Personat me nevoja të veçanta kërkojnë ndryshim të ligjit për punësim të personave me nevoja të veçanta, theksojnë nga shoqata ‘Polio Plus’, që do të kishte mundësi si gjithë të tjerët të punësohen në administratën publike. Përmes qendrës për punësim të personave me nevoja të veçanta që është në bashkëpunim me dhomën ekonomike ku për brenda një viti bëhen kurse e trajnime të ndryshme me persona, e që sipas tyre vetëm një prej pune është punësuar në sektorin bankar. Nga Ministria e punës dhe politikës sociale thonë se e analizojnë ligjin dhe se do ketë zgjidhje ligjore edhe për personat…
Author: Semi
V.V.(34) nga fshati Stenje i Resnjës ka denoncuar se rreth orës 11:00 në Shkup, në rr.”Skupi 6″, saktësisht në kompleksin banesor “Shën.Jovani”, derisa ka qenë në vendin e tij të punës, kanë ardhur dy persona, kanë hyrë në zyrën e tij, e kanë mbyllur derën dhe kanë nxjerë disa dokumente, duke i kërkuar të nënshkruajë. Dokuemntet kanë qenë në lidhje me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës dhe marrëveshje me ndërmarrjen ku V.V. ka qenë drejtues, që të largohet nga e njejta. Pasi që V.V. ka refuzuar të nënshkruajë, njëri nga ato persona e ka kapur dhe ka filluar ta ngulfasë,…
Lideri i deritanishëm i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski nga foltorja në Kongresin e partisë paralajmëroi se do të iniciohet Ligj për amnisti për ngjarjet e 27 prill. “Rrahja në Kuvend ishte gabim i madh, edhe pse ishte skenë e krijuar nga partitë në pushtet. E dija se çfarë do pason, do të krijohej percepcioni se OBRM-PDUKM është fajtore dhe për këtë kam reaguar ashpër që atë natë. Janë të nevojshme Ligje për amnisti dhe për pajtim. Duhet, edhe BDI e dinë këtë përshkak se kishte amnisti për vepra më të rënda. Këtë edhe Zaev duhet ta dijë, edhe përkundër dhimbjes”, deklaroi…
S.N 20 vjeçar nga Shkupi dje rreth lumit Vardar është sulmuar nga një grup i qenve, derisa ka qenë duke u shëtitur me biçikletën e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pas sulmit është dërguar në mjek ku i janë konstatuar lëndime në gjurin e djathtë, dhe pas ndihmës mjekësore është lëshuar në shërim shtëpiak.
Shfrytëzuesit nga bulevardi “Shën Klimenti i Ohrit”, në shtrirjen nga udhëkryqi me bulevardin “Aradhet Partizane” deri te udhëkryqi me bulevardin “Mitropolit Teodosij Golloganov” në komunën Qendër, të dielën nga ora 9 do të mbeten pa ujë të pijshëm. Siç informon Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen në furnizimin me ujë është sanimi i defektit të tubacioni të ujit me diametër prej 150 milimetra në udhëkryqin midis bulevardeve “Mitropolit Teodosij Golloganov” dhe “Shën Klimenti i Ohrit”. Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë derisa ekipet e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup nuk përfundojnë me sanimin e…
Ejup Kasumi, 41-vjeçar nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës ka ndërruar jetë sot rreth orës 12:30, në malet e fshatit Izvor, shkruan gazeta KOHA. 41-vjeçari, sipas raportit të parë të policisë, si dhe dëshmitarëve në vendngjarje, ka mbetur i vrarë pasi një plumb i pushkës së gjuetisë e ka goditur në anën e djathtë të gjoksit. “Të dhënat e para dhe pozita e armës dhe e trupit tregojnë se tashmë i ndjeri është vetëplagosur. Me gjasë ka rrëshqitur”, thonë policët që po kryejnë hetimin në vendngjarje. Pushka e gjuetisë së të ndjerit shihet të jetë e thyer, me çka…
– Ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së, dorëheqja e parevokueshme e të cilit sot u konfirmua në ditën e dytë të Kongresit të 16-të të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së që po mbahet në Valandovë, si një prej arsyeve për humbjen në zgjedhjet lokale e theksoi mungesën e besnikërisë, gjegjësisht, siç tha, tradhtinë e njerëzve të partisë. “Edhe në takimet e mia me kandidatët për kryetarë komunash pas zgjedhjeve dhe atyre të cilët fituan dhe atyre të cilët humbën dhe në takimet e mia me kryetarët e KK dhe në takimin me grupin e veteranëve të partisë dhe në materialet me shkrim të cilat kanë…
Në Qendrën teatrore për fëmijë sonte do të promovohet libri “Nga xhepi i zemrës” i autores nga Shkupi, Arlinda Baftiu. “Nga xhepi i zemrës” me 64 poezi është libri i dytë i autores. Rreth librit në promovim do të flasë, kritiku letrar Ahmet Selmani, recensent Vjollcë Berisha, dhe Hasan Qyqalla.
Katër nxënës të vitit të tretë të shkollës së mesme të mjekësisë “Pançe Katragjozov” në Shkup, fizikisht kanë sulmuar dy moshatarë të tyre, nxënës në të njëjtën shkollë. Rastin në polici e ka paraqitur një i punësuar në shkollë dje në mëngjes rreth orës 10:00. Merren masa për zbardhjen e rastit.
Njëzetë e pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se merren me shitje në rrugë të drogës. Gjatë bastisjeve sot në mëngjes nga ana e policisë janë gjetur 49 paketime heroinë, rreth 1,8 kilogram marijuanë, tableta ekstaza, një paketim amfetaminë dhe një grumbull hashash. Janë gjetur disa pushka të ndryshme, një pistoletë me gaz dhe 28 plumba. Janë marrë edhe një kompjuter dhe 324 blanko kartela. Policia kumtoi se pas dokumentimit të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale për veprat e bëra penale “prodhimtari e paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike dhe substancave psikotrope”, “prodhimtari e palejuar, mbajtje dhe…
Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet partiake dhe nuk mund çelësi partiak të jetë imperativ në angazhimin e kuadrove, konsideron kryeministri Zoran Zaev. Ai në emisionin “Noqno studio” në televizionin Telma tha se tentojnë çdo kapacitet të mundshëm të kuadrit që e ka shteti ta shfrytëzojnë. “Nuk mund çelësi partiak të jetë imperativ në vendimmarrjen e cilit do angazhim të dhënë. Ka shumë njerëz të partisë të cilët i udhëheqin institucionet dhe ata kanë paragjykim ndaj bashkpartiakëve të tyre, por në çdo rast me bordet tona qendrore dhe ekzekutive tregojmë se duhet t’i ndryshojmë punët. Nuk mund vetëm një parti të zëvendësohet…
Pianisti i ri Arda Mustafaoglu sonte nga ora 19:30 do të mbajë recital solistik në sallën për koncerte të Qendrës shtetërore shkollore muzikore të baletit (QSHSHMB) “Ilija Nikollovski-Luj”. Në program do të jenë veprat nga Skarlati, Rahmanjinov, Prokofjev. Pesëmbëdhjetëvjeçari Mustafaoglu është një prej pianistëve më të talentuar nga Maqedonia. Këtë vit ka fituar shumë çmime në garat ndërkombëtare për piano në Serbi, Itali, Bullgari, Turqi dhe Belgjikë. Ka pasur performanca në koncerte në Itali dhe Gjermani, koncert solistik në Shtip dhe koncert në Filarmoninë e Maqedonisë. Recitali mbështetet nga Ministria e Kulturës. Hyrja për vizitorët është falas.