Author: Semi

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, pati takim me përfaqësues të Senatorëve Italian Vanino Kiti dhe Pjetro Liuci që janë edhe përfaqësues të Komisionit për politik evropiane në Senatin e Republikës së Italisë me të cilët u diskutua për perspektivat euro- atlantike të vendit tonë si dhe për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve. Osmani, siç informojnë nga kabineti i tij, theksoi mirënjohje për mbështetjen e deritanishme nga ana e Republikës së Italisë për aspiratat tona euro-atlantike si dhe për mbështetjen e Italisë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE si bazë për stabilitetin në rajon.…

Lexo më Shumë

Konkursi për veprimtarinë botuese është pjesë e platformës kulturore e Fondacionit Albiz, ku i nxitë të gjithë autorët (me theks të veçantë autorëve të ri) të konkurrojnë me punimet e tyre, me qëllim që të rritet fondi i librave dhe t’u jepet mbështetje autorëve. Fondacioni Albiz e shpall konkursin për veprimtari botuese, e cila shënon 5 vjet nga themelimi i kësaj veprimtarie. Konkursi për veprimtarinë botuese për vitin 2018  shpallet më 07 Dhjetor, 2017 i cili do të jetë i hapur deri më 28 Shkurt, 2018 të drejtë aplikimi kanë të gjithë autorët me tekste autoriale të gatshme për botim nga fushat në vijim:…

Lexo më Shumë

Ademi nga Shkupi është vrarë në Siri. Ai ka qenë sportist i shkëlqyer në boks dhe anëtarë i Klubit të boksit “Shkupi”. Ja lista me emrat e 40 shqiptarëve të vrarë në frontet e luftës në Siri dhe Irak: Nga Kosova 21 Muhamet Koprova (22) nga Mitrovica, Atdhe Deva nga Peja, Pajtim Ulluri (22) nga Lipljani, Naman Demolli nga Prishtina, F. S. nga Prishtina, Valon Musliu nga fshati Tushille (Skenderajt) H. Dema nga Kaçaniku, Musë Ahmeti, Hetem Sinan Dema dhe Qani Mujaku nga Kaçaniku. Po ashtu në muajin prill të këtij viti është raportuar se janë vrarë dy shqiptarë nga…

Lexo më Shumë

Pasdite pritet pastrim i mjegullës dhe ndotjes në Shkup. Nga DPHMja paralajmërojnë se rreth mesditës dhe pasdites do të fillojë të fryjë erë e cila do të kontribuojë për pastrim të mjegullës dhe ndotjes, ndërsa nga nesër do të ketë edhe reshje shiu. Niveli i PM 10 grimcave gjatë natës së kaluar në Qendër nuk janë lëshuar nën 200 mikrogramë. Vlerat maksimale i ka arritur gjatë natës kur janë matur deri në 470 mikrogramë në një metër kub: Mëngjesin e sotëm matjet e fundit tregojnë koncentrime nga 277 mikrogramë. Në Gazi Babë niveli i PM 10 grimcave lëvizte nga 90…

Lexo më Shumë

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi ka thënë se nuk rrezikohet shumica parlamentare me dorëheqjen e deputetëve. Ku sot tërhiqen nga pozita e deputetit Vasko Kovaçevski dhe Stevo Pendarovski. “Dy deputetë janë në dorëheqje por unë mendoj që nuk është e rrezikuar shumica parlamentare, për faktin që në procedurë është e rregulluar që para se të fillohet me seancën e parë e kemi patjetër të bëhet verifikimi i mandateve të deputetëve të radhës që vijnë dhe për atë arsye pohoj dhe vërtetoj që nuk rrezikohet shumica parlamentare. ”, deklaroi  Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Në kuadër të Programit Erazmus plus, gjashtë nxënësit më të dalluar dhe më meritor të gjimnazit të Gostivarit, të udhëhequr nga profesoresha Arbena Solejmani, prej 2 deri më 12 dhjetor qëndruan në Bursa të Turqisë. Nxënësit shqiptarë, maqedonas dhe turq nga Gostivarit morën pjesë në aktivitetit e organizuar me temë “All start with Music” (Çdo gjë fillon me muzikën) ku morën pjesë edhe të rinj nga Turqia dhe Italia prej të cilëve një pjesë me prejardhje nga Pakistani. “Muzika ishte ajo e cila e kishte qëllimin që te afrojë njerëzit më afër njëri-tjetrit. Aktivitetet tona ishin nga më të ndryshmet…

Lexo më Shumë

Vendet e zbrazëta të cilat duhej të plotësoheshin në Qeveri, braktisja e djeshme e pozitës ministrore nga Samka Ibraimovski dhe bisedimet midis kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti paralajmërojnë për ndryshim më të madh në përbërjen qeveritare. Deputeti Artan Grubi i BDI-së dje konfirmoi se kanë përfunduar bisedimet lidhur me përbërjen qeveritare, ndërsa në seancë kuvendore sot duhet të konstatohen dorëheqjet e deputetëve Vasko Kovaçevski dhe Stevo Pendarovski. Kovaçevski dje deklaroi se do të jetë njeriu i parë i kombinatit të “REK Bitolla” derisa Pendarovski është zgjedhur Koordinator nacional i NATO-s. Në vendet…

Lexo më Shumë

– Rezultatet nga matja e tretë e Indeksit të klientelizimit në mediat e Evropës Juglindore do të prezantohen sot në BE Infoqendrën në Shkup, në organizim të Asociacionit për hulumtime, komunikime dhe zhvillim “Pablik”. Aktiviteti është pjesë e projektit “Përgjigjja e qytetarëve ndaj klientelizmit në media – Rrethi medial”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar nga Zyra e organizatave qytetare pranë Qeverisë të Republikës së Kroacisë.

Lexo më Shumë

Në Kinotekën e Maqedonisë sonte nga ora 20 në kuadër të Festivalit të dytë ndërkombëtar të montazhit filmik “Sinematik” do t’i ndahet çmimi për vepër jetësore laureatit të sivjetmë montazhierit të njohur Andrija Zafranoviq. Zafranoviq në orën 11 do të mbajë master-klas në Fakultetin për Arte Dramatike në Shkup, ndërsa për nder të tij në festivalin “Sinematik” do të shfaqet filmi “Kushtetuta e Republikës së Kroacisë” në regji të Rajko Gërliq. Çmimin e ndajnë Asociacioni i Profesionistëve të Filmit të Maqedonisë dhe Festivali i filmit “Sinematik” kushtuar montazhierëve Zafranoviq është i njohur për montazhin e filmave “Babi në rrugë zyrtare”…

Lexo më Shumë

jri i ndotur në mënyrë të drejtpërdrejt është i lidhur me shëndetin dhe mirëqenien e njeriut, ndërsa më së shumti pësojnë personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët. “Pasojat janë të shumta duke nisur nga sistemi kardiovaskular, pra zemra dhe enët e gjakut, sistemi respirator, mushkëritë, prej rrugëve të epërme të frymëmarrjes, prej hundës, fytit, mandej edhe mushkërive, gjithashtu pëson edhe sistemi nervor, mund të vijë edhe te infarktet e trurit”,- deklaroi dr. Gjyltene Zendeli nga IShP. Nga IShP theksojnë se në ndotjen a ajrit dukshëm ndikon edhe faktori njeri.  “Ta rrisim higjienën komunale, të mos djegim mbeturina të…

Lexo më Shumë

Doli nga botimi numri i dytë i In your pocket për Shkupin me një pjesë të Turizmit malor në Maqedoni. Udhërrëfyesi është shtypur në 20.000 kopje dhe janë distribuuar në më shumë se 150 lokacione në qytet. Krahas versionit të shtypur, ka edhe apliakcion celular dhe ueb faqe https://www.inyourpocket.com/skopje . Brendi In Your Pocket si udhërrëfyes më i madh në Evropë ekziston 25 vite dhe për momentin në familjen e In your pocket janë të përfshira 32 vende në botë me mbi 250 udhërrëfyes për qytete të ndryshme në mbarë botën. Udhërrëfyesi Skopje In your pocket ka rëndësi të madhe…

Lexo më Shumë

Është arritur progres për ndërtimin dhe ngritjen e besimit midis Athinës dhe Shkupit, por pritet që kjo të dëshmohet me hapa konkret, kështu vlerëson deputeti nga Parlamenti Evropian, një-herit kryetar i delegacionit evropian në komitetin e Përbashkët Parlamentar të Republikës së Maqedonisë “Për të arritur deri tek zgjidhja e çështjes së emrin të Maqedonisë, është e nevojshme që e njëjta të jetë e pranueshme për të dyja palët, dhe është e patjetërsueshme që mund të japin edhe Athina po edhe Shkupi”, tha Petrele duke shtuar se është shumë më optimist se vitin e kaluar dhe duke theksuar që është e…

Lexo më Shumë