Fjala Maqedoni rrjedh nga India. Është thirrur “Maa Ki Dunija”, ndërsa më pas romakët e kanë emëruar Maqedoni. Këtë presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ia ka thënë ambasadorit indian në Brazil, Abi Kumar, gjatë hapjes së ambasadës së Maqedonisë në Brazil, përcjell Meta. Kumar pas takimit me Ivanovin në Tviter ka dhënë përshtypjet e tij pas njohjes me Ivanovin. “Kisha mundësinë ta njoh dr. Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë në ceremoninë e hapjes së ambasadës në Brazil. Më tha një punë interesante, ‘fjala Maqedoni vjen nga India’. Paska qenë e thirrur ‘Maa Ki Dunija’, me çka romakët më pas kanë…
Author: Semi
Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj ka marrë vendim për ndryshimin e tarifave për vazhdim të regjistrimit të automjeteve.“Duke pasur për synim ngritjen e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e kushteve që qytetarët e Kosovës mund të bëjnë vazhdimin e regjistrimit të të gjitha llojeve të automjeteve, pa paguar gjoba (të parapara në vendimin e shfuqizuar në pikat 6, 7 dhe 8”, thuhet në komunikatë, përcjellë Klan Kosova.“Pra, me këtë vendim, gjatë një afati të caktuar, qytetarët do të kenë mundësi që të mund të vazhdojnë regjistrimin e automjeteve për të cilat deri para këtij vendimi është dashur të paguajnë shuma…
Arnavutköy nënkupton fshatin e shqiptarëve dhe i përket rrethit të madh urban të Beşiktaş në Turqi. Ky është një vend që e ruan strukturën tradicionale shumëvjeçare, sado që me kalimin e viteve kjo strukturë po zvogëlohet. lajmpress.com Emri i lagjes lidhet me çlirimin e Stambollit (Kostandinopojës) nga Sulltan Mehmet Fatihu, i cili kishte pushtuar edhe Shqipërinë. Besohet se emri i kësaj lagjeje të jetë vënë në bazë të ushtarëve shqiptarë, të cilët thuhet se kanë luftuar në krah të Sulltan Fatihut në betejën për çlirimin e Stambollit, familjet e të cilëve u vendosën aty pas marrjes së qytetit nga ana…
Nën organizim të NDI, të Shtunen (16-12-2017) në Ohër, u organizua seminar një ditorë me pjesmarrje edhe të kryeministrit Z. Zoran Zaev, Ministrave, Deputetëve, anëtarëve të partisë LDSM, dhe mysafir të tjerë. Takimi ishte konsultativ dhe kishte për qëllim aktivitetet në shërbim të “Përmirësimit të jetës së qytetarëve në Maqedoni”. Kryetarja e Komunës së Haraqinës, Milikije Halimi, ishte gjithashtu pjesë e këtij takimi, me ç’rast kontriboi në diskutim dhe kërkoi vëmendjen e institucioneve për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës. “Haracina po ndryshon! Do të ketë jetë më të mirë për të gjithë”. Milikije Halimi Kryetare e Komunës së…
Mediat në gjuhën maqedonase raportojnë për përplasje ndërmjet policisë dhe aktivistëve e simpatizantëve të OBRM-PDUKM-së në protestën e sontme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Bëhet fjalë për bllokimin e vendkalimit kufitar në Tabanoc. Raportohet se protestuesit kanë dashur që domosdo të bllokojnë autostradën ndërkombëtare dhe vendkalimin kufitar. Në përplasje me policinë, një protestues është arrestuar https://youtu.be/HL3oU_pX1uM
Nikos Kotzias, shef i diplomacisë greke, ka deklaruar se duhet patjetër të gjindet një pajtueshmëri për çështjen e emrit me Maqedoninë. Në intervistën e tij për televizionin shtetëror grek, ERT, Kotxias pret që Maqedonia të tregoj kulturë pajtueshmërie, që do të thotë se asnjëra palë nuk do të del fitues i plotë, pra duhet të gjendet një mes që do të pranohet nga të dy palët. Kotzias është shprehur i kënaqur që ende nuk ka një propozim konkret në tavolinë, duke ritheksuar se nuk mundet që Maqedonia të hyj në NATO me shkurtesën IRJM. I pyetur për deklaratën e ministrit…
GAFURR ADILI Ka zera te fuqishem se Aleanca per Shqiptaret (ASH) do te shkoje ne opozite. Per mendimin t’im kjo gje do t’i bente mire Aleances per Shqiptaret…. Pse? Sepse, Aleances per Shqiptaret (ASH) i duhet te riorganizohet edhe me mire se deri me tani, sepse qenia ne pushtet, ende e pa prganizuar dhe e pa konsoliduar ne nivelin qe do te duhet te ishte ajo, me sa kam arritur une te kuptoj gjate ketyre 2-3 muajeve te qendrimit t’im ketu ne Kerçove (duke i pare e vizituar edhe te gjitha trojet tjera shqiptare ketu ne IRJM), e ka bere…
Këshilli i Qytetit të Shkupit, në seancën e sotme të tretë e miratoi Propozim-buxhetin për vitin 2018, që është për 10% më i vogël në krahasim me vitin 2017 dhe do të arrijë gjithsej 6.2 miliardë denarë, përcjell Fol. Kryebashkiaku Petre Shilegov ka thënë se Buxheti i propozuar për vitin 2018 është një sublimim prej projekteve tashmë të filluara dhe projekteve të reja të ndryshme, që do të thotë mjedis i shëndetshëm jetësor dhe shërbime më të mira servisi për qytetarët, si dhe përmirësimin e infrastrukturës në qytet. Shilegov para këshilltarëve paralajmëroi disa projekte më të mëdha në të cilat qyteti…
Gjatë kthimit nga qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zijadin Sela ka vizituar xhaminë më të madhe shqiptare në Vjenë, që gjendet në Bicirkun e 16-të në Vjenë, Shkruan Gazeta Lajm. Në këtë xhami është edhe selia e Bashkësisë Islame Shqiptare në Austri. Në takim kanë marrë pjesë jo vetëm simpatizues të Aleancës për Shqiptarët, por në përgjithësi bashkatdhetarë nga Maqedonisë, ai dhe nga Kosova, të cilët kanë bashkëbiseduar me Selën për zhvillimet aktuale politike në Maqedoni.
Ndërmarrja publike ”Rrugët e Maqedonisë” bën të ditur se komunikacioni në Maqedoni zhvillohet në kushte atmosferike dimërore, dhe në vende-vende ka lagështi nëpër rrugë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në drejtimin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit, në pjesën Lisec-Kodra e Diellit, për shkak të mjegullës, është ulur shikueshmëria në 40-50 metër. Nëpër gryka dhe ngushtica mali mund të ketë rrokullisje gurësh. Shoferëve u kërkohet që të jenë të vëmendshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes.
Lidhja e Odave Ekonomike (LOE), Fondacioni zhvillimor i Maqedonisë për ndërmarrjet (FZHMN) dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), së bashku me Qendrën nacionale për zhvillim të inovacioneve dhe mësimit sipërmarrës (QNZHIMS) sot i ndanë çmimet për sipërmarrësit më të suksesshëm nga ndërmarrjet mikro dhe të vogla për vitin 2017. Si sipërmarrës më i suksesshëm i mikro ndërmarrjes, në manifestimin tradicional “Sipërmarrës i vitit” që mbahet nën patronatin e Ministrisë së Ekonomisë, është shpallur Zharko Dimitrioski nga Agjencia e marketingut “Një në një” nga Shkupi, ndërkaq më i mirë tek ndërmarrjet e vogla është Bardhyl Shabani nga “Link shped” nga…
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, thotë se partnerët e koalicionit, BDI dhe LSDM, kanë rënë dakord që me ministrin e Shëndetësisë të drejtojë kuadër i LSDM-së, përkatësisht Venko Filipçe, zëvendësministër i Arsimit do të jetë ish-zëvendëskryeministri për çështje europiane, Arbër Ademi, ndërkaq Aleancës i është ofruar të drejtojë Sekretariatin për Zbatimin e Reformave. “Në këtë mënyrë e tejkalojmë situatën e tanishme në qeveri me plotësimin e vendeve të zbrazëta, ndërkaq Aleancës i është ofruar që të udhëheq reformat në RM, në shoqërinë tonë. Dhe, për fat të keq, duhet të shpreh keqardhje pse nuk merret përgjegjësi për t’u marrë përsipër…