solli vendimin për lirimin e katër personave të akuzuar në rastin “Monstra” dhe u shqiptoi arrest shtëpiak, dy herë në jave të paraqiten tek Gjykata Penale. Avokati i të akuzuarve Naser Raufi në intervistë për “Nezavisen Vesnik” deklaroi se te “bombat” që i posedon Prokuroria Publike Speciale mund të detektohen personat e vërtetë që kanë orketstuar dhe realizuar rastin dhe se të njejtit së shpejti do të ballafaqohen me fytyrën e drejtësisë. Fakti që personat e akuzuar për rastet “Monstra” dhe “Sopot” janë…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shenjtë i Jerusalemit ka qenë zotërim i shqiptarëve nga viti 1831 deri në vitin 1840. Sulltani i perandorisë që shtrihej në tre kontinente, asaj Otomane, Mahmudi II, ndonëse me masakrën e 10 qershorit të vitit 1826 mendoi se do t’i jepte fund pushtetit të jeniçerëve, ku shqiptarët kishin pozitat sunduese, nuk mund ta parashikonte dot se një ditë, tetë vjet më pas, shqiptarët do të ishin përsëri kërcënimi më serioz i fronit dhe se po të mos i kishte ndalur Evropa, ushtria e Mehmet Aliut, këtij ushtari shqiptar, do të ishte futur triumfuese në Stamboll. /lajmpress.com/ Mehmet Aliu…

Lexo më Shumë