Author: Semi

Mbrëmë rreth orës 20:00 në afërsi të Qendrës Tregtare Leptokaria në Shkup është gjetur e varur në dru gruaja 37 vjeçare me iniciale P.L nga një fshat i rrethinës së Shkupit. Ekipet e Ndihmës së Shpejtë kanë konstatuar vdekjen e gruas e cila kishtë lëndime të mëdha rreth qafës si pasojë e shtërngimit me litar. Trupi i saj është dorëzuar për obduksion dhe rezultatet do të shkojnë tek gjykatësi hetues. Shkaqet që kanë çuar deri në vetëvarje nuk janë të njohura.

Lexo më Shumë

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën në dhjetorë të vitit 2016, LSDM premtoi se në gjashtë muajt e parë pasi të vijnë në qeveri, do të rrisin pagat e të gjithë punonjësve në shëndetësi. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve, dhënë në programin zgjedhor të titulluar “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 226), deri më tani (07.12.2017) është i parealizuar, edhe pse afati për realizimin e tij ka skaduar, duke pasur parasysh se Qeverisa e udhëhequr prej LSDM-së është zgjedhur me 31 maj të vitit 2017. Së fundmi (24.11.2017) kryeministri Zoran Zaev në seancë parlamentare kushtuat pyetjeve të deputetëve, tha se në këtë moment nuk…

Lexo më Shumë

Aktori Petar Temelkovski ka dalë në mbrojtje të Nikolla Gruevskit në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë. I ftuar në emisionin e gazetarit kotraverz, Milenko Nedellkovski, Temelkovski thotë se për shkak të qëndrimit të padëgjueshmërisë së Gruevskit, emri i vendit nuk u ndërrua ashtu siç është kërkuar, përcjell Telegrafi Maqedoni. ”Pohoj dhe garantoj me gjithë nderin tim se ky vend do të ishte quajtur Republika e Tenxheres”, thotë Temelkovski. Madje, sipas tij, Maqedonia do të quhej Republika e Tenxheres pa kapak, pasi që nëse e ka, atëherë ka dimensione. https://youtu.be/ULBm1sRUmwU

Lexo më Shumë

Libri më i shitur në Maqedoni në vitet e fundit ”Shihemi në maje” nga java e ardhshme do të jetë edhe në gjuhën shqipe. Në këtë libër, autori Kosta Petrov, themeluesi 29 vjeçar i kompanisë P World, ju udhëheq nëpër tregimin e tij jetësor, të mbushur me momente të magjishme, me ngritje dhe ulje. Historia e tij, me fjalë të tjera është një rrugë që rallë shkohet, thuhet në njoftim. ”Ai që ec në këtë rrugë, në fund e pret një dhuratë e merituar. Në këtë rrugëtim, Petrov e tregon jetën e tij, mundësi të mëdha në Amerikë, skenare të rënda…

Lexo më Shumë

Bashkia e Shkupit dhe ndërmarrja publike ”Higjiena Komunale” do të paguajn dëmshpërblim për qytetarët të cilët janë kafshuar nga qentë endacak, pasi që të dëmtuarit kanë dorëzuar padi në gjykatë dhe kanë fituar kompenzimin, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pushteti lokal bën të ditur se në nivel vjetor ka dhjetëra raste të këtilla për shkak të sulmeve të këtilla të qenve. Mesatarisht në Shkup kapen 120 deri 170 qen endacak, ndërkaq një pjesë e tyre kthehen sërish në rrugë. Qentë për të cilët nuk ka interesim që dikush t’i merr në shtëpi, kthehen në të njëjtin vend ku janë kapur, kurse në…

Lexo më Shumë

Nesër pritet takimi i negociatorëve nga Greqia dhe Maqedonia në Nju Jork, për çështjen e emrit. Nga Qeveria e Maqedonisë kanë deklaruar se prioritet mbetet zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, edhe atë në pjesën e parë të vitit 2018. “Bisedimet janë në drejtim të mirë dhe prioriteti i Qeverisë dhe i partnerë ve të koalicionit tashmë dihet  zgjidhja njëherë e përgjithmonë e problemeve me fqinjët. Me Athinën zyrtare kemi kontakte të vazhdueshme dhe synimi ynë, të ndihmuar nga ndërkombëtarët, është që në pjesën e parë të vitit të ardhshëm ky problem të mbyllet dhe ne të jemi pjesë…

Lexo më Shumë

Sekretari shtetëror nga Ministria e drejtësisë, ka thënë se në takimin e personaliteteve të fushës së jurispodencës me kryetarin e komisionit të Venecias z. Gianni Buquicchio, ka mbrojtur me sukse disa nga ligjet që përkojnë me reformat e sistemit në drejtësi. “Takime me personalitete të shquara të sferës së jurispodencës Europjane, me kryetarin e komisionit të Venecias z. Gianni Buquicchio dhe disa personalitete të sferës së drejtësis pjesmarrës në seancën e rregullt të komisionit të Venecias,ku ne si delegacion i ministris së drejtësis me sukses i mbrojtëm disa ligje të rëndësishme që kan të bëjn me reformat në sistemin e…

Lexo më Shumë

Industria e tekstilit është ende në pritje nëse propozimi i tyre do të pranohet nga Qeveria për të ngritë kontributet në paga dhe mëditjet të punëtorëve nga 12.000 denarë deri në 18.000 denarë. Kryetarja e tekstilit Kluster, Mariajana Perkovska thotë se ky vendim nuk do të jetë në kurriz të buxhetit të shtetit. “Sipas rrogës minimale tashmë pagesat janë bërë, kjo nuk është problemi, por problemi  kyç qëndron në efektin spiral të pagave në rritje, e cila është e vendosura në masë të parave për të ardhurat personale për të rritur nga 20 në 30 përqind. Në kompaninë tashmë ka…

Lexo më Shumë

Gjatë gjahut të kafshëve të egra në të cilin kanë marrë pjesë një grup më i madh i gjahtarëve në afërsi të digës Vodoça – Strumicë, Zh.I. është lënduar me pushkë gjahu në pjesën e kokës me ç’rast ka ndërruar jetë. Siç informon MPB, për shkak të terrenit të paqasshëm automjeti i ndihmës mjekësore urgjente nuk ka mundur të shkojë në vendin e ngjarjes, me ç’rast njëri prej gjahtarëve të pranishëm është drejtuar në fshatin më të afërt për të marrë automjet terrenor, me qëllim të lënduarin ta transferojë deri tek ndihma mjekësore. Në orën 16:30 i lënduari Zh.I., në…

Lexo më Shumë

Një makinë motorike “BMV 520” me targa të Suedisë është grabitur mbrëmë në parkingun në rrugën “Fili i Dytë ti Maqedonisë” në Shkup. Siç informoi sot MPB, I.S. (34) e ka denoncuar rastin në polici mbrëmë në orën 23:40. Sipas tij, automjeti është grabitur në periudhën prej orës 19:45 deri në 23:15. Kryerësi ka marrë një fitim të paligjshëm të pronës prej rreth 1.500.000 denarë. Punohet për ndriçimin e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Një qen endacak dje pasdite i sulmoi dhe i kafshoi një nënë dhe djalin e saj në rrugën “Pero Nakov” në Shkup. Babai, R.A. (43), rastin e ka denoncuar në polici. Siç informojnë nga MPB, R.A. ka denoncuar dje rreth orës 14:30 se në rrugën “Pero Nakov” bashkëshortja e tij Z.R. (36) dhe djali i tyre gjashtëvjeçar janë sulmuar nga një qen endacak. Fëmija është kafshuar në pjesën e dorës së majtë dhe i janë shkaktuar lëndime të dukshme, ndërsa Z.R. ka marrë lëndime në këmbën e majtë. Nga mjeku i ndihmës së shpejtë u është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa…

Lexo më Shumë

Çështjen rreth emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë duhet ta zgjidhim. Duhet të bashkohemi dhe t’i ndihmojmë Komisionit Evropian, t’i ndihmojë Brukselit të sjellin vendime të drejta dhe jo të vendosin ndonjë ultimatum. Këtë e theksoi kryeministri bullgar, Bojko Borisov sot në Beograd pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Greqisë, Aleksis Cipras dhe të Rumanisë, Mihaj Tudose. “Ne dëshirojmë ta kryejmë detyrën tonë dhe madje atëherë të theksojmë se çfarë propozojmë, ndërsa pjesë e tyre është të vendosin nëse do ta pranojnë ose jo”, theksoi Borisov.

Lexo më Shumë