Ndërmarrja Publike e Gostivarit “Komunalec” për sot paralajmëron ndërprerje në furnizimin me ujë për pije përmes ujësjellësit të qytetit. Si shkak theksohet sanimi i defektit në tubacionin kryesor F-500 në afërsi të fshatit Zdunjë. Nga “Komunaleci” i Gostivarit theksojnë se punët për evitimin e defektit do të fillojnë në orën 09:00, por për shkak të natyrës së defektit, nuk mund të saktësohet sa kohë do të nevojitet sanimi dhe kur furnizimi me ujë do të normalizohet.
Author: Semi
Sot duhet të mbahet seancë për lëndën “Target – Fortesa”, në të cilën akuzohen ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DZK Nikolla Boshkoski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish-drejtori i DZK, Sasho Mijallkov dhe shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski.
Konferencë përfundimtare e projektit “Përfshirje e rritur në procesin e marrjes së vendimeve në sferën e ambientit të jetesës” do të mbahet sot në Shkup. Në konferencë do të prezantohen rezultatet dhe ndryshimet të cilat janë arritur, tre planet vjetore vepruese për përfshirje më të madhe të opinionit në procesin e marrjes së vendimeve në sferën e ambientit të jetesës në disa komuna. Do të prezantohet edhe rrjeti joformal për ambientin e jetesës, i cili u formua në kuadër të projektit, roli i saj në përfshirjen e opinionit dhe mundësitë për përfshirje të konstituentëve tjerë në këtë rrjet.
Këshilli Gjyqësor i Gjykatës së Selanikut sot duhet ta bëjë të ditur vendimin për kërkesën e autoriteteve të Maqedonisë për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit në Maqedoni. “Presim që sot Gjykata ta kumtojë vendimin. Në seancat paraprake si dëshmitarë u morëm në pyetje vetëm unë dhe Aleksandar Dashtevski”, deklaroi për MIA-n avokati i të akuzuarve, Petar Vasilev. Theksoi se Gjykata vendosi pozitivisht në kërkesën për ekstradimin, si mbrojtje kanë të drejtë të ankesës deri te Gjykata Supreme në Athinë, në afat prej 24 orëve. Të ekstradohen në Maqedoni ish shefat në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, i ka…
Agjencia për Posta sot në Shkup do ta mbajë seancën e 12-të publike në të cilën do të informojë për gjendjen në tregun postar në Maqedoni edhe për planet dhe aktivitetet e ardhshme. Seancat e këtilla të hapura, Agjencia për Posta i organizon me qëllim që të gjitha palët e interesuara të informohen dhe njihen me aktivitetet e saj të ndërmarra.
Tryezë e rrumbullakët kushtuar “Strategjisë për vendosje të buxhetimit përgjegjës gjinor – 5 vite më vonë”, do të mbahet sot në organizim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Zyrës së UN Women në Shkup. Në tryezën e rrumbullakët do të mbajë fjalim ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, drejtuesja e Zyrës së UN Women në Shkup, Dominika Stojanovska dhe koordinatorja e Klubit të deputeteve pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Gjylymsere Kasapi.
Propozim buxheti i plotësuar për vitin 2018 sot është në rend dite para deputetëve në seancën plenare. Propozim buxheti i plotësuar për vitin 2018 ishte në rend dite të caktuar javën e kaluar, por për shkaqe objektive seanca i ricaktua për sot. Në seancë siç paralajmëroi opozita nuk do të marrë pjesë. Në Propozim buxhetin e plotësuar janë gjashtë amendamentet e inkorporuara të pranuara në debat në lexim të parë në komisionet kuvendore dhe me amendamente nga na e Qeverisë me të cilat janë bërë rritje të mjeteve financiare për gazifikim në vlerë prej 120 milionë denarë, te bllok dotacionet…
Konsumatorët e rrugës “Vasil Glavinov” në Komunën Qendër nesër nga ora 7:00 e deri në 12:00 do të mbesin pa energji elektrike. Siç informoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është kryerja e ndërhyrjeve të caktuara teknike në rrjetin shpërndarës nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka konfirmuar se Vmro-ja do të protestoj çdo ditë në vendkalimet kufitare të Maqedonisë, informon Koha.mk Më 22 dhjetor, OBRM-PDUKM-ja do ta bllokoj vendkalimin kufitar ”Deve Bair”, nga ora 17:00 e deri në ora 18:00, ndërkaq më 24 dhjetor do të protestohet përsëri në Bogorodicë, nga ora 16:00 e deri në ora 18:00
Për shkak një aksidenti rrugor mes një automjeti transportues me targa bullgare dhe një automjeti për udhëtim në ndërprerje është komunikacioni në rrugën magjistrale A2 Deve Bair – Kumanovë, informon LAMM. Nga LAMM informojnë se komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata, ndërsa në vendet më të larta rrugët janë vende vende të lagështa. Është zvogëluar dukshmëria për shkak paraqitjes së mjegullës prej 50-100 metra në Kodër të Diellit.
Ministria e Punëve të Brendshme, e Shëndetësisë, e Bujqësisë dhe e Arsimit dhe Shkencës gjatë vitit 2016 ishin më jotransparentet në procesin e furnizimeve publike, tregon analiza që bën matjen e transparencës, llogaridhënies dhe integritetin e furnizimeve publike, realizuar nga Qendra për Komunikim Qytetar për furnizimet e bëra gjatë vitit të kaluar. Gjithsej janë analizuar 21 institucione të cilat kanë treguar nivel të mesëm të transparencës dhe të njëjtat janë kategorizuar në pesë nivele, tha QKQ German Fillkov. “Asnjë institucion nuk ka arritur as 80 për qindëshin e plotësimit të kritereve për transparencë, por nuk as prej atyre që kanë…
Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, realizoi takim me ambasadorin suedez në Maqedoni, Mats Arne Staffansson. Zëvendëskryeministri i prezantoi masat nga Plani për rritje ekonomike dhe theksoi se me masat, Qeveria mundëson mbështetje të barabartë për kompanitë e huaja dhe vendase, me ç’rast u bëri thirrje kompanive suedeze për të investojnë në Maqedoni”, njoftoi Kabineti i zëvendëskryeministrit. “Inkurajuese është që simulimet që janë bërë tregojnë se me programin e ri ekonomik do t’u sigurohet mbështetje edhe më e mirë për kompanitë e huaja të cilat do të investojnë në Maqedoni, ndërkohë drejtpërdrejt do të ndikojnë në krijimin e…