Author: Semi

Sot pritet që të takohen lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela me liderin e LSDM-së dhe kryeministrin Zoran Zaev, në lidhje me çështjen e plotësimit të vendeve të zbrazëta ministrore. Qeveria zyrtarisht njoftoi se Ministrinë me të cilën ka udhëhequr Aleanca për Shqiptarët, gjegjësisht, Arben Taravari i cili u largua nga posti për shkak se u bë kryetar i Gostivarit, do ta marrë kandidati i LSDM-së , Venko Filipçe. Ajo çfarë pritet të diskutohet në takimin mes Selës dhe Zaevit, janë opsionet se si të “shpaguhet” Aleanca për Shqiptarët për Ministrinë e Shëndetësisë. Ndonëse Qeveria zyrtarisht njoftoi se Selës…

Lexo më Shumë

Dimri në Maqedoni dhe në hemisferën veriore të Tokës do të fillojë sot në orën 17 e 28 minuta. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë vera. Në fillim të dimrit dita është më e shkurtër ndërsa nata më e gjatë. Dielli në Shkup do të lindë në orën 6 e 57 minuta ndërsa do të perëndojë në orën 16 e 5 minuta. Dita do të zgjatë 9 orë e 8 minuta. Dimri do të zgjatë 89 ditë, deri më 20 mars të vitit 2018 në orën 17 e 15 minuta kur në hemisferën veriore…

Lexo më Shumë

Dy persona janë lënduar më lehtë në dy prej gjithsej shtatë aksidenteve të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup, ndërsa në pesë aksidente është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Njëzetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, gjashtë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi automjeteve në zonën e udhëkryqit dhe shtatë shoferë për rreshtim të gabuar. Nga trafiku janë përjashtuar shtatë shoferë para se të marrin leje për të drejtuar automjetin dhe shtatë automjete të paregjistruara. Janë…

Lexo më Shumë

Me moton “Të gjithë jemi pjesë e rrëfimit të njëjtë turistik” sot në Shkup do të mbahet Bursa e dytë turistike e Maqedonisë që e organizon Asociacioni nacional për turizëm. Bursa e dytë turistike e Maqedonisë duhet të mundësojë kontakt të drejtpërdrejtë me agjencitë që punojnë me turizmin në Maqedoni, ndërsa në ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues të hoteleve, restoranteve, kantinave të verës, guidave turistike dhe malore dhe transportuesve.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 për sot është caktuar seancë për lëndën e PSP “Toplik” në të cilin dyshohen gjashtë persona, mes të cilëve edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski për shitjen e tokës ndërtimore në Sopishte të Shkupit. Në këtë rast i dyshuari i parë, si person drejtues në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka formuar Komision për ankande publike, të cilës i ka urdhëruar të zgjedhë ofrues për blerje dhe disponim me tokën ndërtimore për ndërtim të kompleksit elitar Qyteti i diellit në Sopishte, edhe pse firma nuk i…

Lexo më Shumë

Propozim ligji për amnisti pritet të “gëzojë” afro 3,500 persona nga vuajtja e dënimit me burg. TV21 ka parë draft-ligjin i cili pritet të paraqitet sot para deputetëve për shqyrtim. Sipas dokumentit, ligji ka 7 nene, ndërsa në Nenin 2 thuhet se personat e dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm, me 6 muaj burg, lirohen menjëherë nga burgu, në ditën kur hyn në fuqi ky ligj. Të dhënat paraprake, flasin se aktualisht mund të jenë 670 të burgosur, që vuajnë burg me më pak se 6 muaj heqje lirie. Neni 2, po ashtu sqaron se personave që janë dënuar me më…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev po përballet me presion të dyanshëm lidhur me vazhdimin ose me mos vazhdimin e koalicionit me Aleancën për Shqiptarët. Burime partiake thonë se VMRO përmes instalimeve të veta në BDI po bën presion që koalicioni të ndërpritet, kurse ndërkombëtarët kërkojnë të kundërtën. Ndryshe Zijadin Sela dhe Zoran Zaev nesër do të takohen për t’i dhënë fund amullisë rreth qëndrimit ose jo të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri. Edhe pse nuk bëhet i ditur vendi se ku do të takohen Sela dhe Zaev, burime nga Aleanca për Shqiptarët por edhe nga socialdemokratët thonë se takimi është parashikuar në…

Lexo më Shumë

Një herë dhe përgjithmonë duhet ndarë interesi politik nga ekonomia, qeveria duhet të mos jetë punëdhënësi më i madh,  por motori i ekonomisë vendase të jenë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe të ketë trajtim të barabartë të të gjitha ndërmarrjeve që veprojnë në vend. Vetëm në këtë mënyrë ekonomia e brendshme mund të ecë përpara dhe të sigurojë rritje. Këto mesazhe u dërguan sot nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Kryetari i AShAM-it, Taki Fiti, potencon se ndarja e bizneseve në vend dëmton klimën e biznesit. “Ajo që është paraparë për këtë vit, rritje prej…

Lexo më Shumë

Në hapësirat për parkim para Kopshtit Zoologjik në Shkup, sot u promovua një nga më shumë mbushësit për automjete elektrike në Shkup. Kjo ngjarje është rezultat i bashkëpunimit të frytshëm në mes EVN Maqedoni, Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes Publike ‘Parkingu i Qytetit’. Të pranishëm ishin kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, Stefan Peter dhe përfaqësues të tjerë dhe mysafirë. “Trafiku është një nga burimet e ndotjes dhe për këtë arsye përmirësimi në këtë segment është shumë i rëndësishëm për qytetarët. Mbështetja e EVN Maqedoni ka rëndësi të madhe sepse dërgon një…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë personi i cili para një ore u qëllua me disa plumba nga një veturë në lëvizje në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair. Menjëherë pas vrasjes, Burim Idrizi. 24 vjeç, është dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Nuk dihet se sa persona kanë qëlluar në drejtim të Idrizit, por se kanë gjuajtur nga një automjet në lëvizje e tipit Yugo. Motivet e sulmit nuk dihen ende, në vendngjarje kanë arritur ekipet e policisë dhe prokurorisë. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit. (INA)

Lexo më Shumë

Vendosja e mjeteve matëse – kalorimetrave nuk është i detyrueshëm në objektet të cilët veçmë janë të kyçur në rrjetin distributiv, gjegjësisht ajo është e lënë në zgjidhje të vetë përdoruesve dhe me vetë këtë nuk do të ketë asnjë harxhim shtesë për përdoruesit aktual, thuhet nga Kabineti i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev. Në lidhje me dilemat e publikut për Propozim-ligjin për energjetikë, nga Kabineti i zv.kryeministrit sqarojnë se instalimi i kalorimetrave është i detyrueshëm për çdo objekt të ri për të cilin është filluar procedurë për miratim të ndërtimit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Me…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë personi i cili para një ore u qëllua me disa plumba nga një veturë në lëvizje në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair. Menjëherë pas vrasjes, personi me inicialet B.I. 24 vjeç, është dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e incidentit të armatosur. /SHENJA/

Lexo më Shumë