Author: Semi

“Vetë pamundësimi i debatit, hap shumë dilema rreth këtij propozim ligji që BDI tenton të shtyn debatin. Ky është një manipulim që në si deputet të BESËS nuk kemi mundur ta tolerojmë. Nuk do të lejojmë që dikush të manipuloj me këtë ligj shumë të rëndësishëm. Me këtë nuk rrumbullakohet marrëveshja paqësore që ka efekte shumë më të gjera”, ka thënë Zendeli, duke shtuar se nuk mundësohet debat real. Almakos.com

Lexo më Shumë

– Të gjitha marrëveshjet e lidhura nga ana e organeve shtetërore do të jenë të qasshme në opinion. Byroja për Furnizime Publike prej sot duhet t’i publikojë në ueb faqen e saj të gjitha marrëveshjet e lidhura. Informacioni i tillë është miratuar dje në seancë të Qeverisë me rekomandim të të gjitha organeve të dakorduara, ndërmarrjeve publike, njësive të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike, subjekteve publiko-private të themeluara nga Qeveria, si dhe shoqëritë tregtare në pronë të RM-së t’i publikojnë marrëveshjet për furnizime publike. Zëdhënësi i Qeverisë të RM-së Mile Boshnjakovski informon se do të publikohen të gjitha marrëveshjet nga furnizimet…

Lexo më Shumë

Në janar të vitit të ardhshëm në Gjykatën themelore në Kumanovë do të fillojë procesi gjyqësor kundër Ljubomir Mitev (78) nga fshati Kojkovë i Kratovës, i cili në vetëmbrojtje gjuajti me armë dy vjedhës në shtëpinë e tij, prej të cilëve njërin për vdekje, kurse tjetrin e plagosi, për shkak se e kanë maltretuar dhe kanë dashur ta plaçkitin. Vjedhja kishte ndodhur më 27 shkurt të vitit 20132 në shtëpinë e vjetër të dy pleqve në fshatin malor Kojkovë, kur dy plaçkitësit me dhunë janë futur në shtëpinë e tij dhe kanë filluar t’i maltretojnë në mënyrë çnjerëzore. Plakut Lube…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë ka vendosur të japë një ndihmë prej gjashtë milionë denarësh maqedonas, apo rreth 100 mijë euro për Shqipërinë për përballimin e situatës së përmbytjeve shkaktuar nga shirat e rrëmbyer të fillimit të muajit dhjetor. Përmbytjet në Shqipëri shkaktuan evakuimin e rreth 600 familjeve në dy zona në jugperëndim të Shqipërisë. Më shumë se 3 000 shtëpi, 56 shkolla dhe 16 mijë hektarë tokë u përmbytën. Shumë rrugë dhe 28 ura u dëmtuan. Autoritetet shqiptare kanë filluar përllogaritjet e dëmeve dhe po shqyrtojnë kompensimin financiar të të dëmtuarve.

Lexo më Shumë

Policia e Kërçovës ka kryer kontrollë në dyë shtëpi me ç’rast ka gjetur një sasi të konsiderueshme të marihuanës. Kontrollet janë kryer në shtëpitë e personave A.A (45) dhe E.A(47), që të dy nga fshati Arangjel i Kërçovës. Gjatë kontrollit, janë gjetur 30 kilogram marihuanë. Personat e lartëpërmendur janë arrestuar dhe ndaj tyre do të ndërmerren masat e duhura juridike siç parashihen me ligj.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën në Selanik sot filloi gjykimi për kërkesën nga autoritetet e Maqedonisë për ekstradim të ish shefave të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, i akuzuar nga PPS për lëndën “Fortesa dhe Target”. “Filloi gjykimi, megjithatë, seanca është e mbyllur për opinionin. Tani dhanë pushim të shkurtër që t’i shqyrtojnë dokumentet që i dorëzoi Qeveria, pas ç’ka procedura do të vazhdojë”, deklaroi për MIA-n avokati Patar Vasilev. Grujovski dhe Boshkovski janë në arrest në një burg në afërsi të Selanikut. Ata janë duke u gjykuar edhe në gjykatën e Selanikut për pasaporta të falsifikuara…

Lexo më Shumë

Të gjithë ministrat, zëvendësministrat, sekretarët shtetërorë dhe sekretari i përgjithshëm duhet në fillim të janarit publikisht t’i publikojnë shpenzimet zyrtare të bëra në gjashtë muajt e kaluar. Ky informacion, siç njoftoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, është miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë. “Në pajtim me parimet e Qeverisë për shpenzimin transparent dhe llogaridhënës të mjeteve shtetërore në seancën e Qeverisë u soll vendim me të cilin obligohen të gjithë ministrat, zëvendësministrat, sekretarët shtetërorë dhe sekretari i përgjithshëm të dorëzojnë informacion për shpenzimet zyrtare të bëra në kuadër të buxhetit të tyre në gjashtë muajt e parë nga vendosja…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka paralajmëruar Kuvendin e RM-sl të vazhdojë me punën për plotësimin e vendeve të punës të kuadrit në KSHZ. “E dini se ka vende të zbrazëta të deputetëve që duhet të plotësohen nga KSHZ-ja. KSHZ është në dorëheqje, por duhet të vazhdojë me punë derisa Kuvendi nuk i konstaton dorëheqjet. Gjitha këto punë duhet të kompletohen që të mundemi formalisht t’i zbatojmë procedurat, përfshirë edhe kompletimin e Qeverisë”, ka thënë Zaev. Almakos.com

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se Qeveria e Maqedonisë krijon kushte për ndërtimin e interesit kombëtar me të gjithë subjektet e rëndësishme politike për përshpejtimin e integrimit në NATO. Sipas AIM-së, Zaev ka theksuar se janë të përkushtuar që të gjendet një mënyrë për tejkalimin e çështjes së emrit me Greqisë, dhe se besojnë që kjo është e mundshme, përmes qasjes gjithëpërfshirëse brenda dhe me ndërtimin e një atmosfere pozitive të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë me shtetin grek. Zaev ka shtuar se qytetarët janë të bindur se Maqedonia i meriton perspektivat euro-atlantime. Në aktivitetin e Këshillit euro-atlantik, Zaev u…

Lexo më Shumë

Qeveria është duke i shqyrtuar mundësitë për interpretimin ndërkombëtar ose hetimin e të gjitha rrethanave lidhur me rastin “Lagjja e trimave”. “Janë duke u analizuar të gjitha aspektet e ngjarjes. Kjo është çështje e ndjeshme edhe për Republikën e Maqedonisë edhe për Republikën e Kosovës. Qeveria e Republikës së Maqedonisë është duke i shqyrtuar mundësitë për interpretimin ndërkombëtar ose hetimin e të gjitha rrethanave lidhur me këtë ngjarje”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë së RM-së, Mile Boshnjakovski, në konferencën e sotme për shtyp. Ai shtoi se kjo analizë duhet ta japë edhe përgjigjen e pyetjes se cili institucion dhe nga cili…

Lexo më Shumë

Në 11 muajt e kaluar të këtij viti janë zbuluar gjithsej 1784 persona, të cilët nuk kanë pasur leje për vozitje, nga të cilët 180 vetëm në muajin nëntor. Përveç kësaj, gjithashtu janë zbuluar edhe 1435 automjete me regjistrim të skaduar. Numri më i madh i vozitësve të egër të zbuluar kanë drejtuar vetura, por edhe furgonë, kamionë si dhe minibusë. Kryesisht bëhet fjalë për persona të moshës nga 16, 17 deri në 35 vjet, mes të cilëve jo rrallë herë ndalohen edhe personat e njëjtë të cilët përsërisin të njëjtën kundërvajtje. Ajo që më tepër është shqetësuese është fakti…

Lexo më Shumë

Subhi Jakupi tregon arsyetimin për dorëheqjen, ku edhe pret të konstatohet dorëheqja e tij dhe e kolegëve të vet nga Parlamenti. “Unë dua t’iu tregoj se sot do të deponoj dorëheqjen time për shkaqe etike të jotransparencës për vendimin në lidhje me bonuset. Ne kemi sjellë edhe vendime të tjera, por ky ishte më alarmanti, ndoshta jo për fajin tim personal, por edhe për faj të udhëheqësisë. Do të jetë më e ndershme që edhe unë të bëj të njëjtën gjë”, ka thënë për mediat Subhi Jakupi . Ai shpjegoi edhe procedurën e zëvendësimit të tij dhe kolegëve tjerë për…

Lexo më Shumë