Prej vitit që vjen, qytetarët nuk do të kenë nevojë të enden nëpër sportele për marrjen e dokumenteve, pasi këtë do të kenë mundësi ta bëjnë në një pikë të vetme në hapësirat e Drejtorisë së Evidencës të Regjistrit Amë. Në sportelet e kësaj drejtorie do të mund të merren më shumë se 40 shërbime nga institucionet shtetërore, siç janë MPB, Agjencia për Punësim, Regjistri Qendror, Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Fondi për Sigurim Shëndetësor, Kadastra, Ministria e Lidhjeve dhe Transportit, Sektori për Transport Rrugor dhe Infrastrukturë, Drejtoria e Administratës Publike etj. “Qytetarët në një vend do të marrin…
Author: Semi
Personi që do të parkohet në vendparkimin e caktuar për personat me nevoja të veçanta do të gjobitet me 180 euro ose 40 pikë negative. Kjo është një pjesë e fushatës ”Moskultura nuk është invaliditet”, që ka fituar mbështetjen e MPB-së, nga ku apelojnë te qytetarët që të jenë të vetëdijshëm dhe humanë dhe të mos e uzurpojnë hapësirën për këta persona. MPB gjithashtu kërkon që rastet e këtilla të paraqiten në numrin telefonik 192. Vlerësohet se në Maqedoni ka rreth 10% persona me nevoja të veçanta, nga numri i përgjithshëm i popullsisë.
LSDM nuk ka dorëzuar emrin e propozuar Venko Filipçe, për ministër të shëndetësisë, në Parlament. Kjo, për arsye se pritet që Ziadin Sela të takohet me Zoran Zaev, për të biseduar nëse ky vend mund ti takojë ASH-së, ku edhe ka propozuar kanditatin Vullnet Ferati. Zërat se do ta merr ASH-ja ministrinë e shëndetësisë, tashmë janë shuar. Por, përflitet se kandidatit të LSDM-së do ti takojë. Pra, neurokirurgu Filipçe është kandidat i mundshëm, të cilit i ishte përmendur emri edhe në maj para se të vijë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë Arben Taravari. Ku ky i fundit e la…
Meteorologët paralajmërojnë rënie drastike të temperaturave në Maqedoni deri në fund të vitit 2017, që do të arrijnë edhe nën 0°C, përcjell Telegrafi Maqedoni. Më ftohtë pritet të jetë këtë të enjte në mëngjes kur temperatura do të ulet deri -15°C, kurse ajo ditore nuk do të shkojë më lart se 1°C. Kushtet për të reshura shiu dhe dëbore do të shfaqen të shtunën, por do të jenë të lokalizuara. Deri në fund të vitit na pret mot me diell, por me temperatura të ulëta ndërmjet -10°C dhe 7°C. Edhe nata e vitit të ri pritet të jetë e thatë,…
Grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në Qytetin e Shkupit bllokoi sot foltoren dhe më pas braktisi mbledhjen e Këshillit të qytetit, duke mos marrë pjesë në miratimin e buxhetit të kryeqendrës për vitin 2018, në shenjë revolti kundër arrestimeve të funksionarëve të VMRO-së për dhunën e 27 prillit në Kuvend. “Kjo është koha kur ushtrohet terror dhe dhunë ndaj qytetarëve dhe institucioneve, është koha e kërcënimeve dhe presioneve të mëdha, largimeve të punës, është koha e shkeljes së të drejtave të njeriut e tradhtisë, rrezikimit të rendit kushtetues dhe është koha e hakmarrjes politike që e bën LSDM në krye…
Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski, Trajko Veljanovski dhe disa figura tjera të rëndësishme në VMRO-DPMNE, në mesin e tyre edhe themeluesit e partisë, Boris Zmejkovski dhe Vasil Naumov kanë dalë me letër të hapur publike duke kërkuar anulimin e Kongresit të VMRO-DPMNE-së, për shkak siç thonë ata, favorizimit të njërit nga kandidatëve dhe mundësive jo të barabarta për garë. Sipas tyre, informatat nga terreni flasin se njëri nga kandidatët po përkrahet dhe ndihmohet nga e gjithë struktura partiake në tërë Maqedoninë. LETËR E HAPUR “Po shfrytëzohen të gjitha resurset për një kandidat. Po bëhet presion mbi një pjese të delegatëve që…
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, në bashkëpunim me Delegacionin Evropian dhe me Ambasadën Franceze në Maqedoni në Klubin e gazetarëve e prezantoi publikimin: “Liria e të shprehurit nëpërmjet të praktikës të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut” nga d-r Mirjana Lazarova Trajkovska. Në këtë publikim janë të analizuar gjykimet dhe lëndët në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut që janë të lidhur me lirinë e fjalës. Në të, gjithashtu, është i analizuar edhe gjykimi për lëndën “Selmani dhe të tjerët kundër Republikës së Maqedonisë”. Autorja e publikimit d-r Mirjana Lazarova Trajkovska, në fjalimin e saj theksoi se liria…
Njomza Shaqiri, në cilësinë e koordinatores së grupeve të këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes Besa, Lëvizjes për Unitet Kombëtar të Turqve dhe VMRO-DPMNE-së, përmes një konference për shtyp, u prononcua para qytetarëve në lidhje me seancën e djeshme të Këshillit të Komunës së Gostivarit, me ç’rast vlerësoi se obstruksionet që bëhen nga ana e këshilltarëve të LSDM-së, BDI-së dhe RDK-së kundër funksionimit normal të Komunës, njofton Portalb.mk. “Në seancën e djeshme njëzëri u hodh poshtë procesverbali nga mbledhja konstituive e 17 nëntorit, e që automatikisht do të duhej të nënkuptojë edhe shtyrjen e seancës për një ditë tjetër. Mirëpo, grupi…
Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Strugës, Ramiz Merko i cili edhe fitoi zgjedhjet lokale që u mbajtën kohë më parë në Maqedoni, premtoi shumë gjëra për këtë komunë, por duke mos precizuar shifra dhe data se kur të njëjtat do të realizohen. Portalb.mk ju sjell premtimet kryesore të tij, që mos të harrohet fjala e dhënë. Merko gjithashtu nuk u paraqit në debatin parazgjedhor Depatpernime në Strugë në Portalb, edhe pse i njëjti kishte konfirmuar pjesëmarrjen. Nga programi i tij me të cilin ai fitoi zgjedhjet lokale si i pari i Strugës, ai tha se “programi përmban një arsim më kualitativ, urbanizëm dhe…
Siç duket, deputetja Silvana Boneva nuk ndjehet aspak e shqetësuar nga hetimet që zhvillohen nga ana e PSP-së, që sipas mediave përfshinë këtë deputete, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas të dhënve të PSP-së, për katër vite janë harxhuar 100 mijë euro nga buxheti i Kuvendit të Maqedonisë për udhëtime dhe pagesa të autostradave. Boneva ka dorëzuar fletpagesa për 843 raste për relacionin Strumicë-Shkup. Javorja ”Fokus” ka folur me deputeten Boneva për të dhënë mendimin e saj rreth hetimeve. Ajo është përgjigjur se nuk ka komentim për hetime nga dikush që nuk duhet të hetoj. ”Nuk do të komentoj hetime të një…
Mbrëmë policia rrugore e kryeqytetit ndërmori një aksion të gjerë për të disiplinuar shoferët e pandërgjegjshëm. Gjatë aksionit janë regjistruar dhjetëra shkelje të rregullave të trafikut nga shoferët, të cilët zakonisht kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar në qytet ndërsa disa të tjerë kanë kaluar në semaforë të kuq. Po ashtu, target e policisë kanë qenë edhe këmbësorët, të cilët nuk kanë respektuar semaforët kur kanë kaluar nëpër udhëkryqet e kryeqytetit. Për shkeljet e evidentuara, policia mbrëmë ka shqiptuar gjoba për shoferët dhe këmbësorët që kanë shkelur rregullat e trafikut. “Përpos shoferëve, të sanksionuar kanë mbetur edhe disa udhëtarë nga të…
Do të lind subjekti i ri politik, me të edhe shpresa Xhelil Bajrami, ish ministër në Qeverinë e Maqedonisë në emisionin “Koha për Pyetje” në Medial mk, ekskluzivisht ka shpalosur iniciativën rreth themelimit të një subjekti të ri politik shqiptar, që do i prijë ai me bashkëpunëtorë. “Mund të konstatoj vetëm për emisionin tuaj se unë së bashku me disa shokë dhe veprimtarë të shquar kemi ndërmarrë një iniciativë për themelimin e një subjekti të ri politik, i cili do të dallon nga koncepti i veprimit nga ato aktualet, të cilat vetëm kanë pas për objektiv pasurimin e tyre dhe…