Një djalosh njëzet e katër vjeçar ka humbur jetën në mëngjesin e sotëm në autostradën Negotinë-Gjevgjeli. Siç informoi për MIA-n Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles, aksidenti ka ndodhur rreth orës 3:30, te vendi i quajtur “Arsova Llaka”. “Në aksident janë përfshirë një makinë e markës “seat leon” me targa të Negotinës i drejtuar nga 24 vjeçari S.J. nga Negotina dhe një makinë “mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 65 vjeçari GJ.Ç nga Shkupi” kumtoi Dodevski. Shoferi i “seat”-it ka vdekur në vendngjarje, ndërsa shoferi i “mercedes”-it me lëndime të rënda trupore është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm…
Author: Semi
Xhems Meki shef i Zyrës për partneritet euro-atlantik dhe global në NATO konsideron se Maqedonia ka ngecje jo vetëm në çështjen e emrit por edhe në demokracinë, drejtësinë, sigurinë dhe zbulimin e krimeve. “Kemi parë edhe ngecje në çështjet e demokracisë dhe qeverisjes së të drejtës në pikëpamje të veprimit të shërbimeve të sigurisë dhe zbulimit”, deklaroi ai, për Deutche Wele. Ai ka shtuar se kryeministri i ri i Maqedonisë Zoran Zaev është zotuar për reforma në këtë pikëpamje. “Ne këtë me kujdes do ta ndjekim”, ka thënë shkurt Meki, shef i Zyrës për partneritet euro-atlantik dhe global në NATO. Almakos.com
Pas vonesës disa muajshe, vazhduan punimet për ndërtimin e autostradës Ohër – Kërçovë. Punëtorët shpresojnë se në pranverë kjo autostradë do të asfaltohet. Fillimisht, rruga u desh të jetë gati deri në janar 2018. “Rruga që është në ndërtim e sipër nuk më duket si autostradë, sinqerisht më shumë është si vazhdimësi e të njëjtës rrugë. Sepse ka shumë kthesa.Vetëm në Kërçovë dhe para Ohrit ka disa viadukte. Më shumë më duket si zgjerim i rrugës ekzistuese, se sa një autostradë”, thotë Lindi Vlashi, punëtor në autostradë. Në gjendje të keqe është edhe rruga ekzistuese. Ajo është e dëmtuar në…
Daniell Server, ekspert amerikan për Ballkanin nga Universiteti Xhon Hopkins në Uashington, deklaroi për DW se BE-ja dhe SHBA-ja duhet të bëjnë më shumë që të zgjidhet kontesti me emrin në bazë të së ashtuquajturës Marrëveshje e përkohshme nga viti 1995. Sipas kësaj marrëveshje, Maqedonisë duhet t’i lejohet hyrje në Aleancë nën emrin provizor FYROM. Këtë më vonë e konfirmoi edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. “Evropianët dhe amerikanët do të duhej që Greqisë t’i thonë që këtë ta pranojë”, thotë Server për DW. Almakos.com
Pas largimit të Nikolla Gruevskit nga posti i liderit të VMRO-DPMNE-së në opionin por edhe brenda vetë pjesëtarëve të kësaj partie kanë filluar përkrahjet për persona të caktuar se kush mund të jetë më adekuat për të qenë pasues i Gruevskit. Në lidhje me dorëheqjen e Nikolla Gruevskit nga posti i liderit të partisë, sot VMRO-DPMNE-ja do të mbledhë Komitetin Qendror, njofton Portalb.mk. Dje në emisionin “Samo visitina” (Vetëm e vërteta) kandidaturën për kryetar të VMRO-DPMNE-së e ka bërë të ditur Filip Petrovski ndërkaq emër kanë paralajmëruar se do të dorëzojnë edhe Iniciativa për Reforma në VMRO-DPMNE, FRODEM, Forumi i Patriotëve Mendjehapur, Unioni…
“Duhet të ketë një shpjegim fakti që politikanët shqiptarë, mediat shqiptare, portalet dhe rrjetet sociale shqiptare, gjithmonë sulmojnë ambasadorin e SHBA, ambasadoren e BE, ambasadorin e OSBE, ambasadorin e Gjermanisë, ambasadorin e Hollandës, etj. por kurrë nuk kanë sulmuar dhe as sulmojnë ndonjëherë ambasadorin e Serbisë dhe as ambasadorin e Rusisë”, ka shkruar në faqen e tij të FB-së, Shaban Murati Ish Ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.
Përfaqësuesi diplomatik i SHBA-ve, Hoyt Brian Yee në intervistë ekskluzive për televizionin boshnjak N1 i përgënjeshtron lajmet e paraqitura në disa media se ai do të jetë ambasadori i ri i SHBA-ve në Maqedoni, ndërsa shton se është i kënaqur me funksionin që ka aktualisht. “Mos besoni çdo gjë që do të lexoni. Jam shumë krenar që jam zëvendës ndihmës sekretar i SHBA-ve dhe jam i kënaqur nga puna ime. Më vjen mirë që mund të vërtetoj se ende do të jem në këtë pozitë”, tha Yee. Ai shton se interesat e SHBA-ve në rajon janë të drejtuara kah ndihma…
Banka Botërore në kuadër të Strategjisë për partneritet me Maqedoninë për periudhën 2015-2018 gjatë periudhës së ardhshme planifikon të sigurojë rreth 135 milionë dollarë kredi të reja, të cilat do të dedikohen për menaxhimin me financat publike dhe reformat në shërbimet sociale, si dhe investime në sferën e efikasitetit energjetik. Nga Banka Botërore informojnë se financimi i përgjithshëm i Bankës Botërore për Strategjinë 2015-2018 do të jetë rreth 360 milionë dollarë. Në mënyrë shtesë, IFC, një pjesë e Grupacionit të Bankës Botërore që e përkrah sektorin privat, planifikon të financojë rreth 40-60 milionë dollarë deri nga fundi i ciklit të…
Dita e enjte ka qenë fatale për një kosovar që jetonte në Austri. Indeksonline mëson se të enjten rreth orës 22-20, një llapjan është vrarë në kryeqytetin austriak, në Vjenë. Sh.A janë inicialet e të vrarit me prejardhje nga fshati Shtedim i Podujevës. Policia austriake dyshon se vrasja është kryer nga dy shqiptarë nga Maqedonia. Arsyeja që ka shpjer me këtë akt tragjik dyshohet të jetë një sherr i mëhershëm mes dy palëve.
Përfaqësues të SPB Kumanovë së bashku me prindët e adoleshentëve, mbrëmë organizuan patrullë të përzier. Patrulla i vizitoi vendet ku dalin adoleshentët, me qëllim që t’ju rikujtojnë se nuk guxojnë të konsumojnë alkool, duhan dhe në kohën e duhur me veprim të koordinuar të ndalet veprimi deviante të minorenëve. Prindët dhe nëpunësit nga Departamenti për parandalim vizituan disa lokale, parqe në pjesën qendrore të qytetit dhe vendbanimet në Kumanovë. Në suaza të aksionit nuk u konstatuan shkelje të ligjit. “Presim mendime, vërejtje dhe propozime nga prindët se si më tutje të veprojë policia, vendet të cilat i konsiderojnë të sigurta,…
Qeveria e Zaevit është në rrugë të mbarë për ta pastruar korrupsionin dhe krimin e organizuar brenda institucioneve shtetërore, të instaluar nga qeveria paraprake të udhëhequr nga VMRO DPMNE-ja dhe BDI-ja, megjithëse tërheq vërejtjen se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë joselektive, ka deklaruar Billall Kasami, kryetari i Lëvyjes Besa, për mediat në vend. “Si Lëvizje Besa, jemi të gatshëm ta përkrahim Qeverinë në ato momente kur do të ketë nevojë për ta pastruar plotësisht me korrupsionin e Qeverisë paraprake. Në këtë drejtim, Lëvizja Besa do të përkrahë çdo aktivitet reformues të Qeverisë. Por, për të pasur mirëbesim, kjo Qeveri,…
Sapo të jetë kompletuar Prokuroria Publike me ndryshimet e fundit, sa i përket kompletimit të stafit, mund të pritet që të fillojnë hetimet për zbardhjen e të gjitha rasteve për të cilat ka gjasa se zyrtarë të lartë të shtetit, qofshin ata sot edhe pjesë të Qeverisë, janë të përfshirë në krim thonë nga Instituti për demokraci, për radion Evropa e Lirë. “Pres që sapo të fillojë të funksionojë Prokuroria Publike me tërë kapacitetin e saj, të fillojë me zbardhjen e të gjitha rasteve, për të cilat në opinion, po qoftë edhe në bazë të bisedave të përgjuara, ka indice…