Author: Semi

ëvendëskryeministri i Turqisë, Hakan Çavuşoğlu, i cili ndodhet për vizitë në Maqedoni me rastin e Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në këtë vend, që shënohet më 21 dhjetor, tha se rajonet të cilat kanë lidhje shpirtërore me Turqinë kanë rëndësi të veçantë, raporton Anadolu Agency (AA). Çavuşoğlu mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të projektit për riparimin dhe pajisjen e Shkollës Fillore “Mustafa Kemal Ataturk” në Gostivar, që janë kryer në kuadër të bashkëpunimit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) me Unionin e Bashkive të Turqisë (TBB). Në një fjalim të mbajtur me këtë rast, Çavuşoğlu shprehu…

Lexo më Shumë

Gazmend Bërlajolli, sot mblodhi shumë dashamirës të artit dhe letërsisë, në promovimin e librit “Fëllanzat”,që u mbajt sot në Qendrën Informative dhe Kulturore të BË-së në Prishtinë. Gili Hoxhaj “Fërfëlloi fëllanza n’ujë, fërfëlloi fëllanza n’ujë, fëllanza moj” me këtë pjesë që të rrëmben në një melodi të lehtë, fillon edhe përcillet çdo rrëfim i librit “Fëllanzat”. Ky libër në të cilën autori sjellë edhe një lojë me strukturën, të rrëmben me rrëfimet e grave të mbijetuara prej torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë. Rrëfimet e tyre vijnë në dy gjuhë, në pjesën e parë, libri është i shkruar në…

Lexo më Shumë

Maqedonia, Shqipëria, BeH, Mali i Zi dhe Serbia edhe më tej i plotësojnë kushtet për liberalizim të vizave, por janë të nevojshme veprime në fusha të caktuara për ruajtje të zbatimit të tyre të përmbajtshëm, tregon raporti i Komisionit Evropian për zbatim të obligimeve nga liberalizimi i vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Partneritetit lindor. Komisari Evropian për migracion, punë të brendshme dhe nënshtetësi, Dimitris Avramopoulos vlerësoi se ata janë plotësisht të përkushtuar në mbrojtjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Partneritetit lindor, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sigurimi i këtij liberalizimi vjen me obligime,…

Lexo më Shumë

Nëse nuk duhet të ketë ndryshime, për evidentim, regjistrim ose rregullim të internet mediave, për procesin e vetë-rregullimit dhe për lajmet e rrejshme atëherë nuk do të ketë ndryshime, u tha sot në debatin e organizatave mediale dhe përfaqësuesve të Qeverisë, me ministrat Damjan Mançevski dhe Robert Popovsk , njofton Almakos. “Nëse del se nuk ka nevojë për ndryshime në ligj, nuk do të ketë ndryshime”, tha ministri për Komunikim, Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski. SHGM dhe SPGP janë kundër rregullimit të portaleve, ndërsa SPGP, sipas Tamara Çausidis, konsideron se Maqedonisë nuk i nevojitet aspak Ligj për media. Nga ana…

Lexo më Shumë

Mundësia e arsimimit në gjuhën amtare është një vlerë thelbësore shoqërore që kontribuon në zhvillimin e pluralizmit kulturor në një vend të tillë si Republika e Maqedonisë, në të cilën për shekuj me radhë jetojnë së bashku anëtarë të bashkësive të ndryshme etnike. E drejta për të folur dhe për të krijuar në gjuhën e vet amtare është një nga mekanizmat për forcimin e identitetit kombëtar dhe kulturor, i cili mundëson kultivimin e traditave kulturore dhe fetare. Për anëtarët e komunitetit turk, dita e sotme është veçanërisht e rëndësishme, sepse më 21 dhjetor në 1944 të largët për herë të…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DMPNE-së, Hristijan Mickoski në facebook profilin e tij kumtoi se kandidohet për postin e kryetarit të ri të partisë. Ai paralajmëroi se me zemër të hapur do të pranojë përgjegjësinë për kandidaturë për kryetar të partisë, i cili do të zgjidhet në kongresin e 16-të të kësaj partie që do të organizohet në Vallandovë. “Kjo për mua është një nga vendimet më serioze në jetë, duke e kuptuar rëndësinë, nderin, por edhe përgjegjësinë për të udhëhequr partinë që është një ndër themelet e këtij shteti”, shkruan Mickoski.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot në komunën e Pustecit realizoi takim me neënkryetarin e komunës, Andon Jani, nënkryetaren e Këshillit të rrethit të Korçës, Ana Verushi dhe me këshilltarët e kësaj komune. Xhaferi në këtë takim ka theksuar nevojën për zgjerim të bashkëpunimit tejkufitar, si burim i mundshëm për zhvillim infrastrukturor, ekonomik dhe turistik. “Bashkësitë etnike janë urë për lidhje ndërmjet dy shteteve dhe ata kontribuojnë për marrëdhëniet miqësore ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë”, tha Xhaferi. Shembull pozitiv, siç u theksua në takim, është edhe seanca e përbashkët e mbajtur ndërmjet Qeverive të dy shteteve, si…

Lexo më Shumë

Do të propozoj në organet e partisë, që propozimi jonë për ministër për byrek të jetë Ziadin Sela. Kjo është kërkesa e tij, ideja e tij dhe supozoj se si bartës i atij resori, mirë do ta kryente punën, ka thënë Artan Grubi nga BDI.   Reagimi i Grubit vjen pas deklaratës së Selës dhe takimit të realizuar me kryeministrin Zoran Zaev se ASH-ja nuk do të heq dorë nga Ministria e Shëndetësisë dhe se nuk pranon pozicione të improvizuara.   Ai ka thënë se Aleanca mbetet pjesë e Qeverisë derisa zgjat procesi i reformave.   “Ne nuk do të…

Lexo më Shumë

Hoqëm dorë nga ngrirja e pallatit të VMRO-DPMNE-së që të mos ndikojmë në gjendjen politike, deklaroi sot prokurorja speciale, Katica Janeva, në pyetjen e gazetarëve, transmeton Portalb.mk. “Menduam se duhet të vendosim në mënyrë tjetër për lëndën “Talir” sepse nuk duam të ndikojmë në gjendjen politike. Këtë kërkesë çdo moment mund ta dorëzojmë në Gjykatën Themelore, kjo ishte kërkesë procedurale dhe nuk ishte detyruese, tha Janeva. Ajo shtoi se hetimi në këtë moment po përparon dhe se dy-tre muajt e ardhshëm pritet të ketë epilog. Javën e kaluar Prokuroria Speciale Publike e tërhoqi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, me të cilën…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot ka realizuar takim me zv.kryeministrin e Turqisë, Hakan Çavushoglu. Në kuadër të takimit zv.kryeministri i Turqisë theksoi se Maqedonia meriton të jetë pjesë e NATO-s dhe se Turqia do të vazhdojë me mbështetje të Maqedonisë në rrugën euroatlantike, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai vlerësoi se pas formimit të qeverisë së re, Maqedonia është futur në stabilitet, ndërsa së bashku me Zaevin konfirmuan edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy vendeve. Në takim është biseduar edhe për bashkëpunim ekonomik dhe rritjen e këmbimit tregtar, ndërsa është shprehur edhe vullnet i përbashkët për stabilitet politik në rajon…

Lexo më Shumë

Ekspertët e bujqësisë thonë se krahas stimulimit të kulturave që do të sjellin lëndë të parë për industrinë ushqimore dhe bujqësore nga prodhimi vendor, nevojitet të mbështetet edhe prodhimtaria bujqësore çdo kund ku ka mundësi për shfrytëzimin e tokës. “Pjesa më e madhe e këtyre tokave që nuk punohen gjenden në rajonet kodrinore-malore, por me siguri se ato shtrihen edhe në pjesët e rrafshit. Me siguri se dëmi nga mospunimi i tyre nuk është i vogël. Vlerësoj se së paku 50 mijë hektarë mund të mbillen me misër, elb, ushqim për kafshët etj., me qëllim që të anulohet një pjesë…

Lexo më Shumë