Siç edhe u paralajmërua, Maqedonia do të përfshihet nga i ftohti që do të shkaktoj rënie nën 0°C të temperaturave. Gjatë 24 orëve të fundit, në Mavrovë ka rënë 12cm dëborë, në Dibër 8cm, Pozharan 4cm, Krushevë 3cm dhe Berovë 2cm. Sa i përket temperaturës, në Llazaropole është regjistruar -12°C, Mavrovë dhe Krushevë -10°C, Berovë dhe Dibër -8°C, Ohër dhe Pretor -6°C, Topollçan, Gjurishte, Pozharan -5°C, Kumanova dhe Prilepi -4°C, Kriva Pallankë, Shtip, Strumicë, Demir Kapi -3°C, Manastir, Shkup, Tetovë -2°C.
Author: Semi
Banorët e Çegranit kanë zhvilluar protestë para EVN-Maqedoni kundër faturave të larta, heqjen e pagesave shtesë, faljen e borxhit për kategoritë sociale dhe ndalimin e shkyçjeve në këto temperatura të ulta. Berat Fetai nga Këshilli organizativ sqaroi se kjo protestë nuk ka ngjyrime politike apo tjera, por kërkojnë drejtësi dhe ndalimin e kësaj goditje të rëndë për qytetarët. “Ne i apelojmë EVN që të hap arkivat dhe të shoh se para vitit 2001, Çegrani ka qenë një nga vendbanimet më të rregullta për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike. Ishit ju EVCN që shënuat fatura paushallë, ashtu siç deshët për…
Qeveria në seancën e djeshme vendosi për themelimin e Këshillit për reforma të administratës publike. Siç informuan nga qeveria, kryetar i këtij këshilli do të jetë kryeministri Zoran Zaev.
Ish-ministresha greke e Punëve të Jashtme, Dora Bakoyannis ka deklaruar se ministri i tanishëm i Mbrotjes greke, Panos Kammenos, e ka pranuar një propozim për emër të përbërë gjeografik si zgjidhje të çështjes së emrit. Bakoyanis e ka publikuar këtë detaj në profilin e saj zyrtar në Twitter, duke sqaruar se bëhet fjalë për periudhën 2004-2009 kur kryeministër ishte Kostas Karamanlis. Agjencia AIM sqaron se ky reagim i Bakoyannis vjen pas dekalratave të Kammenos për kundërshtim të zgjidhjes së çështjes së emrit, nëse përfshihet fjala ”Maqedonia”
Punonjësit e turizmit në Ohër janë duke përfunduar përgatitjet për festat e ardhshme të fund vitit me pritjet reale për performancë më të mirë krahasuar me vitin e kaluar. Kjo është për shkak të rritjes së interesit të turistëve nga rajoni për të kaluar pushimet në rivieren e Ohrit-Strugës. Hotelet dhe furnizuesit kanë vendosur tashmë ofertat dhe çmimet e tyre, të cilat janë shumë të ndryshme nga ato të viteve të kaluara. Ka marrëveshje dy ditore dhe tre ditore për Vitin e Ri 2018, si dhe menunë standarde të pasur të Vitit të Ri, me kontroll të mirë deri në…
Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në një intervistë për Magazinën ekonomike, duke komentuar mundësinë e shtrenjtimit të ngrohjes, tha se kjo do ti stimulojë qytetarët për ta reduktuar konsumin e tyre të energjisë. Për ta reduktuar me energjensë më të lirë, të reduktohet me izolim. Pra, bota shkon në këtë drejtim, ne nuk mund të shkojmë në mënyrë divergjente. Si tani, ç’do të themi ne? Harxhoni energji, nuk ka problem, nuk duhet të mendoni për izolimin e shtëpive, nuk duhet të mendoni për asgjë, vetëm energji të lirë harxhoni – tha Koço Angjushev, zëvendëskryeministër për çështje Ekonomike/ Almakos/
Alexander Dashtevski, ish-kryetar i Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, si një ekspert mbi propozimin e avokatëve të Goraj Grujevskit dhe Nikola Boshkovski do të shpjegojë për gjykatën në Selanik në pozicionin e PSP-së dhe se si ky rast është i përfshirë në sistemin ligjor. Përveç Dashevskit, sot në Selanik duhet të dëshmojë edhe gruaja e Goran Gruevskit. Aleksander Dashtevski, ish kryetar i Komisionit për mbrojte nga diskriminimi, si ekspert i propozuar nga avokatët e Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovskit, para gjykatave në Selanik do shpjegojë pozicionin e Prokurorisë Speciale Publike dhe si ajo u inkorporua në rend dhe ligj. Përveç…
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxia ka deklaruar se kontesti për emrin duhet të zgjidhet me kompromis. “Ajo që e kemi të nevojshme është IRJM të tregojë kulturë të konsensusit dhe kompromisit që do të thotë se as ne e as ata do të fitojnë gjithçka. Duhet të gjejmë kompromis i cili është i pranueshëm për të dyja palët dhe që do t’i rezistojë testit të kohës”, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxias në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT. Almakos.com
Njëri nga kandidatët për kryetar të OBRM-PDUKM-së, Filip Petrovski ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me organizimin e kongresit të kësaj partie, i caktuar për më 23 dhjetor. Petrovski është pajtuar plotësisht me letrën e hapur të zyrtarëve të lartë të kësaj partie, duke shtuar se veprimet në teren nuk janë proces demokratik për zgjedhjen e kryetarit të partisë. ”Bëhet trysni dhe dhunë ndaj anëtarëve. Mickovski është i parapëlqyeri i Gruevskit, por jo edhe i OBRM-PDUKM-së”, thotë Petrovski. Ai ka bërë të ditur se ka patur një qortim treorësh me Nikolla Gruevskin, duke i kërkuar që të mos ndikojë…
Plotësimi i vendeve vakante në Qeveri, do të mbetet pezull deri të mërkurën, kur dhe pritet të kthehet nga vizita në SHBA kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, përveç nëse dy partnerët tjerë qeveritar, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, mund të marrin vendime të njëanshme para kësaj ditë. Kjo, pasi kryeministri Zaev të shtunën, pas mbledhjes së përbashkët qeveritare me Qeverinë e Shqipërisë në Pogradec, deklaroi se të hënën do të procedojnë emrat për poste qeveritare në Parlament. Siç deklaroi për gazetën KOHA, nënkryetari i ASH-së, Elmi Aziri, vetëm pas takimit Sela – Zaev…
Ka filluar promovimi i librit më të shitur në Maqedoni në vitet e fundit, që tashmë vjen edhe në gjuhën shqipe. Bëhet fjalë për librin ”Shihemi në majë”, me autor Kosta Petrov, njofton Telegrafi Maqedoni. Petrov, themeluesi 29 vjeçar i P ëorld, tregon për jetën e tij të mbushur me momente të magjishme, me ngritjet dhe uljet që i ka. Deri tani janë shitur 12 mijë kopjet ë këtij libri, dhe konsiderohet më i shituri në pesë vitet e fundit. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kosta Petrov shprehet i gëzuar që dita ditës mëson të fshehtat e kulturës dhe gjuhës…
Analisti Ramadan Ramadani nëpërmjet një postimi një facebook thotë që ASH duhet të mbetet në qeveri për hirë të Maqedonisë dhe shqiptarëve. Vijon postimi i plotë: Aleanca duhet të mbetet në qeveri për hir të Maqedonisë, shqiptarëve dhe vetë qeverisë. 1. Për shkak se Maqedonia ka hyrë në regullimin e raporteve me fqinjët dhe me botën e jashtme si dhe reformave të brendshme dhe një nga nevojat është kohezioni i brendshëm dhe përfaqësim sa më i gjërë i shumicës si lider i këtij procesi. 2. Shqiptarët duhet të jenë të përfshirë në këtë proces dhe ajo arrihet përmes pjesëmarrjes së…