Maqedonia dhe Bullgaria do të dëshmojnë se anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është në dobi edhe të BE-së. Ky është konkluzioni nga takimi që realizuan kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe zëvendës presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova. Zaev në këtë takim ka theksuar se edhe ky takim është rezultat i intensifikimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve, të cilat kanë fituar dinamikë të theksuar pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, informojnë nga qendra për shtyp e Qeverisë. Zaev ka informuar Zëvendës presidenten e Bullgarisë dhe delegacionin e saj me aktivitetet aktuale…
Author: Semi
Drejtori i Qendrës së kulturës në Tetovë, Haki Fazliu sot ka njoftuar se borxhet e akumuluara të Teatrit të Tetovës janë shlyer. Fazliu thotë se Qeveria dhe Ministria e kulturës ka gatishmëri për të ndihmuar për tejkalimin e problemeve duke siguruar 60 mijë euro. “Për shkak se me mjete financiare ne kemi shlyer thuajse të gjitha borxhet e trashëguara ashtu që operatori ekonomik është këndellë”, thotë Fazliu. Sipas tij, nëse çdo gjë shkon sipas planit dinamik të ndërtimit, shpejt pret të mbarojë edhe ndërtimi i objektit të teatrit në Tetovë. “Gjatë gjithë kësaj periudhe përpëlitemi për ndërtimin e këtij objekti…
Në Gjykatën Penale sot u mbajt seancë e re për lëndën “Trust” të PSP-së, ku u mor në pyetje eksperti lgor Kosotv, i propozuar nga Prokuroria Speciale Publike. Në fillim të gjykimit, mbrojtja dorëzoi dokumente të reja si prova të cilat u pranuan nga Gjykata dhe nga PSP. Gabriel Bubevski nga PSP, pas përfundimit të seancës së sotme, tha se pas marrjes në pyetje të ekspertit ekonomik të propozuar nga ana e tyre lidhur me furnizimin e makinave dhe të dy firmat nga konsorciumi “Transmet” dhe “Sileks”, është vërejtur se ato nuk kanë disponuar me pajisjen e nënvizuar në dokumentacionin…
Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, sot për Almakos ka deklaruar se me mjetet e siguruara nga buxheti i shtetit deri në fund të vitit të ardhshëm pritet të mbarojë ndërtimi i objekteve të Teatrit shqiptar në Shkup dhe të bibliotekës në Tetovë. Aziri thotë se qeveria në buxhetin e vitit 2018 ka siguruar mbi 4 milion euro për mbarimin e punimeve dhe po aq mjete janë paraparë edhe për mbarimin e punimeve të bibliotekës në Tetovë. “Mjetet e ndara për Teatrin e Shkupit janë mjete të cilat janë paraparë në mënyrë që të perfundoj ndërtimi i këtij…
Republika e Çekisë ka dhuruar dyzet e pesë automjete “Shkoda Oktavia” për Republikën e Maqedonisë, me qëllim të përforcojnë policinë kufitare maqedonase, në mënyrë që të përballët më mirë me kontrollin e kufijve të vendit, raporton Anadolu Agency (AA). Ambasadori i Çekisë në Shkup, Miroslav Toman, gjatë dorëzim-pranimit të automjeteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tha se përmes këtij donacioni, Republika e Çekisë dëshmon se krizën me migrantët që përfshiu Evropën në vitin 2015, nuk e trajton vetëm brenda kufijve të saj, por ndihmon edhe shtetet tjera si shenjë e vullnetit për përballje të përbashkët. “Republika e Çekisë nuk…
Gati se për 2 orë klientët e operatorit VIP nuk kanë mundësi të bëjnë thirrje telefonike dhe të kyçen në internet nga ky operator. Ende mbeten të paqarta shkaqet se pse ka rënë sistemi operativ i thirrjeve telefonike të kësaj kompanie. Disa qytetarë kanë denoncuar rastin, duke theksuar se janë pamundësuar të bëjnë thirrje telefonike nga operatori VIP , ku të njejtit janë ravoltuar se pse nuk po mund ti shfrytëzojnë shërbimet edhe pse i kanë paguar të njejtat.
Ushqim për të gjithë – Banka për ushqim Maqedonia dhe Eurohuman Internacional Maqedonia me përkrahjen e CBF Partnership Maqedonia dhe në bashkëpunim me Komunën e Haraçinës dhe Kryetaren e re Milikije Halimi, sot janë shpërndarë 38 paketa me produkte ushqimore për familjet nevojtare në Komunën e Haraçinës.
Problemet me të cilat përballen ndërmarrjet komunale ishin temë e bisedave në takimin ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe drejtorëve të përgjithshëm të ndërmarrjeve komunale nën organizim të Shoqatës së ofruesve të shërbimeve komunale-ADKOM, informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë. Drejtorët dhe kryeministri kanë diskutuar për problemet e shumta me të cilat përballen ndërmarrjet, ku Zaev ka theksuar gatishmërinë e Qeverisë që sëbashku me komunat të zgjidhin problemet e grumbulluara. Në kumtesën e dërguar nga Qeveria thuhet se Zaev ka nënvizuar se do të ketë rritje të ndihmës financiare të Qeverisë, si një mekanizëm për zgjidhjen e problemeve të caktuara…
Mjegulla e cila mbuloi Shkupin me rrethinë shkaktoi probleme në trafikun ajror. Pjesë nga fluturimet të aeroportit të Shkupit janë anuluar, kurse një pjesë e tyre drejtohen drejtë aeroportit të Ohrit konkretisht Prishtinës. Sipas informacioneve të paraqitura në ueb faqen e aeroportit të Shkupit, të anuluara janë linjat ajrore drejt Stambollit, Vienës, Bazelit, Budapestit dhe Dubait, kurse fluturime ka vetëm në drejtim Ljubljanës dhe Dortmundit Nga ana tjetër nga atje informojnë se një pjesë e linjave ajrore nga Londra, Dubai, Brukseli dhe Budapesti janë drejtuar në drejtim të Ohrit dhe Prishtinës. Almakos.com
Unë nuk e kam hapur debatin për ndarjen e bonuseve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Të gjithë të punësuarit ishin të informuar për këtë edhe atë jo vetëm në Komision. Unë dhashë komentin tim vetëm për të filluar një debat i mirëfilltë publik për atë pyetje, tha sot ambasadori Amerikan Xhes Bejli. Në pyetjen se a do duheshte që anti-korrupsioni të merret me këtë çështje ambasadori Bejli tha që janë mediumet ata që duhet ti pyesin vet anëtaret e anti-korrupsionit për këtë çështje, duke shtuar se të gjithë pa dallime duhet të luftojmë kundër korrupsionit. “Qytetarët kanë mundësinë që kundër korrupsionin…
Me politikë të vërtetë dhe me lidership të vërtetë, vendin mundeni ta bëni më të fuqishëm. Maqedonia përjetoi krizë të vazhduar politike, e cila zgjati tre vite, por nga ajo dolëm më të fuqishëm dhe treguam se me politikë të vërtetë dhe lidership sërish u bëmë shembull pozitiv ballkanik për BE-në dhe NATO-n, theksoi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska për BBC. Shekerinska mori pjesë në njërin nga emisionet informative qendrore të BBC News, “Beyond 100 Days”. Në paralajmërimin e intervistës, gazetarja nga studioja në Uashington, Katty Kay, e prezantoi Maqedoninë si vend i cili kërkon vend në BE dhe NATO,…
Zvicra ka nisur të eksperimentojë projektin për “të ardhurat bazë të pakushtëzuara”, një nismë që synon t’u sigurojë të gjithë qytetarëve të ardhura minimale për të jetuar, pavarësisht nëse janë apo jo të punësuar. Projekti nisi testimin në qytetin e Cyrihut me vendim të këshillit komunal, pavarësisht se zvicerianët e refuzuan këtë nismë në referendumin e vitit të kaluar./lajmpress.com Sipas projektit, çdo qytetari i garantohen minimalisht 2200 euro në muaj. Minorenëve rreth 550 euro. Bëhet fjalë për shuma që i mbajnë banorët e Cyrihut mbi kufirin e varfërisë, bazuar gjithmonë tek standardi zviceran. Procedurat e aplikimit dhe mënyra e shpërndarjes…