Author: Semi

Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, po shqyrton mundësitë për tërhequr nga sistemi arsimor programet e Kembrixhit, apo të për rishikuar nëse ky sistem i avancuar i arsimit të përdoret të paktën në disa lëndë apo nivele të caktuara të arsimit, shkruan Rel. Ky paralajmërim i Ministres, Renata Deskoska vjen pas kritikave të shumta në opinion, por edhe pas vlerësimeve të bëra nga ekspertët e angazhuar nga dikasteri i arsimit se programet e Kembrixhit janë futur në sistemin arsimor pa përgatitje paraprake, jo vetëm të kuadrit, por edhe të teksteve mësimore që janë botuar me lëshime të shumta, që…

Lexo më Shumë

Gordan Kallajxhiev, profesor në Fakultetin juridik në Skup, ka dhënë dorëheqje nga Këshilli për reforma në gjyqësi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas AIM-së, Kallajxhiev ka deklaruar se këshilli i është dukur si një dekor i Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë, por jo sinjë Këshill për reforma. Ai ka theksuar se në procesin reformues nuk ka gjithëpërfshirje të vërtetë e as njerëz të cilët janë të prekur nga reformat, parasegjithash gjykatës, prokurorë, e as sektori civil. Kallajzhiev ka akuzuar se këshilli ka qenë i margjinalizuar dhe është mbledhur rallë herë, respektivisht një apo dyherë në muaj, ndërkaq në rend dite janë vënë…

Lexo më Shumë

Shqiptarët janë populli më i lashtë në Gadishullin Ballkanik! Flamuri i kuq me Shqiponjën e zezë dy-krenore i identifikon mbi 13 milionë shqiptarë anembanë globit! Flasin gjuhën shqipe, si gjuhë unike e familjes indo-evropiane të gjuhëve! Kanë dy dialekte Gegë dhe Toskë që e pasurojnë fjalorin e përditshëm! Besojnë kryesisht në tri fe të ndryshme, duke i dhënë kombit epitetin e tolerancës më të madhe ndërfetare në mbarë botën. Shqiptarët kanë heronjtë e tyre, kanë doket dhe zakonet tipike, njihen për fjalën e dhënë, e njohur si “BESA” dhe për mikpritjen si element social i vlerësuar botërisht. Shqiptarët, së shpejti…

Lexo më Shumë

Kryetari në dorëheqje i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, nuk planifikon që të përzihet në vendimet e delegatëve, e as që u sugjeron se kë ta mbështetin dhe ta zgjedhin për pasues të tij, përcjell Telegrafi Maqeëdoni. Sipas tij, zgjedhja e kryetarit të ri të VMRO-DPMNE-së duhet të bëhet në mënyrë demokratike. Greuvski deklaron që secili kandidat i mundshëm, emrat e të cilëve u përmendën në media, ka përvojën e mjaftueshme, dijen, vegimin dhe kapacitetet, që nëse fiton në kongres, me siguri të madhe dhe me bindje do ta mundë LSDM-në dhe Zoran Zaevin në zgjedhjet e radhës, nëse ka baraspeshë në…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e SHA ELEM, Jasminka Anevska ka deklaruar për Alsat-M se punimet në ski-liftin në Kodrën e Diellit janë ndërprerë me vendim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas saj, shkaku i kësaj ndalese është mungesa e dokumentacionit të duhur për projektin në fjalë. Anevska sqaron se janë në kontakt me ministrinë në fjal për të siguruar lejen e duhur për ndërtim. SHA ELEM nuk e ka komentuar ofertën e disa afaristëve që kanë ofruar ndihmë materiale për përfundimin e projektit. Ata heshtin edhe për dëmtimin e disa korsive për skijim, por premtojnë se do…

Lexo më Shumë

Me ndryshimet ligjore, qytetarët do të kenë të drejtën e tyre për të zgjedhur furnizuesin e tyre për të gjitha emergjencat në tregun e lirë, tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas tij, me këtë pritet që të tejkalohen konfliktet e interesit në pjesën e gazit dhe energjisë elektrike dhe do të mbeten të kënaqur të gjitha palët. “Qytetarëve ua kthejmë të drejtën themelore, pra të drejtën e zgjedhjes, andaj me këtë mundësi të zgjedhjes qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin furnizuesin e tyre për energji elektrike dhe në këtë mënyrë çmimet e energjisë në Maqedoni të jenë më…

Lexo më Shumë

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) bën të ditur se nuk ka pranuar ndonjë njoftim që në tregun e vendit ka hyrë sasi e qumështit me cilësi të dobët dhe mbi 600 prodhime qumështi të kompanisë ”Laktalis”. AUV bën të ditur se kontrollet e inspekcionit janë bërë në kompaninë që bën importin e këtyre prodhimeve në Maqedoni. Gjithashtu, AUV bën të ditur se deri tani, nga ”Laktalis” janë importuar 103.4 ton qumësht dhe prodhime qumështi nga depot në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, si edhe nga Serbia e Gjermania. Nga depot në Francë të kësaj kompanie janë importuar vetëm 2.4…

Lexo më Shumë

Universiteti e Tetovës, sot në mënyrë solemne, studentëve ekselentë të studimeve të ciklit të dytë të magjistraturës ua ndau vendimet për lirim nga participimi. Studentët e ciklit të dytë të magjistraturës fillimisht u pritën në takim nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Arsim Prof. Dr. Reshat Qahili dhe përgjegjësi i Zyrës për Arsim, Doc. Dr. Ibrahim Neziri. Rektori i Universitetit të Tetovës tha se në përputhje me Ligjin për arsim të lartë, Statutin e Universitetit të Tetovës dhe me vendim të Senatit, sot ndahen bursat universitare për studentët e ciklit të dytë të studimeve…

Lexo më Shumë

Miriba Zhuta-Osmani e cila për disa kohë drejtoi Çerdhen e fëmijëve në Strugë ka theksuar se ndaj saj është ushtruar presion ku i është kërkuar që të vazhdojë të udhëheq çerdhen, por me një kusht. Ajo në një prononcim për Strugalajm ka theksuar se është përballur me presionin e njerëzve të komunës dhe njerëzve të pushtetit, të cilët kërkonin sipas saj të qëndrojë në këtë detyrë, port ë largojë nga puna të gjithë të edukatoret dhe nëpunësit e tjerë të çerdhes që janë të punësuar me kontrata në vepër. “Puna në çerdhen e Strugës është specifike, sepse ke të bësh…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup ka realizuar takim pune me Drejtorin e zyrës për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore në Stejt Departamentin Amerikan, Matthew Palmer, si dhe me ambasadorin Amerikan në Maqedoni, Jess Baily. Siç bëjnë të ditur nga BDI-ja, Ahmeti dhe Palmer bashkëbiseduan rreth zhvillimeve politike në vend dhe rajon, reformat sistemore, sundimin e së drejtës, marrëdhëniet me fqinjtë si dhe integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Ahmeti rikonfirmoi fokusin e BDI-së në reformat sistemore, sundimin e ligjit, rrumbullakësimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe integrimin e…

Lexo më Shumë

Transporti hekurudhor i mallrave në Maqedoni është ndërprerë në mëngjesin e sotëm, kurse transporti hekurudhor i udhëtarëve do të zhvillohet deri në mesnatë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç informojnë nga ”HM Transport SHA Shkup”, një grup punëtorësh kanë vendosur që të ndërprejnë punën pa ndonjë paralajmërim. Atyre u është bashkangjitur edhe një grup tjetër të punësuarish të sektorit maqinerik dhe ekzekutiv. Grupi i dytë i të punësuarve kanë deklaruar se kjo ndodhë për shkak të mospagimit të pjesës së dytë të rrogës së tetorit dhe se nuk kanë lidhje me sindiaktat, por është një veprim i pavarur.

Lexo më Shumë

Maqedonia, nëse dëshiron te hyjë në NATO dhe BE duhet patjetër t’i respektojë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe t’i rishqyrtojë të gjitha proceset e montuara në periudhën e shkuar. Ky ka qenë mesazhi i dërguar ditën e diel nga kryetari i Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut-Seksioni për Maqedoni, Idriz Sinani, në fjalën e tij me rastin e 69 vjetorit të miratimit dhe shpalljes së Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (10 dhjetor 1948 – 2017). “Nënshkruese e kësaj Deklaratës Universale për të Drejtat dhe Lirit  e Njeriut, është  edhe Republika e Maqedonisë, nga…

Lexo më Shumë