Author: Semi

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski sot deklaroi se nuk do të ketë largime në administratën publike, ndërsa punësime do të ketë konform nevojave. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Mançevski tha se tashmë ka ulje natyrore të numrit të administratës, gjegjësisht është ulur numri i të punësuarve, ndërsa numri i saktë do të dihet në mars kur Ministria në mënyrë ligjore duhet të japë raport për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në vitin paraprak. Analizat, siç theksoi, do ta japin pasqyrën e vërtetë për gjendjen në administratë. “Ne nuk kemi inxhinierë, inxhinierë të ndërtimit, nuk…

Lexo më Shumë

Ndotja e ajrit në Shkup është mbi kufirin e lejuar dhe për këtë kërkohen masa afatshkurtëra dhe afatgjatë për të zvogëluar prezencën e grimcave të dëmshme në ajër. Për këtë, transporti publik do të ketë reforma dhe do të porositen autobusë elektrik për NTP ndërsa për vozitësit privat do të sigurohen ndihma financiare në formë të subvencionit që të paisen me autobusë që i përmbushin nevojat për punë ekologjike dhe që do të jenë me standarde EURO 5 apo EURO 6. Këto masa do të fillojnë të miratohen nga dita e parë e vitit 2018 kurse gjithësejt janë siguruar 3.9…

Lexo më Shumë

Çmimet për sipërmarrësit më të suksesshëm nga ndërmarrje mikro dhe të vogla për vitin 2017 sot do të ndahen në Shkup në manifestimin tradicional “Sipërmarrësi i vitit” në të cilin do të mbajë fjalim edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Organizatorë të manifestimit, që do po mbahet për të 11-n herë, janë Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (OEM), Fondacioni zhvillimor i Maqedonisë për ndërmarrje (FZHMN), ndërsa bashkorganizator është Qendra rajonale për zhvillim të inovacioneve dhe mësimit sipërmarrës (QRZHIMS).

Lexo më Shumë

Libri “Shihemi në majë” në gjuhën shqipe, i autorit Kosta Petrov do të promovohet sonte në Librarinë e Çarshisë. “Shihemi në maje” e ka përjetuar promovimin e tij në gjuhën maqedonase para pothuajse pesë viteve dhe është shitur në më shumë se 12.000 kopje. Muajin e ardhshëm libri do të promovohet edhe në Kosovë dhe në Shqipëri. Botimi shqip i “Shihemi në majë” do të mund të blihet që nga 20 dhjetori në libraritë e Qendrës botuese “Tri”, të gjitha libraritë më të mëdha në vend, si dhe online në www.kniga.com.mk. Katër librat e Kosta Petrovit, “Shihemi në majë”, “Frika”,…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni ka bërë thirrje për prishjen e rendit gjatë festave të fund vitit. ”Bëjmë thirrje deri tek qytetarët që mos plasin lëndë piroteknike gjatë festave të vitit të ri. Gjithashtu apelojmë që mos përdoren armë zjarri” thuhet në njoftimin e MPB-së. Sipas ligjit, dënimet për përdorje të mjeteve piroteknike dhe mjeteve plasëse janë të larta dhe do të arrijnë vlerën prej 200 deri në 500 euro, në kundërvlerë të denarit. Ata që do të organizojnë krisje të mjeteve piroteknike apo fishekzjarre në masë, duhet të marrin masat e sigurisë paraprakisht dhe policia është në…

Lexo më Shumë

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar në një aksident rrugor që ka ndodhur mbrëmë kur automjeti është përplasur në një shtyllë në bulevardin “Brigada e Tretë e Maqedonisë” afër Rade Konçarit. Policia bëri të ditur se në aksidentin ka vdekur Z.V. (1966) i cili e ka drejtuar makinën “BMV”, ndërsa janë lënduar M.K (2000) dhe K.K. (1993). Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:50. ndërsa pas aksidentit ka intervenuar edhe Brigada Zjarrfikëse Territoriale e Qytetit të Shkupit.

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve sot në vitin 13:00 do të mbajë konferencë për shtyp. Nga PSP-ja tani për tani nuk ka informacione në të cilën temë do të jetë konferencë për shtyp.

Lexo më Shumë

Katër persona janë lënduar më lehtë në dy nga gjithsej gjashtë aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin SPB të Shkupit. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Nëntë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, pesë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve për të kaluar. Nga trafiku janë përjashtuar dy shoferë janë përjashtuar nga trafiku para se ta marrin të drejtën për drejtim…

Lexo më Shumë

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, duke i komentuar ngjarjet e fundit në bisedimet mes Shkupit dhe Athinës, deklaroi se partia e tij Grekë të Pavarur, e cila është partnere më e vogël e koalicionit në Qeverinë e Greqisë, nuk do ta pranojë fjalën “Maqedoni” të qëndrojë në emrin e fqiut verior, publikoi botimi elektronik i “Katimerinit”. Kamenos dje gjatë vizitës në kampin ushtarak Dalipi në Selanik, ka thënë se mbeten në pozicionin të vërtetuar në vitin 1992 në takimin e liderëve partiakë nën patronazhin e presidentit të atëhershëm Konstantin Karamanlis se termi “Maqedoni” në emrin e shtetit fqinj nuk…

Lexo më Shumë

Ministër i ri i shëndetësisë do të jetë neurokirurgu, Venko Filipçe. Ai është ministër pasardhës i Arben Taravarit i cili tanimë është kryetar i Gostivarit. Filipçe nuk e ka të kaluarën e pastër, nëse e marrim parasysh qëllimin e qeverisë Zaev që insiston të jetë qeveri e reformave, shkruan Telegrafi Maqedoni. Ai më herët ka qenë këshilltar e ish-ministrit të OBRM-PDUKM-së në shëndetësi, Nikolla Todorov. Ai edhe tani është këshilltar por i Zoran Zaevit për shëndetësi. Filipçe ka qenë edhe pjesë e grupit të Plenumit të profesorëve që kanë bërë protesta kundër kërkesave të mjekëve, njofton A1on.mk Për këtë pjesë…

Lexo më Shumë

24Vesti bën të ditur se Gjykata Penale ka dorëzuar kërkesë për t’u shpallur fletarrest për Mitre Pitropovski, njëri nga pesë personat të cilët nuk janë gjetur kur janë hapur hetimet për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Pas 15 ditësh kërkime, policia ka njoftuar gjykatën se nuk ka arritur t’i gjej personat e kërkuar. Pritet që fletarrest të shpallet edhe për personat Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Nikolla Mitrevski-Kolo, Dejan Davidovski-Desho, dhe Mlladen Dodevski. Përndryshe, gjithsej 36 persona ngarkohen me akuzën e kërcënimit terrorist të rendit kushtetues dhe të sigurisë.

Lexo më Shumë

Burime të TV Sitel nga Brukseli thonë se sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg do ta vizitojë Shkupin në pjesën e dytë të janarit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas këtyre burimeve, qëllimi i vizitës është mbështetja e Maqedonisë dhe pushtetit që të ndërmerr reforma kyçe për t’u përballur me korrupsionin dhe sundimin e ligjit, si edhe të forcojë kapacitetet demokratike. Këto burime thonë se NATO dhe BE-ja janë në pritje të përforcimit të punëve ndërmjet Athinës dhe Shkupit për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të dy palët të çështjes së emrit, për t’u hapur rruga e integrimeve euro-atlantike.

Lexo më Shumë