Author: Semi

Republika e Maqedonisë edhe më tej nuk i plotëson rekomandimet nga vlerësimi i katërt nga GREKO (vendet për luftë kundër korrupsionit), që kanë të bëjnë me Kuvendin, gjyqësinë dhe Prokurorinë Publike, thonë nga Transparency International – Maqedoni. Transparency Intermational- Maqedoni “Raporti nga rrethi i katërt i evaluimit të GREKO-s, i miratuar që në dhjetor të vitit 2013, në vete përmban shumë vërejtje dhe rekomandime për largimin e vërejtjeve të dhëna, por pas tyre ende nuk është vepruar në mënyrë adekuate, me çka ato do të shmangeshin”. Këtë, siç ishte theksuar, e vërteton edhe deklarata e dhënë më herët nga presidenti…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët do të ngelet në Qeveri. Lajmi bëhet i ditur për INA nga burime qeveritare. Pas takimit të djeshëm, kryeministri Zoran Zaev ka zhvilluar konsulta me bashkëpunetorët e ngushtë, duke shprehur qëndrimin se ka marrë porosi nga faktorë të rëndësishëm ndërkombëtar. Por deri më 25 dhjetor kur propozimet duhet të shkojnë në Kuvend, Zaevd o të taktizojë dhe ka mundësi të bëj kompromise duke i ofruar ASH një resor tjetër ministror. Nga takimi i djeshëm nuk pati zhvillime të reja, pasi që Sela tha se ministria e shëndetësisë i takon atyre, ndërsa për këtë situatë të krijuar akuzoi…

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjencisë për Rrugët, Vllatko Atanasoski, si delegat i kongresit të VMRO-DPMNE-së dhe anëtarë i partisë, ka dorëzuar propozim te Gjykata Themelore Shkupi 1 që të merr vendim të ndaloj mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm të kësaj partie politike. Ai ka bërë të ditur se për këtë hap ka vendosur për shkak se nuk mund ta thotë atë që mendon se duhet ta thotë në kongres. Kjo, sipas tij, ndodh pasi që është kërcënuar drejtpërdrejtë nga disa delegatë, prandaj edhe ka bërë raportim edhe në MPB.

Lexo më Shumë

Në pres  konferencë ai tha se diçka të tillë e ka bërë për shkak të emrit Hristijan Mickovskit që pritet të zgjidhet si  pasues I Gruevskit tek VMRO-ja, raporton Almakos. Sipas tij ai koalicionin e ka pasur me VMRO-në, përderisa e njëjta ishte nën udhëheqjen e Gruevskit Nga ana tjetër, deputeti Bajrami tha se do ti votoj të gjitha propozimet e Qeverisë në Kuvend. Më tej ai shtoi se do të sheh se me cilën parti i përputhen më shumë qëndrimet dhe interesat partisë Rome, dhe shtoi se nëse nuk e gjen aleatin ai do të vazhdoj të veproj si…

Lexo më Shumë

Thashethemeve rreth pozicionimit të tij në Kuvend, ju ka dhënë fund vetë deputeti Amdi Bajram. Ai para fillimit të vazhdimit të seancës në Kuvend, tha se prej sot do të jetë deputetë i Partisë së Romëve dhe jo si pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE-në-në, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Deri sot kam qenë deputet i Lidhjes së Romëve në koalicion me VMRO-DPMNE-në, ndërsa prej sot do të veproj si deputet i Lidhjes së Romëve”, tha Amdi Bajram. Gjatë ditës së djeshme në media u përhapën informacione se Bajram do të kalojë në grupin parlamentar të BDI-së, prej ku mohuan informacionet e tilla…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Byros për Zhvillimin të Arsimit injoron problemet e nxënësve të shkollave të mesme në gjuhën shqipe në Shkup. Drejtori i kësaj byroje, Rizvan Bela, nuk ka marrë pjesë në debatin me temë “Një hap drejtë përmirësimit të sistemit të arsimit në Maqedoni”, të organizuar nga Unioni i Nxënësve Shqiptar, Shkup edhe pse paraprakisht kishte konfirmuar pjesëmarrjen. Kryetari i Unionit të nxënësve shqiptar, Ylber Gashi thotë se qëllimi i debatit ka qenë të diskutohet për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe ngritjen e vetëdijes së nxënësve. Ai është i zhgënyer që drejtuesit e Byrosë dhe të Ministrisë së arsimit…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, ftoi në takim përfaqësues të të gjitha organizatave joqeveritare që veprojnë në Gostivar. Ftesës iu përgjigjën gati se të gjitha organizatat, shoqatat dhe shoqëritë aktive që merren me sfera të ndryshme të jetës shoqërore. Në takim, përfaqësuesit e OJQ-ve njoftuan kryetarin me punën dhe misionin e tyre si dhe me aktivitetet kryesore që kanë realizuar gjatë funksionimit të tyre. Nga kryetari Taravari, ata morën garanci se do ta kenë mbështetje të plotë nga ana e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe se kjo çështje do të standardizohet me hapa dhe veprime konkrete  Takimi…

Lexo më Shumë

Në gjykimin e sotëm për lëndët e PSP-së, ”Fortsa-Shënjestra” në bankën e të akuzuarve ishin Sasho Mijallkov dhe Gordana Jankuloska, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjykatësja vendosi që kjo seancë të shtyhet për më 17 janar të vitit që vjen, pasi që lista e dëshmive është dorëzuar me vonesë. Pas kësaj, Jankuloskën e priti një ”befasi e këndshme”. Gjatë daljes nga gjykata, Jankuloska u përball sy më sy pe da persona të cilët po hynin në gjykatë për t’u lajmëruar që nuk po ikin nga shteti. Bëhet fjalë për të dënuarit e rastit Monstra të cilët duhet të paraqiten në gjykatë, pasi…

Lexo më Shumë

Vendimi për ekstradimin e dy të kërkuarve të PSP-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski, u shty edhe kësaj radhe. Alsat-M bën të ditur se vendimi për shtyrjen u soll pas gjetjes së përkthyesit, që në këtë rast ishte një bullgar, sepse nuk arritën të gjejnë përkthyes greqisht-maqedonisht. Vendimi është shty për më 5 janar me arsyetimin se të akuzuruarit nuk e kanë kuptuar mirë përkthyesin.

Lexo më Shumë

Asociacioni i Menaxherëve në Maqedoni (AMM) ka ndarë çmimet për menaxher dhe menaxhere më të mirë në vend. Çmimin si menaxhere më të mirë e mori Anita Spasovska nga kompania “Buçen Kozjak”, ndërsa menaxher më i mirë u zgjodh Igor Krpaçovski nga kompania “ArcerolMittal”. Ngjarja solemne u mbajt në hotelin “Meriot” në Shkup, ku të pranishëm ishin 150 përfaqësues të bizneseve, politikës, kulturës dhe mediave, si dhe misafyrë nga rajoni Asociacioni i Menaxherëve në Maqedoni është organizatë e pavarur, e themeluar në dhjetor të vitit 2015, qëllimi i së cilës është krijimi i rrjeteve të bizneseve, edukimi, promovimi dhe avokimi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Francës, Christian Thimonier. Siç njoftojnë nga kjo parti politike, në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për ecurinë e reformave që Maqedonia duhet ti përmbush drejt proceseve integruese. Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin Francez me qëndrimet e Partisë Demokratike Shqiptare rreth situatës politike, si dhe për pikëpamjet e PDSH-së lidhur me reformat e duhura dhe integrimin e vendit në strukturat Euro-Atlantike, duke theksuar urgjencën e zgjidhjes së kontestit të emrit që do të mundësonte anëtarësimin e Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme kriminalisitike në Prilep ka ngritur padi ndaj personit M.S. (38) nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale “vjedhje e rëndë” dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, si dhe kundër personave M.N. (28) nga fshati Rramanli, Kumanovë, A.L. (34) nga Shkupi dhe A.S. (28) nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “vjedhje e rëndë”. Më datë 16 tetor, pasi kanë kryer vjehdje të rëndë në fshatin Llazhan, ata janë nisur në drejtim të Debreshtës ku kanë kryer vjedhje në shtëpinë e E.I. kur E.I është kthyer dhe ka…

Lexo më Shumë