Me politikë të vërtetë dhe me lidership të vërtetë, vendin mundeni ta bëni më të fuqishëm. Maqedonia përjetoi krizë të vazhduar politike, e cila zgjati tre vite, por nga ajo dolëm më të fuqishëm dhe treguam se me politikë të vërtetë dhe lidership sërish u bëmë shembull pozitiv ballkanik për BE-në dhe NATO-n, theksoi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska për BBC. Shekerinska mori pjesë në njërin nga emisionet informative qendrore të BBC News, “Beyond 100 Days”. Në paralajmërimin e intervistës, gazetarja nga studioja në Uashington, Katty Kay, e prezantoi Maqedoninë si vend i cili kërkon vend në BE dhe NATO,…
Author: Semi
Zvicra ka nisur të eksperimentojë projektin për “të ardhurat bazë të pakushtëzuara”, një nismë që synon t’u sigurojë të gjithë qytetarëve të ardhura minimale për të jetuar, pavarësisht nëse janë apo jo të punësuar. Projekti nisi testimin në qytetin e Cyrihut me vendim të këshillit komunal, pavarësisht se zvicerianët e refuzuan këtë nismë në referendumin e vitit të kaluar./lajmpress.com Sipas projektit, çdo qytetari i garantohen minimalisht 2200 euro në muaj. Minorenëve rreth 550 euro. Bëhet fjalë për shuma që i mbajnë banorët e Cyrihut mbi kufirin e varfërisë, bazuar gjithmonë tek standardi zviceran. Procedurat e aplikimit dhe mënyra e shpërndarjes…
Vitin e ardhshëm duhet të fillojë ndërtimi i pjesës së dytë të binarëve hekurudhorë drejt Bullgarisë, në aksën nga Bellakovca deri në Kriva Pallankë, në gjatësi prej 34 kilometrash, prej kur dje zyrtarisht u miratua grant prej 68,6 milionë euro nga Bashkimi Evropian. “Atë që e paralajmëruam para disa viteve gjatë vizitës në Trieste do të realizohet. Maqedonia do të pranojë grant prej 68,6 milionë euro për ndërtim të pjesës së dytë të hekurudhës drejt Bullgarisë nga Bellakovca deri në Kriva Pallankë. Dokumentacioni i projektit është i përfunduar, është shpallur tender dhe në vitin 2018 duhet të fillojë ndërtimi i…
Propozim-ligji i ri për duhanin, i sjellë me procedurë të shkurtuar, ka sjellë përplasjen e mjekëve dhe hotelierëve në seancën publike të mbajtur në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni. Njëra palë kërkon ligj që do t’i kënaqë duhanpirësit, kurse të tjerët konsiderojnë se ligji është një hap mbrapa tentimeve për t’u ulur duhanpirja. Deputeti Tomisllav Tuntev tha se nuk mendohet që të bëhet liberalizimi dhe heqja e çfarëdo të drejte për ata që nuk janë duhanpirës, por qëllimi është të mundësohet kushte të njëjta për të gjithë hotelierët, kduo që janë në Maqedoni. Mjekja Elena Qosevski tha se është vërejtur ulje…
Greqia, Maqedonia dhe Serbia, dëshirojnë që të ndërtojnë kanal lundrues që do ta ndërlidhë lumin Danub me Detin Egje dhe Detin Mesdhe, i cili sipas kryeministrit grek Aleksis Cipras “do të mund të ndryshojë gjeografinë e Ballkanit”, thekson magazina gjermane “Velt”. Gazeta e vlerëson projektin si “senzacional” dhe thekson se kërkohen investues, të cilët do t’i ndërmarrin shpenzimet e larta për ndërtimin e korridorit lundrues, qëllimi i të cilëve është ndërlidhja e lumenjve Danub, Morava dhe Vardar. Për projektin grandioz, me vlerë prej 17 miliardë eurosh, njofton edhe rrjeti gazetaresk gjerman N-tv.
Gjyla Çeliku Varësisht rrethanave, ashtu krijohet edhe personaliteti. Rrethanat përfshijnë korpusin familje, zanatin(profesionin) që ushtron dhe pozitën që profesioni të ofron dhe institucioni ta miraton. Pozitat e pa profesionalizuara janë në dëm të institucionit, organizatës, partisë dhe shoqërisë. Pozitat për hatër, pozitat me pretendime dhe pozitat egocentrike janë shkatërruese të idealit. Pozitat e pamerituara, avancimi i të pamerituarve krijon analfabetë meritokratë, të cilët kërkojnë vetëm lëvdata dhe t’jenë në qendër të vëmendjes “për sukseset e arritura”, pa e kuptuar asnjëherë që dikush me përkushtimin më të madh ka flijuar gjithëçka për krijimin e diçkaje me ndikim. Psh nëse ne marrim…
Qenan Aliu Në një shoqëri ku klasa politike nuk shpërfaq kulturë dhe ndjesi për prosperitetin e vendit ; dhe atje ku klasa politike nuk ka kapacitete për arritjen konsensuseve dhe kompromiseve të nevojshme dhe imanente për të mirën e përgjithshme të qytetarëve , sheti nuk mund të reflektojë në rrugëtimin e integrimit në strukturat Euro-Atlanitike . Koncepti mental i establishmentit politik në vend ,balanca politike dhe shumica e brishtë në Kuvendin e Maqedonisë, do të rrënojë procesin e rrugëtimit të vendit për në familjen e madhe.Nuk do të jetë e mjaftueshme vetëm synimi i qeverisë së re për gjetjen e…
Ndotja ekstreme e ajrit, vjen për arsye të jo-seriozitetit të autoriteteve të qytetit të Shkupit, të cilët nuk janë të aftë të ndërmarrin masa efikase kundër ndotjes. Mungojnë masat afatgjate sepse masat e ndërmarra deri më tani nuk kanë dhanë rezultatet e pritura. Në një prononcim për Almakos, ambientalisti Afrim Osmani thotë se ndotja e ajrit kulmin e arrinë gjatë stinës së dimrit kur qytetarët përdorin drunjtë për ngrohje ndërsa deponitë e egra shfrytëzojnë situatën për të diegur mbeturinat për të kaluar pa u ndëshkruar nga autoritetet. “Apelojë te autoritete e Shkupit, në luftën kundër ndotjes së ajrit urgjentisht të…
Ndotja ekstreme e ajrit, vjen për arsye të jo-seriozitetit të autoriteteve të qytetit të Shkupit, të cilët nuk janë të aftë të ndërmarrin masa efikase kundër ndotjes. Mungojnë masat afatgjate sepse masat e ndërmarra deri më tani nuk kanë dhanë rezultatet e pritura. Duhet të veprohet me masa më agresive sikur veprojnë edhe vendet tjera kur përballën me ndotjen e ajrit. Kështu vlerësojnë ambientalistët dhe qytetarët e kryeqytetit për Almakos. Ambientalisti, Afrim Osmani thotë se qyteti i Shkupit nuk e ka marrë me seriozitet luftën kundër ndotjes së ajrit. “Edhe përskaj apeleve dhe ndërmarrjes së masave konkrete për uljen e…
Rreth 65.000 bujqve të cilët realizojnë të ardhura deri në një milionë denarë, në fillim të çdo viti do t’u kthehet tatimi personal të cilin e kanë paguar në 12 muajt e kaluar. Siç kumtoi sot ministri resor, Lupço Nikollovski, këta bujq do të lirohen edhe prej shpenzimeve administrative, gjegjësisht prej obligimit për të paraqitur tatimin. Këtë në emrin e tyre do ta bëjnë blerësit. “Me ndryshimet e Ligjit për tatimin personal të të ardhurave, lirimi i deritanishëm prej 300.000 denarësh të të ardhurave do të shndërrohet në kthim të plotë të tatimit për të ardhura deri në një milionë…
Në fillim të seancës së nesërme do të konstatohen dorëheqjet e deputetëve Vasko Kovaçevski dhe Stevo Pendarovski. Kovaçevski, i cili sot dha dorëheqje nga funksioni i deputetit, deklaroi se do të jetë njeriu i parë i kombinatit të “REK Bitolla” derisa Pendarovski është zgjedhur Koordinator nacional i NATO-s. Në vendet e tyre të deputetëve do të jenë Samka Ibraimovski dhe Dalibor Bogdanovski. Në deklaratën për mediat Kovaçevski konfirmoi se është e mundur të ketë ndryshime më të mëdha në kuadrin qeveritar, por vlerëson se duhet të prononcohet kryeministri, Zoran Zaev. Ai pret që këto ndryshime të jenë në drejtim të…
Braktisja e pozicionit ministror të Samka Ibraimovski paralajmëron ndryshime të mëdha në përbërjen qeveritare. Deri më tani dihet se duhet të zgjidhen ministri i Shëndetësisë dhe një ministër pa portofol, si dhe zëvendësministri i Arsimit. Sipas informacioneve të MIA-s, do të bëhen edhe ndryshime të tjera në përbërjen qeveritare përveç plotësimit të vendeve vakante. Në Qeveri me siguri më nuk do të marrë pjesë Aleanca për Shqiptarët, ndërsa vendin ministror të Shëndetësisë do ta marrë LSDM-ja. Përzgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë do të duhet të ndodhë javën e ardhshme. Ibraimovski në parlament vjen në vendin e Vasko Kovaçevskit,…