Author: Semi

Në Shtëpinë e kulturës në Vallandovë sot vazhdoi me punë Kongresi i 16-të i VMRO-DPMNE-së, ku pritet të zgjedhet kryetari i ri i partisë, pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit. Mbrëmë, në ditën e parë të punës të organit më të lartë partiak, morën pjesë 411 nga gjithsej 544 delegatët, me çka u plotësua kushti statutar për punë të Kongresit. Në pajtim me rendin e ditës prej 16 pikave, duhet të prezantohet programi i kandidatit të vetëm për kryetar Hristian Mickovski, i cili deri tani e ka kryer funksionin e sekretarit të përgjithshëm të partisë. Që të zgjedhet për kryetar, Mickovski…

Lexo më Shumë

Politika për prodhimtari organike, aktivitete postberberike dhe masa për mbështetje, do të jenë temat në trajnimin për gazetarë që këtë fundjavë në Veles e organizon Ministria e Bujqësisë, Shoqata e agrogazetarëve “Media plus” dhe Programi për rritjen e punësimit në treg (IME) të Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim. Prezantime do të mbajnë përgjegjës nga MBPEU për bujqësi organike, si dhe profesorë nga Fakulteti për shkenca bujqësore dhe ushqim. Për bujqësinë organike dhe mbulimin e saj mediaëe në Zvicër, gazetarët do të kenë mundësi të dëgjojnë nga kolegu zviceran, Markus Spuler. Në kuadër të trajnimit është paraparë edhe vizitë e…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev deklaroi se propozimet për vendet e zbazëta ministrore janë dërguar deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe se propozimi i Aleancës për shqiptartët për vendin ministror të Shëndetësisë ka qenë i papranueshëm. Zaevi në emisionin “Noqno studio” në televizionin Telma, tha se askujt nga partnerët e koalicionit nuk i takon ministri sipas prioritetit dhe se Aleanca për shqiptarët e ka marrë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të Arben Taravarit. Zaev vlerësoi se bëhet fjalë për situatë jo të këndshme, duke e marrë parasysh bashkëpunmin e plotë me Ziadin Selën dhe atë që…

Lexo më Shumë

Flija përgatitet në stilin: vendose një rend në tepsi dhe shko lirisht grahi gjumë sepse ke kohë të mjaftueshme të bësh një sy gjumë të mirë deri në rendin tjetër. Në parimin e gatimit të flijës deri tani BDI ka vepruar edhe me realizimin e kërkesave të shqiptarëve në Parlament dhe Qeveri EJUP BERISHA Bashkimit demokratik për Integrim në vend të hapjes së Ministrisë për Byrek i propozoj që ta hap një Ministri tjetër. Pra këtij subjekti politik i propozoj hapjen e Ministrisë për Flija. Jo për shkak të brendit, sa për shkak të ngadalsisë me të cilën përgatitet…

Lexo më Shumë

Një tërmet me intensitet 2.6 ballë sipas Rihterit është regjistruar në Shkup, njofton SHENJA. Dridhjet u ndjenë në ora 19:34, 12 kilometra në juglindje të qytetit të Shkupit, 4 kilometra në verilindje të Komunës së Studeniçanit. Thellësia e tërmetit është 5 kilometra.

Lexo më Shumë

Me vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm është vazhduar afati për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak vëllimit të rritur të hyrjes dhe transitimit të emigrantëve nëpër territorin e Maqedonisë. Kuvendi e votoi vendimin me 60 vota “për” në suaza të seancës së sotme të 26-të. Me sjelljen e Vendimit sigurohet vazhdim i kryerjes së aktiviteteve nga forcat e Armatës të Republikës së Maqedonisë dhe forcat e sigurisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në funksion të sigurimit, mbrojtjes dhe ruajtjes së kufirit shtetëror.

Lexo më Shumë

Bektashinjtë e Maqedonisë pas disa viteve kërkesa më në fund regjistrohen si komunitet fetar i veçantë në Maqedoni ndërsa në aspektin jurudik ata tani do të jenë të barabartë me BFI-në. Në Faqen e Komisionit shtetëror për marrëdhënie mes bashkësive dhe grupeve fetare në Maqedoni tani më është futur edhe Komuniteti Bektashinj në Maqedoni ndërsa si person i autorizuar është nënshkruar Ismet Kilosi nga fshati Cërvic i Kërçovës. Pëndryshe ne krye të Komunitetit Bektashinj në Maqedoni është emëruar Baba Ejup Rakipi ( foto lart ). Vlen të përmendim se komuniteti bektashi në Maqedoni ka qenë i regjistruar deri në vitin…

Lexo më Shumë

Qeveria greke së pari duhet të konsolidohet, të dalë me qëndrim të vetëm për zgjidhjen e mundshme të çështjes së emrit dhe ky do të jetë vetëm fillimi, sepse Demokracia e Re atëherë do të fillojë të bëjë vlerësim dhe nëse vlerëson se qëndrimi nuk është i mirë, gjithsesi ekziston mundësia për ta refuzuar, tha deputeti i Demokracisë së Re, Jorgos Kumucakos. “Negociatat për kontestin me emrin i filluam në atmosferë shumë të mirë pas ndryshimit të pushtetit në Shkup. Ndërkohë, në Greqi derisa zhvillohen negociatat ka përçarje në Qeveri lidhur me qëndrimin për zgjidhje të mundshme të kontestit, i…

Lexo më Shumë

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski nuk do të marrë pjesë në Kongresin e partisë pasi që sipas tij, personat dhe organet udhëheqës të partisë nuk kanë mundësuar kushte për zgjedhje demokratike të një kryetari që do të pasqyronet vullnetin e vërtetë të anëtarëve. “Ky Kongres nuk e mban legjitimitetin e anëtarësisë së gjerë të VMRO-DPMNE-së. Ka deficit politik dhe shprehje të qartë të krijimit të situatës së zgjedhjes formale të një vendimi tanimë të marë, pa përfshirje të komiteteve tona vendore dhe komunale, veteranëve dhe gjithë anëtarësisë së partisë. Vërejtjet e mia nuk janë nga shkaqe personale,…

Lexo më Shumë

Delvina KËRLUKU: – Vazhdon  mungesa e kuadrit ligjërues në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Universitetin “Kiril dhe Metodij” të Shkupit. Ministria e Arsimit dhe Shekncës arsyetohet se konkursi nuk shpallet, sepse Ministria e Financave duhet të sigurojë buxhet për pagat e mësimdhënësve. Udhëheqja e Katedrës thotë se nuk është shtuar numri i lëndëve, por mungesa e kuadrit vjen si pasojë e shkaurjes së disa profesorëve në pension, kurse njëri ka ndruar jetë. Kjo është arsyeja e mungesës dhe çuditen se si nuk gjejnë mirëkuptim te Ministria. Katedra dhe studentët nuk mund të veprojnë kundër ligjit në fuqi, kurse…

Lexo më Shumë

Liljana Cerri Mjerim i madh kafshatë që nuk kaperdihet është or vëlla sjellja e këtyre politikanëve shqiptar të Maqedonisë. Pashe lajmet dhe çfar të themë tmerr në vete. Një Kryetar Parlamenti i Maqdonisë shqiptar që ka ardhur për vizitë në Shqipëri dhe që nuk guxon as të kërkojë edhe ndihmën më të vogël për shqiptaret e Maqedonisë.  Nuk guxon apo nuk ka vullnet këtë nuk e di duhet ta sqaroj ai vetë. Një Kryetar Parlamenti që viziton Liqenasin por që nuk guxon as ta shohi në ëndërrat përmirësimin e gjendjes së Shtëpisë së Alfabetit në Manastir, aty ku kanë themelet…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka konfirmuar për KosovaPress plaçkitjen e një Poste që ka ndodhur sot në Zveçan. Komandanti i stacionit policor në veri të Mitrovicës, Zhelko Bojiq, për këtë rast ka thënë: “Sot rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në postën e Zveçanit ka ndodhur një plaçkitje me armë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”. Burime të KosovaPressit kanë bërë me dije se dy persona të maskuar dhe me kallashnikovë kanë plaçkitur Postën Qendrore në qendër të Zveçanit, me ç’rast kanë arritur të marrin rreth 600 mijë dinarë të Serbisë (në vlerë të…

Lexo më Shumë