Author: Semi

Irfan Agushi Pas mundesise qe Sela ta leshon Qeverine, Amdi Bajram, duket qe do te vendos se a do e shpëton lekuren Zaevit e Ahmetit, kesaj rradhe ose jo. Natyrisht qe ne kete mes kemi dhe dy deputet tjere te PDSH se, te cilet sipas mendimit tim nuk do ngurojne te behen pjese e Qeverise, pasi ma shume se kaq nuk kane çfare te humbin. Një gjè eshte e sigurt, qendrimi i Zeadin Seles me partneret e kualicionit dhe largimi i mundeshem i Aleances per Shqiptaret nga Qeveria, nenkupton formimin e nje opozite te forte ne bllokun politik shqiptare, duke…

Lexo më Shumë

Hristian Mickoski një ditë pasi u zgjodh për kryetar të VMRO-DPMNE-së ka vizituar Kishën e Shën Maria në Strumicë, prej ku ka apeluar që vendit I duhet pajtim, tolerancë dhe mirëkuptim për të gjithë. “Si popull këtij shtetit i duhet pajtim, tolerancë dhe mirëkuptim për gjithë të tjerët. Unë sot kamë vendosur të filloj mandatin si kryetar i VMRO-së nga ky vend dhe të lutem për qetësi për gjithë qytetarët e Maqedonisë”, ka thënë Hristian Mickoski, transmeton SHENJA.

Lexo më Shumë

Një anëtar I përbetuar dhe aktivist i LSDM i ka dërguar një letër portalit Dokaz duke drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit dhe liderit socialdemokrat Zoran Zaev. Arsyeja ka qenë intervista e fundit e kryeministrit, i cili me krenari thoshte se po i jep shansin funksionarëve të deritanishëm të VMRO-së, që të ngelin në detyra të drejtorëve dhe funksioneve nëpër njësitë rajonale, por edhe në drejtori të tjera./ INA Anëtari i papunë ka shkruar: “Zaevi po i pështyen në fytyrë njerëzit e tij. E dëgjova dy here. Kjo ka të bëjë me ministrin e propozuar të shëndetësisë, Filipçe. Zaev me…

Lexo më Shumë

Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze sot dërgoi urim me rastin e festës së Lindjes së Krishtit deri te Peshkopi i Shkupit dhe Eksarki Apostolik Kiro Stojanov dhe deri te të gjithë besimtarët e besimit katolik. “Ditët e Krishtlindjeve e ndriçojnë jetën e çdo krishteri me gëzim të veçantë dhe zgjojnë ndjenja më të bukura madhështore. Festa më e shenjtë krishtere, lindja e Krishtit – është festë kur kujdesen mendime dhe vepra të bukura, veçanërisht ndaj më të afërmve dhe atyre të cilëve dashuria dhe mbështetja e tillë u është më se e nevojshme. Prandaj, le të…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit është institucioni më i rëndësishëm shtetëror që duhet të promovojë, mbrojë dhe avancojë të drejtat e njeriut të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Duke pasur parasysh këtë, OJQ ‘Infoqendra’, në bashkëpunim me Komitetin e Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të prjektit “Mbikëqyrja qytetare e Avokatit të Popullit”, në vazhdimësi e vëzhgon punën e Avokatit të Popullit. Në këtë periudhë, përqëndrimi i vëzhgimit ka qenë funksionimi i zyrave rajonale të Avokatit të Popullit në Strumicë, Manastir, Shtip, Kumanovë, Kërçovë dhe Tetovë, si dhe perceptimi i gazetarëve dhe aktivistëve qytetarë për shkallën…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se është i gatshëm të tërhiqet nga pretendimi i vendit të tij për trashëgiminë e Aleksandrit të Madh, për të ndihmuar në zgjidhjen e kontestit të gjatë 26 vjeçar me Greqinë fqinje për emrin e Maqedonisë. “Tërhiqem nga pretendimi që Maqedonia është trashëguese e vetme e Aleksandrit. Historia nuk na takon vetëm neve, por po ashtu, edhe Greqisë dhe shumë vendeve të tjera”, th Zoran Zaev, gjatë një interviste televizive mbrëmë vonë, përcjell REL. Prej pavarësisë së saj nga Jugosllavia në vitin 1991, Maqedonia ka pretenduar së paku një pjesë të trashëgimisë ndaj sunduesit…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev me rastin e festës së Lindjes së Krishtit dërgoi urime deri te Kiro Stojanov, Peshkopi i Shkupit dhe Eksarki Apostolik në Republikën e Maqedonisë dhe deri te të gjithë qytetarët e besimit krishter. Çdo vit, Lindja e Krishtit, shton ai, është një shpresë e re për të nesërme më të mirë për çdo njeri, në çdo familje. “Në çdo shtëpi dhe në shoqërinë, në të cilën jemi ftuar të marrim pjesë për të ndërtuar botë më humane dhe të dejtë, me bindjen se në paqe dhe qetësi kemi mundësi për ardhmëri me prosperitet për të gjithë”, thotë kryeministri…

Lexo më Shumë

Data e sotme, 24 dhjetor mbahet mend si një nga ditët më të zeza të demokracisë në Maqedoni dhe e njëjta dëshmoi për brutalitetin e regjimit tashmë të rrëzuar të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-së kështu vlersojnë nga LSDM, përcjell Almakos. “Nikolla Gruevski dhe familja para syve të të gjith opinionit, nëpërmes keqpërdorimeve të policisë në shtëpinë e ligjit e shkelën demokracinë në mënyrë brutale duke nxjerrur dhe rrahur gazetar dhe deputet”, thonë nga LSDM. Nga LSDM shtojnë se politikat e tilla shumë vjeçare duke kultivuar frikë dhe kërcënim nga ana e regjimit të Gruevskit dhe VMRO-së, kulmuan me sulmin në…

Lexo më Shumë

Familja Arifi nga lagja Hasanbeg po jeton e mbërthyer nga të ftohtit dhe uria. Me një anëtare të sëmurë e të paaftë për veten ata shtyejnë ditët pa buk te mjaftueshme per te gjithe. Mbesa dhe nipi të cilët për momentin rriten pa babain e tyre nuk kanë më shikim fëmijëror në fytyrat e tyre, ai shikim është zëvendësuar me shpresën për t’u ngopur me bukë, lutjet që të kenë këpucë e çizme per te mbathur. Nëna dhe e bija Rejhanja thonë se familja e saj rrëshqiti drejt varfërisë pasi ai u prek nga semundja e vajzes Makfires e cila…

Lexo më Shumë

Në këto çaste Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët është duke mbajtur mbledhje, ndërsa vendimi i parë i Kongresit, raporton SHENJA, është që Aleanca për Shqiptarët të mbaj Kongresin e saj më 11 mars të viti 2018, ku do të zgjidhet kryetari, nënkryetari, kryesia qendrore dhe kuvendarët. Pritet që Kuvendi të sjell vendim edhe në lidhje me qëndrimin apo jo të Aleancës në Qeverinë e Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Ditën e Krishtlindjes të gjithë besimtarëve të krishterë me dëshirën që të gjejmë forcën dhe fuqinë për të ndërtuar urat dhe rrugët për një të ardhme më të mirë për ne dhe brezat e rinjë. “Në këtë ditë të lindjes dhe forcimit të besimit dhe të shpresës, uroj që të gjejmë forcën dhe fuqinë për të ndërtuar urat dhe rrugët për një të ardhme më të mirë për ne dhe brezat e rinjë. Së bashku me familjen time dhe gjithë bashkëpunëtorët e mi, për secilin prej jush, për familjet tuaja,…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata. Në vendet më të larta rrugët janë të lagështa. Në aksin rrugor Kriva Pallnkë – vendkalimi kufitar Deve Bair ka reshje të borës, kumtoi LAMM. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.

Lexo më Shumë