Author: Semi

Projekti për formimin e ansamblit shtetëror për këngë dhe valle shqipe do të realizohet në periudhën në vijim dhe për këtë janë siguruar para në buxhet. Kjo është në pajtim me programin qeveritar për avancimin e kulturës të të gjitha komuniteteve dhe ndërtimin e një shoqërie, deklaroi për MIA-n, ministri i Kulturës Robert Alagjozovski. “Në përgjithësi ne e avancojmë kulturën e të gjitha komuniteteve në Maqedoni dhe përfaqësuesit e BDI-së duke u përgjigjur në kërkesat e qytetarëve nga nacionaliteti shqiptar kërkuan formimin e një ansambli kombëtar profesional, i cili do të merret me kujdesin e folklorit shqiptar dhe traditave shqiptare.…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. I njëjti në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një takim me kryeministrin, Ramush Haradinaj. Pas takimit me shefin e ekzekutivit kosovar, Zaev u nis në këmbë nga objekti i Qeverisë për në Kuvend. Mirëpo, para se të futet në takim me kryeparlamentarin, kryeministri maqedonas gjeti kohë ta pinte një cigare. Madje, Zaev kishte një kërkesë ndaj gazetarit të “Indeksonline” që mos ta xhironte. Mos merr pamje se tash është koha për cigare”, tha ai duke qeshur. /Indeksonline/ https://youtu.be/ShHHGx8G7Lk

Lexo më Shumë

Evropa me zgjuarsi i ndjek negociatat që po zhvillohen në Bruksel mes Maqedonisë dhe Greqisë, me ndërmjetësim të negocuesit Methju Nimic, porositi sot ambasadori holandez, Vilem Vauter Plomp. “Është korrekte të thuhet se askush nuk pret se çështja do të zgjidhet nesër, por me rëndësi është se muajt e kaluar ka pasur iniciativa pozitive dhe se punët shkojnë në drejtim pozitiv”, tha Plomp në ligjerimin për “Gjendjen e të drejtave të njeriut” para studentëve nga Fakulteti për siguri – Shkup. Ai theksoi se Qeveria holandeze nuk ka pozitë për kontestin me emrin. “Mund vetëm të them se Qeveria ime shpreson…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i KSHZ-së, Rexhep Prekopuca dhe anëtari nga radhët e ekspertëve Atanas Urumov, kanë dhënë dorëheqje, me çka numri i anëtarëve që shkojnë nga KSHZ arrin në gjashtë pasi doli skandali me ndarjen e bonuseve, njofton Portalb.mk. Në funksion ngelin anëtarja e Lëvizjes BESA, Ermira Asani Salija dhe dy anëtarë të propozuar nga VMRO-DPMNE, Silvana Boneva dhe Sashko Sërcev. Sipas informatave jo-zyrtare Boneva dhe Sërcev gjithashtu do t’i përgatisin dorëheqjet. Dorëheqjet vijnë pas shumë reagimeve në opinion, pasi që ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli deklaroi se: “Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të fundit në Maqedoni ka shpërblyer veten me 9 rroga shtesë”. Ndaj…

Lexo më Shumë

Universiteti  “Nënë Tereza” ka mungesë të kuadrit si të profesorëve ashtu edhe administratorëve. Se pse nuk plotësohen këto vende pune, për këtë çështje është përgjegjës të flet vetëm Rektori Aziz Pollozhani, thotë prorektori i këtij universiteti Bekim Fetaji, njëherë edhe Dekan i Fakultetit të Shkencave të Informatikës. “Informata më të sakta mund të merrni nga rektori i Universitetit Nënë Tereza”, tha shkurt Fetaji. Në mungesë të përgjigjes së rektorit, Fetaji u arsyetua se rektori është në udhëtim. Rizvan Sulejmani, pjesë e stafit të këtij Universiteti tha se për plotësimin e vendeve nuk ka patur të interesuar në disa drejtime dhe…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike e Qytetit të Shkupit, “Ujë dhe kanalizime” ende nuk mund ta caktoj çmimin e ujit i cili duhet të aplikohet nga 1 janari 2018, për shkak të skadimit të mandatit të anëtarëve të bordit të drejtorëve të ndërmarrjes. “Për arsye se disa prej anëtareve të bordit të NP “Ujë dhe kanalizime”, u ka përfunduar mandati , kurse në anën tjetër ende nuk janë caktuar anëtar të rinjë, seanca për çmimin e ujit nuk ka përfunduar ende”, thonë nga NP “Ujë dhe Kanalizime”-Shkup. Ata bëjnë të ditur se për momentin kur do të emërohen anëtaret e rinjë seanca do…

Lexo më Shumë

Seanca e sotme gjyqësore për lëndën “Trust” filloi me marrjen në pyetje të ekspertit Dejan Gërkovski, i cili e ka bërë ekspertizën me kërkesë të PPS-së. Eksperti tha se ka kërkuar të bëjë kontroll në objektet e “Transmet” dhe të përcaktojë nëse përkojnë me objektet të cilat janë theksuar në dokument, por mundësi për kontrollin e tillë nuk ka marrë. Shtoi se e ka njoftuar Prokurorinë se nuk mund të bëjë kontroll në objektet dhe se konstatimet do t’i përgatisë në bazë të dokumentit. Tha se prej tij është kërkuar ekspertizë që të shihet nëse bëhet fjalë për makineri mobile…

Lexo më Shumë

Prof.dr. Vebi Xhemaili Departamenti i historisë pranë Universitetit shtetëror të Tetovës më 2008 pas një studimi të hollësishëm doli me këtë propozim  për emrin e shtetit të Maqedonisë që në trendet demokratike  të quhet “Maqedonia e Re”. Në bazë të një studimi shkencor Departamenti i Historisë  pranë USHT doli me këtë propozim, në bazë të fakteve historike. Se ne së bashku deri në vitin 1941  kur ishim nën sundimin e Mbretërisë Jugosllave  ky vend quhej “Banovina e Vardarit”. Ndërsa pas luftës Maqedonia u bë si  pjesë e barabartë e Federatës Jugosllave deri në vitin 1991. Me shkëputjen nga Federata Jugosllave…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), më tetor në Maqedoni ka patur 77.779 turistë, ndërkaq 165.748 bujtje. Shifrat tregojnë se është rritur numri i turistëve për 12.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe bujtjet janë rritur për 6.4%. Numri i turistëve të brendshëm është ulur për 5.3%, kurse i turistëve të jashtëm është rritur për 21.1%. Në aspekt periudhe, në janar-tetor 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka rritje prej 16.3% të turistëve, si edhe rritje prej 12% te bujtjet.

Lexo më Shumë

Xhenur Iseni Të jesh politikan sot është luks, për vetë faktin se mburoja që shoqëron atë dhe e bën të paprekshëm nga drejtësia është imuniteti. Arsyeja pse përgjatë viteve të fundit vrapohet pas votave, të cilat shpeshherë blihen, është fakti se pasja imunitet të shpëton nga hetimi, arrestimi, dënimi, burgu. “Të përzgjedhurit e popullit” shpeshherë qëllojnë të jenë ata që kanë pasur më parë precedentë penalë dhe tashmë janë deputetë. Por ndodh që edhe ata që më parë kanë qenë të papërlyer, tashmë mund të bëjnë çfarë të duan, kjo për vetë faktin se kanë një mburojë, të cilën njerëzit…

Lexo më Shumë

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me delegacion, ka realizuar takim me Ambasadorin e Norvegjisë, z. Arne Sannes Bjornstand. Në këtë takim kryesisht është biseduar për reformat e nevojshme që duhet t’i ndërmerr kjo qeveri si dhe zhvillimet e fundit politike në këtë vend, ku me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë thënë se janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre në realizimin e reformave të nevojshme. Përfaqësuesit e BESËS e njotuan z. Bjornstand për rolin konstruktiv që ka luajtur BESA në gjithë këtë process, dhe për angazhimin e saj në mbështetje të procesit në dobi të…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë, z. Mirosllav Toman ka bërë thirrje se duhet të shfrytëzohet momenti i mbështetjes nga investimet e Bashkimit Evropian në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai ka shtuat se duke theksuar se dera është e hapur dhe se u mbetet vendeve aspirante t’i dërgojnë reformat e kërkuara nga ana e Brukselit. Almakos.com

Lexo më Shumë