Author: Semi

Filloi paraqitja e delegatëve në Kongresin e 16 të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së. Kryetari i këshillit organizativ të Kongresit, Spiro Ristovski , theksoi se i pret dy ditë punë konstruktive të organit më të lartë partiak. “Sipas agjendës prej orës 17 deri në orën 19 zgjat paraqitja e delegatëve. Prej orës 19 duhet të fillojë puna e Kongresit me ç’rast do të zgjidhen trupat e punës, më pas do të pasojë diskutim intern në të cilin çdo delegat mund të paraqitet, të japë shqyrtimin e tij për temat për të cilat do të debatohet. Ajo që është më interesante për opinionin…

Lexo më Shumë

Gjykata penale ka vendosur që të mos gjykohet ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, për lëndën “Tortura” për arrestimin e Lube Boshkovskit. Këshilli për vlerësimin e aktpadisë e ka miratuar padinë vetëm për gjashtë policët e njësitit “alfa” që janë të akuzuar në këtë rast, kurse e ka refuzuar akuzën në pjesën që ka të bëjë me Mijallkovin, i cili ishte i akuzuari i parë, transmeton Gazeta Lajm. Këtë informacion e kanë konfirmuar edhe gjykata edhe PSP. Nga PSP kanë paralajmëruar se do të përgatisin ankesë kundër këtij vendimi.

Lexo më Shumë

Komuna e Çairit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme – Sektori për çështje të komunikacionit, në pajtim me kompetencat dhe ingerencat ligjore i njofton qytetarët e Komunës së Çairit që janë pronarë të automjeteve të vjetra ose të prishura dhe jashtë përdorimit të cilët janë parkuar në sipërfaqe publike më saktë në shtigjet për këmbësorë dhe parkingjet publike, duhet t’i largojnë këta automjete meqenëse do të bartin pasoja ligjore. Të dyja institucionet gjatë periudhës në vijim planifikojnë të ndërmarrin masa për pronarët e këtyre automjeteve, në pajtim me dispozitat ligjore. Njëherit ju informojmë se në territorin e Komunës…

Lexo më Shumë

Kërsto Mukoski, ish deputeti i VMRO-DPMNE që po gjykohet për terrorizëm, është dërguar me urgjencë në kardiologji nga burgu i Shutkës, raporton gazeta Lajm. Sipas kamerave të sigurisë mbrëmjen e 27 prillit pasi që është votuar kryeparlamentari Talat Xhaferi dyert e Kuvendit për protestuesit janë hapur nga vetë deputetët e VMRO-DPMNE-së Kërste Mukovski dhe Sashe Vasilevski si dhe Johan Tarçullovski i cili më pas edhe i ka orientuar protestuesit drejt sallës së konferencave për shtyp. Deputetët në fjalë nuk kanë ofruar ndihmë të thjeshtë por me veprimin e tyre qenësor kanë bërë të mundur kryerjen e veprave të rënda penale. Për t’i orientuar protestuesit,…

Lexo më Shumë

Gjatë vitit 2017 interesimi i qytetarëve për të porositur mallra on-line është rritur dukshëm. Për të evituar mallrat ilegale të depërtojnë në Maqedoni, dërgesat kalojnë përmes kontrollit doganorë dhe atij postar. Sipas Postës së Maqedonisë, Dërgesat e porositura në formë elektronike, të cilat arrijnë prej jashtë, gjatë këtij viti kanë kaluar shifrën e 1 milionëshit. Në listën e zezë të doganierëve përveç pjesëve të armëve, materieve eksplozive, mjeteve piroteknike, substancave narkotike, materieve radioaktive dhe biologjike, janë të ndaluara edhe dërgesat e ilaçeve, cigareve, alkoolit dhe kafesë. Drejtori i agjencisë të postave, Vllatko Atanasoski, sot në seancën publike tha se përveç…

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për çështje krimi në Gostivar ka ngritur padi kundër SH.M. (35) nga fshati Dobridoll, Gostivar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhënie para me fajde”. Më 14 nëntor të këtij viti në fshatin Vrapçisht, i pandehuri i ka dhënë 22 vjeçarit M.J. nga Dobridolli 4500 euro hua, për të cilat ka kërkuar t’i kthehen më së voni deri më 30 nëntor (pas 16 ditëve) 5.260 euro, respektivisht 760 euro më tepër.

Lexo më Shumë

Në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” – Shkup, drejtor i ri është emëruar Abdusamed Shabani. Abdusaed Shabani është kuadër nga dega e BDI-së në Saraj. Ai është jurist I diplomuar, ndërsa më parë ka ushtruar funksionin e Zëvendësdrejtorit në Agjencionin për Punësim-Shkup. Abdusamed Shabani, është anëtarë I degës së BDI-së në Saraj, që nga themelimi i partisë.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët dje nuk e pranoi postin e ofruar të  zëvendskryeministrit për reforma në Qeveri. Në informacionin e sotëm të lëshuar prej Qeverisë theksohet se në takim Sela e ka informuar Zaevin se Aleanca për Shqiptarët nuk e oforn postin e zëvendës kryeministri për reforma, shkruan Gazeta Lajm. Pas takimit me Zaevin, Sela deklaroi se Aleanca mbetet në qëndrimin e saj për të ruajtur postin e ministrisë së shëndetësisë, kurse Zaevit i ka propozuar të themelojë postin e zëvendës kryeministrit për byrek në qeveri.

Lexo më Shumë

Është gjetur Oliver Stojanovski nga Sindikata e mbrojtjes i cili para disa ditëve ishte paraqitur si i humbur. Ai ëhshtë gjetur nga policia në një manastir afër Shkupit. Nga MPB kanë konfirmuar se është gjetur dhe është dërguar në stacionin policor në Draçevë, e më pas është informuar edhe familja e tij. Vëllai i tij për Tv 24 ka thënë se Stanojkovski është në gjende të rëndë shëndetësore. Shkaqet për zhdukjen e tij ende janë të panjohura. Stojanovski para një muaji kishte bë aksident me veturën zyrtare të ministrisë së mbrojtjes.

Lexo më Shumë

Vendimin për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit, Gjykata e Selanikut do ta shpallë më 5 janar të vitit 2018, bën të ditur avokati i tyre, Petar Vasilev. Vendimi duhej të kumtohet sot, por për shkak të pamundësisë për t’u siguruar përkthyes në gjuhën maqedonase, në çka insistuan avokatët e të akuzuarve, ai është shtyrë për më 5 janar. Në seancat e kaluara gjyqësore si dëshmitarë janë marrë në pyetje Vasilev dhe Aleksandar Dashtevski. Vasilev theksoi se nëse Gjykata vendos pozitivisht në kërkesën për ekstradimin, si mbrojtje kanë të drejtë të ankesës deri te Gjykata Supreme në Athinë, në…

Lexo më Shumë

Edhe 13 kompani të tjera në vend sot u pajisën me certifikatën “Hallall” nga Agjencia për Hallall Standarde ndërsa nga Ministria e Ekonomisë morën vendim për subvencionim të bizneseve të tyre në vlerë të përgjithshme prej 2.2 milionë denarë. Sipas drejtorit të Agjencisë për Hallall Standard, Muamer Veseli ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke përkujtuar se kjo është radha e pestë që subvencionohen kompanitë me standardin “Hallall”. Në vitin 2017 kanë qenë 13 kompani të cilat kanë implemntuar sistemin Hallall dhe që të gjitha 17 kompanitë janë subvencionuar nga Ministria e Ekonomisë. Vitin e ardhshëm presim…

Lexo më Shumë

Më fal Ali Ahmeti dhe në emër të Zoran Zaevit që guxon dhe flet kundër mikut tënd Gruevski! Më fal…mea culpa! Por Ali, a të fal vërtet populli?! Disa thonë e vështirë Ali, e disa të tjerë E Pamundur! ARBEN TARAVARI Para pak kohësh z.Ali Ahmeti bëri një intervistë në televizion 21. I vetëm përballë pyetjeve të gazetarit Ahmeti më la të kuptoja të vërteta të forta dhe dramatike për të gjithë ne. Një nga kërkesat më të mëdhà të BDI-së është që z.Ziadin Sela t’i kërkojë falje z.Ali Ahmeti. Po pse jo? Hajde t’i kërkojmë falje këtij burri që…

Lexo më Shumë