Transporti hekurudhor i mallrave në Maqedoni është ndërprerë në mëngjesin e sotëm, kurse transporti hekurudhor i udhëtarëve do të zhvillohet deri në mesnatë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç informojnë nga ”HM Transport SHA Shkup”, një grup punëtorësh kanë vendosur që të ndërprejnë punën pa ndonjë paralajmërim. Atyre u është bashkangjitur edhe një grup tjetër të punësuarish të sektorit maqinerik dhe ekzekutiv. Grupi i dytë i të punësuarve kanë deklaruar se kjo ndodhë për shkak të mospagimit të pjesës së dytë të rrogës së tetorit dhe se nuk kanë lidhje me sindiaktat, por është një veprim i pavarur.
Author: Semi
Maqedonia, nëse dëshiron te hyjë në NATO dhe BE duhet patjetër t’i respektojë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe t’i rishqyrtojë të gjitha proceset e montuara në periudhën e shkuar. Ky ka qenë mesazhi i dërguar ditën e diel nga kryetari i Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut-Seksioni për Maqedoni, Idriz Sinani, në fjalën e tij me rastin e 69 vjetorit të miratimit dhe shpalljes së Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (10 dhjetor 1948 – 2017). “Nënshkruese e kësaj Deklaratës Universale për të Drejtat dhe Lirit e Njeriut, është edhe Republika e Maqedonisë, nga…
Megjithëse paralajmëruan protesta vetëm në ora 18:00 të ditësë së sotme, si duket VMRO-DPMNE-ja ndërroi mendje dhe doli me një njoftim tjetër të saj, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ajo paralajmëroi protestë pasdite, kështu edhe veproi. U bllokua udhëkryqi te ”Mavrovasja”. Sllagjana mitovska deklaroi se protestohet kundër hakmarrjes ndaj atyre që mendojnë ndryshe. Sipas protestuesve, edhe pse qeveria thotë se ofron standard jete më të mirë për qytetarët, në realitet e largon vendin nga euro-integrimet.
Nga: Liljana Çerri Ra e ra shi sa edhe qielli u lodh se qari.Kur hapi sytë e pa qe e kishte mbuluar tokën poshtë ku më pak e ku më shume.Skishte çtë bënte për të rregulluar gabimin ndaj njerëzve prandaj drejtoi syte nga paria e tyre. Pa e pa deklarata,foto cizme xhupa cadra etj etj. I priti këta të bënin ndonje muhabet tjeter hic priti hiç. I pyeti cdo bëni për te permbyturit?! Aty Shteti nuk u përmbajt dot dhe filloi të qante e të bërtiste se nuk kishte fonde se nuk mund të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme Pse nuk…
Partnerët e koalicionit qeveritar, përfaqësuesit e pushtetit lokal si dhe përfaqësues nga sektori i shoqërisë civile, zotohen për tolerancë zero kundër korrupsionit. Në deklaratën e nënshkruar me rastin e ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe në prani të ambasadori amerikan, Jess Baily, zyrtarët thanë se do të bëjnë gjithçka për të parandaluar, por edhe për të kërkuar përgjegjësi për të gjitha format e korrupsionit. ”U zotova se do të kem 0 tolerancë për korrupsion në Qeveri dhe në partinë time. Korrupsioni së bashku me pa barazinë, keq qeverisjen dhe transakcionet financiare jo legale janë faktorë që na dërgojnë deri tek pasiguria…
Gjermania vazhdon të mbështes Maqedoninë në përmbushjen e prioriteteve dhe obligimeve Evropiane për integrimin e vendit në EU dhe NATO, potencoi Mihaell Rot, ministër shtetëror përgjegjës për Evropën në ministrinë Gjermane për punë të jashtme në takimin e sotëm në Berlin me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov. Ashtu siç njoftuan nga MPJ, ai ka shprehur kënaqësinë për arritjet e procesit reformues dhe politikës Qeveritare në funksion të ringjalljes së euro integrimit maqedonas, njëherit përshëndeti bashkëpunimin e deri sotëm me institucionet e EU-së, në suaza të procesit të euro integrimeve të vendit. Gjatë vizitës së ministrit Dimitrov…
Mjetet e parapara nga Qeveria për mbrojtjen e ambientit jetësor, i cili kap shifrën prej 0,4% nga buxheti i përgjithshëm i shtetit, ka nxitur reagime të ashpra te disa shoqata joqeveritare, të cilat merren me probleme ekologjike. Ata kritikojnë ashpër Qeverinë dhe kryeministrin Zaev, sepse, sipas tyre, shuma e ndarë nga buxheti për ndotjen e ajrit, flet qartë për joseriozitetin e qeverisë në luftën kundër ndotjes së ajrit. Aktivistët kërkojnë rritje të buxhetit në 2,5 për qind, në të kundërtën kërcënohen me protesta edhe më radikale. “Buxheti i propozuar për 2018-ën, i cili po na provokon neve pasi që është…
Dy persona të panjohur kanë kryer vepër penale kundrejt personit I.D, duke i vjedhur të njejtit nga xhepi i xhaketës 120.000 denarë. Përderisa I.D ishte duke ecur, kishte vërejtur që ishte duke u ndjekur, atëherë kur u ofrua shtëpisë, një person nga prapa shpina I kishte ofruar dorën për ti mbyllur gojën përderisa me tjetrën kishte kapur për gjoksi, nga ana tjetër personi i dytë kishte filluar të kontrollonte nëpër xhepat e xhaketës. Në momentin kur i janë marrë paratë në oborr të shtëpisë kishte dalë gruaja e I.D e cila më pas kishte filluar të bërtasë, dhe të dyshuarit…
Dorëheqja e kryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Çiçakovski dhe të pjestarëve të deleguar nga LSDM. Violeta Duma dhe Igor Milev janë mesazh të cilin Qeveria dëshiron tua përçoj qytetarëve që e njëjta do pranoj kritika dhe nuk do të lejojë sjellje të tilla, deklaroi ministresha e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska. “Kjo është një mesazh që ata dhe ne e dërgojmë deri tek opinion që pranojmë kritika, që kritikat mund të jenë edhe pozitive dhe që sjelljet e tilla kjo Qeveri nuk do të pranojë. Morëm për detyrë që të tregojmë një gjë të tillë edhe për sjelljet tona të…
Kryeministri Zoran Zaev përshëndeti vendimin e anëtarëve të KSHZ-së për kthimin e parave për shkak të kritikave të publikut si dhe dorëheqjet e tyre duke i vlerësuar ato si një akt moral, transmeton Express. Bëhet fjalë për profesionist që kishin rol serioz në një kohë serioze të cilën e përfunduan në mënyr profesionale. Vendimi që sollën e di që është ligjore, por jo etike dhe jo morale. Unë e mirëpres aktin që të gjithë kanë paraqitur, dhe ky është kthimi i parave në Buxhet dhe në të njëjtën kohë kanë dorëzuar përgjegjësinë personale si një hap moral, ndoshta për shkak…
Partia greke Nea Democratia ka kërkuar sqarime nga kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras për deklaratën e tij në Beograd në lidhje me Maqedoninë. Tsipras kishte bërë thirrje për ndërprerje të iredentizmit, për pasardhësit e maqedonasve dhe të Aleksandrit të madh, për hapa konkret dhe për një zgjidhje të përbashkët për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Maria Spyraki, zëdhënëse e partisë Nea Democratia kërkon sqarime nga Tsipras për atë se çfarë ka menduar kur e ka dhënë atë deklaratë për Aleksandrin e madh. Njiherit, Spyraki i përsëriti vijat e kuqe të partisë së saj, ato të samitit të NATO-së në…
Qindra përdorues të lëndëve narkotike nga rajoni i Ohrit, Strugës, Kërçovës dhe Dibrës nuk kanë ku të marrin më trajtimet përkatëse, transmeton Express. Shteti i ka vënë çelçsin qendrës ditore për personat që konsumojnë drogë, përkundër faktit që numri i tyre rritet çdo ditë. Veçanërisht punën ka vazhduar vetëm reparti mjekësor ku këta persona marrin terapinë e nevojshme të metadonit. Por, tani ajo jepet në hapësirat e spitalit të Ohrit, gjegjësisht në ndërtesën e njëjtë ku është edhe departamenti i tuberkulozit. “Momentalisht për tretman kemi rreth 155 pacientë dhe po rritet nevoja e tretmanit të këtij lloji, mirëpo tregohet nevoja…