Author: Semi

Seanca për lëndën ”Spiuni” është shtyrë për më 23 janar të vitit që vjen për shkak të mungesës së Marjan Efremov, që është një nga të dënuarit e kësaj lënde. Gjykata urdhëroi që në seancën e radhës, Efremov të merr thirrjen për në gjyq. Përndryshe kjo lëndë i është dhënë Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Në tetor të 2016, Gjykata e Apelit në Shkup pranoi pjesërisht ankesat e të akuzuarve në këtë lëndë. Kjo bëri që të dënuarve t’u ulen dënimet Goran Stajkovit për 3.3 vite, Marjan Efremovit për 4 vite, Marijan Maxhovskit iu ndryshua dënimi nga 1.5 vite në dënim…

Lexo më Shumë

Finance Think – Instituti për hulumtime ekonomike dhe politikë i motivuar nga problemet reale sociale të shkallës së lartë të varfërisë, papunësisë së lartë dhe cilësisë së ulët të shërbimeve shëndetësore, në të njëjtën kohë edhe nevojës dhe presionet serioze për investime më të mëdha në shëndetësi, bëri dy hulumtime për reformën të ardhura minimale të garantuara dhe për sistemin e përfshirjes shëndetësore universale me ç’rast organizon dy tryeza të rrumbullakëta. Në tryezën e parë të rrumbullakët “Inovacione për mbrojtje gjithëpërfshirëse sociale: ndihmë sociale, paga minimale, të ardhurat dinjitoze”, do të kërkohen përgjigje përse transferimet sociale e lehtësojnë varfërinë me…

Lexo më Shumë

Trembëdhjetë persona janë lënduar në tetë prej gjithsej 15 aksidenteve të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në shtatë aksidente është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh kundërvajtjesh. Njëzet shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit në udhëkryq dhe dy shoferë nuk kanë dhënë përparësi në kalim këmbësorëve, si dhe tre shoferë që janë parkuar në mënyrë jo të rregullt. Nga komunikacioni janë përjashtuar tre shoferë të cilët…

Lexo më Shumë

– Deklarata e ambasadorit, Methju Nimic e dhënë pas takimit me negociuesit e Maqedonisë dhe Greqisë dallon prej të gjitha deklaratave të deritanishme, duke e pasur parasysh kornizën ligjore precize e cila përmendej prej tij, gjegjësisht se ky problem “mundet dhe do të duhej ose duhet të zgjidhet vitin e ardhshëm. Megjithatë, sado që të jetë e përcaktuar, ajo në vete përmban një rezervë të caktuar, pasi që përmban kusht, vlerëson në deklaratën për MIA-n, ambasadori Gjorgji Filipov. “Nënkuptohet se ajo është inkurajuese, atmosfera është me të vërtetë shumë më e mirë se gjendja që ishte tre viteve të fundit…

Lexo më Shumë

Në Kumanovë sot do të prezentohet edhe raporti monitorues “Ombudsmani – midis qytetarëve dhe institucioneve”, gjegjësisht konstatimet prej monitorimit të punës së Avokatit të Popullit dhe prej fokus-grupeve të organizuara prej gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile nga Strumica, Shtipi, Manastiri, Tetova dhe Shkupi. Para të pranishmëve fjalim do të mbajnë zëvendësavokati i popullit i Zyrës rajonale në Kumanovë, Naser Veseli, drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut, Urania Pirovska, drejtoresha ekzekutive e OJQ Infoqendra, Biliana Bejkova dhe gazetarja Gordana Duvnjak. Në kuadër të prezentimit, e cila është në organizim të OJQ Infoqendrës dhe Komitetit të…

Lexo më Shumë

Sot do të vazhdojë debati në Komisioni për euro-integrime në çështjen e ligjit për gjuhët, por pa pjesëmarrjen e deputetëve të OBRM-PDUKM-së. Seanca e djeshme u ndërpre pasi që kryesuesi Artan Grubi nuk u dha mundësi për vërejtej procedurale deputetëve të Lëvizjes Besa, pas refuzimit të amandamentit të tyre. Deputetët e Besës filluan të bëjnë zhurmë, duke i rënë tavolinës. Gjithsej 90 amandamente janë dorëzuar për këtë ligj, 84 nga OBRM-PDUKM, 4 nga LSDM dhe 2 nga Besa.

Lexo më Shumë

Edhe pse kryeqytetet tjera nga rrethina kanë kryer brengat e zbukurimit për festat e fundvitit, Shkupi ka vendosur që vetëm gjys muaji të jetë i stolisur. Kjo ka ndodhur për shkaqe administrative pasi kryetari i Bashkisë së Shkupit ka vendosur që një gjë e tillë të ndodh me një formë tjetër. Siç dihet tashmë, në qendër të Shkupit nuk do të pritet ndërrimi i moteve, dhe paratë do të jepen për qëllime humanitare, një gjë e tillë ka penguar edhe stolisjen e qytetit. Më herët është kontraktuar një kompani që shërbimet për mjetet piroteknike dhe për stolisje të qytetit t’i…

Lexo më Shumë

Në një bashkëbisedim me pronarin e gazetës “Lajm”, z. Fejzi Hajdari, në emisionin “ Këshilla” që transmetohet në Almakos, flet për gazetarinë dhe çfarë gazetarie bëhet në Maqedoni. Si pronar i gazetës “Lajm”, ai na tregon se sa e vështirë është të mbash në treg një gazetë, ku sot dihet se kemi një zhvillim të hovshëm të teknologjisë. /Almakos Përgatiti: Delvina Kërluku Montimi: Evi Shkopi Kameraman: Dejan Nedelkovski

Lexo më Shumë

Në një bashkëbisedim me pronarin e gazetës “Lajm”, z. Fejzi Hajdari, në emisionin “ Këshilla” që transmetohet në Almakos, flet për gazetarinë dhe çfarë gazetarie bëhet në Maqedoni. Si pronar i gazetës “Lajm”, ai na tregon se sa e vështirë është të mbash në treg një gazetë, ku sot dihet se kemi një zhvillim të hovshëm të teknologjisë. /Almakos Përgatiti: Delvina Kërluku Montimi: Evi Shkopi Kameraman: Dejan Nedelkovski

Lexo më Shumë

Buxheti i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës për vitin 2018 është 4 miliard e 268 milionë dhe 497 mijë denarë, janë rreth 69 milionë dhe 406 mijë euro, që tregon një rritje prej 4.48% krahasuar me vitin e kaluar. Në buxhetin e përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë, buxheti i Ministrisë së Kulturës merr pjesë me 2%, që është, deri më tani, buxheti më i madh kulturor në krahasim me vendet e rajonit./dk/ Almakos.com

Lexo më Shumë

Hapja e Ambasadës së Maqedonisë në Brazil është fillimi i miqësisë së re dhe bashkëpunimit midis dy vendeve, porositi Ivanov në hapjen solemne të Ambasadës në Brazilia. Duke shfaqur shpresë se edhe Brazili do ta hapë ambasadën e saj në Maqedoni, presidenti Ivanov vlerësoi se liberalizimi i vizave midis të dyja vendeve paraqet stimul plotësues për zhvillimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës, veçanërisht në sferën e turizmit. “Përveç transformimit dixhital, kontakti personal është i pandryshueshëm dhe prania juaj personale në këtë ngjarje tregon se ky është fillim i një miqësie dhe bashkëpunimi të ri. Na nevojitet bashkëpunim dhe janë të nevojshme kontakte…

Lexo më Shumë

Programi për zhvillim i OKB-së (UNDP) ka hapur konkursin për propozim-projekte për realizimin e projektit ”Përmirësimi i menaxhimit me rajonet e mbrojtura”. Propozimet mund të dorëzohen nga organizatat qytetare dhe komunat, ndërkaq parqet kombëtare dhe rajonet tjera të mbrojtura do të përfshihen në komponentë tjetër. Projekti parasheh financa për 15 propozime të cilat do të mbështeten me një fond prej 50 deri 100 mijë euro për projekt. Propozimet duhet që përqëndrohen në aktivitete që promovojnë mbrojtje të natyrës dhe shfrytëzim të burimeve natyrore, duke përmirësuar kushtet për jetë për bashkësitë lokale në rajonet e synuara të përfshihen në projekt.

Lexo më Shumë