Author: Semi

Mot me vranësira mesatare, paradite me mjegull nëpër disa fushëgropa, ndërsa në mbrëmje në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor, i cili në pjesët perëndimore do të përforcohet. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 8 deri në 14 gradë. Në Shkup paradite do të ketë mjegull të dobët, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në tetë gradë. Mëngjesin e sotëm nën zero janë regjistruar temperatura në…

Lexo më Shumë

Një i punësuar në fabrikën “Vardar Dolomit” nga Gostivari ka marrë djegieje të shkallës së dytë dhe të tretë kur ka dashur të bëjë ndryshim të filtrit të njërës prej pompave për karburant. Gjatë hapjes së kapakut ka ardhur deri te spërkatja me mazut i cili ka qenë me temperaturë të lartë dhe i lënduari 58-të vjeçari N.S është spërkatur në qafë dhe fytyrë. I lënduari fillimisht është transferuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ndërsa më vonë është ridërguar në Qendrën Klinike në Shkup. Rasti në polici është paraqitur dje në orën 01:20.

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev ka deklaruar për TV24 se procedura e falimentimit është çështje gjyqësore, pra Qeveria nuk ka asnjë kompetencë që të ndërhyjë. Kjo deklaratë ndërlidhet me çështjen e fabrikës Feni Industri dhe sipas tij, falimentimi nuk do të thotë se gjithçka ka marrë fund, por duhet të gjendet një investues serioz që do të mund ta mbulonte borxhin, por edhe të tregojë garanca financiare që është i gatshëm të investojë në kombinat. Angjushev tregon se babai i tij ka qenë punëtor i falimentuar, ndërkaq thekson se nga fabrika Feni Industri varet një rajon i tërë dhe…

Lexo më Shumë

Këmbim i mendimeve për aktivitetet në kuadër të Kartës së Adriatikut dhe rëndësisë së saj si instrument për përshpejtim të procesit të integrimit euro-atlantik të Evropës Juglindore, bashkëpunimi aktual politik dhe i sigurisë në rajon, përforcimi i bashkëpunimit rajonal dhe kontributi në ballafaqimin me sfidat aktuale të sigurisë në rajon dhe më gjerë, janë temat e takimit të Komisionit partner SHBA – Karta e Adriatikut, që do të mbahet sot në Shkup. Takimi mbahet nën moton “Ballkani përpara – përmbushje e vizionit për Evropë të plotë dhe të lirë”, ndërsa me të do të kryesojë shefi i diplomacisë së Maqedonisë,…

Lexo më Shumë

Familjarët e ish-policit Fetah Alimi sot e vizituan atë në burgun e Shutkës, pas shqiptimit të masës së paraburgimit nga ana e Gjykatës Penale. Avokatja Artene Iseni thotë se është absurd vendimi i gjykatës për paraburgim të Fetahut për mos-ikje, pasi që ai vullnetarisht u paraqit, sipas saj, për të dëshmuar pafajësinë. “Sapo dola nga vizita që e vizitova Fetahun në burg, i njëjti e konsideron veprën si vepër madhore, i cili iu ka dalë në ndihmë deputetëve. Për hir të opinionit dua ta sqaroj një çështje se Fetah Alimi nuk akuzohet si bashkëpunëtorë me kryerësit e tjerë të dyshuar…

Lexo më Shumë

Në emisionin ‘Click Plus’, Blerim Bexheti, kryetar i Sarajit (BDI) ka theksuar se BDI ka qenë model për partitë shqiptare, por edhe ato maqedonase në lidhje me financimin e partisë dhe transparencën, pavarësisht se ka pasur fushatë që të njolloset lideri Ali Ahmeti dhe BDI-ja, përcjell Fol. Bexheti ka theksuar se BDI ka qenë, është dhe do të jetë i hapur, transparent dhe jo rastësisht partia nuk ka vërejtje dhe kritika në këtë segment, edhe përskaj një fushate të paparë për të njollosur punën e BDI-së.

Lexo më Shumë

Sonte në ora 19:19 në Qendrën Informative Kulturore në Shkup në Sallonin 19,19, do të promovohet libri me poezi “DEJA E VJESHTËS” nga Delvina Kërluku. Për librin do të flasin ambasadori i Republikës së Rumanisë në Republikën e Maqedonisë, Viorel Stanila dhe kryetari i SHSHM, Vele Smilevski. Në promovim vargje do të interpretojë aktori Adem Karga, kurse do ta shoqërojë në piano Ariana Kuriu – Grubi. shk/10:11

Lexo më Shumë

Ziadin Sela mbetet pa ministrinë e Shëndetësisë dhe e mundur është që Aleanca për shqiptarët (ASH) të del nga qeveria, mëson POST.mk nga funksionar i lartë i LSDM-së. Në takimin e fundit mes partnerëve qeveritar në tryezë është vendosur madje që resori Shëndetësi të shkojë tek LSDM-ja, ndërsa ASH të mbetet pa ministri. Nga Aleanca për POST.mk brifojnë se insistojnë në shpërndarjen fillestare të resorëve, por nuk ka qëndrim konkret nëse do të mbeten në Qeveri pa pozicion eventual ministror. Nga atje shtojnë se nëse kryeministri Zoran Zaev është i vendosur që Aleanca të del nga Qeveria, atëherë atë do…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela po zhvillon takime intenzive në SHBA me zyrtarë dhe personalitete të rëndësishme të jetës publike. Sela ka zhvilluar një takim të rëndësishëm edhe me ish kongresmenin Joe DioGuardi, aktualisht kryetar i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane. Sela dhe Dioguardi biseduan për zhvillimet politike në Maqedoni dhe pozitën e shqiptarëve në këtë shtet. DioGuardi inkurajoi Selën, duke i premtuar mbështetje të pa rezervë për realizimin e aspiratave të shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni. DioGuardi ishte një ndër faktorët kryesorë që ngriti çështjen shqiptare në Departamentin e Shtetit Amerikan, ai duke shfrytëzuar pozitën e tij dhe lidhjet me…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha sot kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, se Kosova nuk ka asnjë çështje të hapur me Maqedoninë ndërsa u shpreh në favor të rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje, shkruan Kallxo.com. Zaev është pritur nga Thaçi në vizitën e tij të parë në Prishtinë si kryeministër. Ai ëhstë kryeministri i parë i Maqedonisë që vjen në Kosovë. “Kosova nuk e ka asnjë çështje të hapur me Maqedoninë dhe demarkacionin e kemi mbyllur vite më parë dhe tani është momenti të hapet një kapitull i ri bashkëpunimi mes dy vendeve”, tha Thaçi. “Të dy vendet…

Lexo më Shumë

Gjatë vizitës së parë zyrtare si Kryeministër i Maqedonisë, Zoran Zaev në Prishtinë ju përgjigj pyetjes se cilën anë e mban Maqedonia dhe se a do të votoj për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. “Ne japim mbështetje të madhe dialogut i cili është i hapur mes Prishtinës dhe Beogradit, me qëllim që të zgjidhen të gjitha problemet dhe pyetjet. Kosova duhet të ket parasysh ndihmën e madhe të Republikës së Maqedonisë në të gjitha proceset e veta, por njëherit duhet ta dini dhe ta keni të qartë se edhe Serbia është fqinji jonë”, tha mes tjerash Zaev. Nga ana tjetër…

Lexo më Shumë