Në mbledhjen e kuvendit të tetë qendror të ASH-së, Fol mëson se është sjellë vendim që kryetar i këshillit për organizimin e kongresit, edhe atë në mënyrë unanime të jetë Arben Taravari. Përndryshe, ASH, gjithashtu solli vendim që kongresin e parë ta mbajë më 11 mars 2018, ku do të bëhet zgjidhja e kryetarit të partisë, nënkryetarit, kryesisë qendrore dhe kuvendarëve./nezavisen.mk/
Author: Semi
Aleanca për Shqiptarët nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. Kjo do të konfirmohet zyrtarisht brenda pak orëve në Kuvendin Qendror që po zhvillon punimet në Gostivar. Agjencia e lajmeve INA mëson se boshllëkun që do krijohen me largimin e Aleancës, kryeministri Zoran Zaev do të mbuloj me deputetët të pavarur, të partive të vogla dhe deputetëve të larguar nga VMRO-DPNME-ja. Agjencia INA mëson se para derës së Zaevit janë duke pritur Partia Demokratike Shqiptare, deputeti i pavarur nga komuniteti rom, Amdi Bajram dhe disa deputetë nga VMRO-ja e Gruevskit.
Sot bëhen pesë vjet nga e “hëna e zezë” në Kuvendin e Maqedonisë kur sigurimi kuvendar duke tërhequr zvarrë, i nxori jashtë deputetët dhe gazetarët nga seanca plenare ku miratohej buxheti i vitit 2013, shkruan Portalb.mk. Nga salla janë gazetarët që të mos e dëshmojnë dhe dokumentojnë sjelljen brutale të sigurimit të Kuvendit të Maqedonisë. Përleshja për buxhetin filloi në mesin e dhjetorit, pasi që një grup i deputetëve revoltoheshin se po miratohej buxhet jozhvillimor me harxhime të mëdha për projektin “Shkupi 2014”. Amandamentet e tyre qenë refuzuar dhe debati për të u anashkalua. Deputetët e atëherë partisë opozitare Lidhja Social…
Spitali i fëmijëve në Kozle është mbushur përplot me fëmijë të sëmurë nga gripi, njoftojnë autoritetet e spitalit. Mirëpo kjo nuk është më e keqja, sepse kulmi i “sulmeve” nga virusët pritet pas vitit të ri. Rreziku sipas mjekëve është më i madh në Shkup, sepse ajri i ndotur në kombinim me viruset shumefishon rrezikun nga gripet. Për këtë arsye mjeket apelojnë te prindërit që kanë fëmijë të vegjël për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
PDSH me dy deputetët e saj mund jetë pjesë e koalicionit me LSDM dhe BDI. Lajmi nuk përjashtohet as nga partia e Zoran Zaevit. Vetë Zaev tha mbrëmë se dera është e hapur për çdo parti. Por nga PDSh deri tani heshtje totale dhe nuk jepet asnjë sinjal apo fjalë se cili do të jetë fati i saj. Derisa në anën tjetër, BDI ka qenë më e zëshme që kjo parti të jetë në koalicion në vendin e ASH-së. “Jemi të interesuar që edhe PDSH të marrë pjesë në qeveri, por kjo nuk varet vetëm nga dëshira jonë. Duhet të…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi uroi me rastin e Festës krishtere Lindja e Krishtit deri te Kisha katolike në Maqedoni, Peshkopi i Shkupit dhe Eksarki Apostolik Kiro Stojanov dhe deri te të gjithë pjesëtarët e besimit krishter. “Më lejoni që në emrin tim personal, dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, personalisht Ju dhe pjesëtarëve të fesë katolike, t’ua uroj festën e madhe krishtere, lindjen e Krishtit – Krishtlindjen. Kjo festë e madhe krishtere dhe ditët festive në vijim, le të sjellin mendim të mirë, paqe dhe unitet për të gjithë! Gëzimin që e…
Ljubço Georgievski, kryetari i parë i VMRO-DPMNE-së, në rrjetet sociale ka mbështetur dhe ka dhënë miratimin për zgjedhjen e Hristijan Mickoskit, liderit të ri të partisë opozitare, duke vlerësuar se ai ishte kandidati më i përshtatshëm nga të gjithë ata që kandidonin “Hristijan Mickoski nga të gjithë emrat që ishin kandidatë për kryetar të VMRO-DPMNE-së është më i pakomprementuari, i paprekur nga skandalet, më energjik dhe përfundimisht më i harmonizuar. Hristijan ka shansë për të lënë vulën e tij në VMRO. Duhet t’i jepet një shans…”, shkruan Georgievski. Ljubço Georgievski në vitin 2003 i dha dorëheqjen nga VMRO-DPMNE-ja si kryetar…
Qeveria e re është përkushtuar seriozisht në drejtim të përmirësimit të klimës së përgjithshme politike të brendshme, por ka realizuar aktivitetete edhe në raportet rajonale dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, plani 3 -6 -9 është në funksion të përshpejtimit të inkuadrimit të Maqedonisë në NATO dhe hapjes së negociatave për anëtarsim në BE. Kështu vlerëson analisti Naser Zyberi ecurinë politike në drejtim të integrimit në strukturat euro –atlantike. “Në qoftë se do ti përmbahet dinamikës së paraparë në planin 3 – 6-9, ekzistojnë shansa reale që së paku Maqedonia të merr rekomandim të pakushtëzuar, ti caktohet data për fillimin e negociatave dhe…
Një shkupjan 23 vjeçar humbi jetën, ndërsa moshatari i tij nga Ohri është në gjendje të rrezikut për jetën pas aksidentit të komunikacionit që ka ndodhur mbrëmë në ora 3:13 në afërsi të shkollës fillore “Koço Racin” në Shkup. Siç informon MPB, në aksidentin e ndodhur në bulevardin “Nënë Tereza” shkupjani D.S.(23), duke drejtuar veturën “BMW” me targa të Shkupit ka goditur shtyllën. Voziësi, si dhe bashkë udhëtari A.N.(23) në Ohër, kanë marë lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në Qendrën urgjente-Shkup, ku rreth orës 3:50 D.S. ka ndërruar jetë, ndërsa A.N. është në rrezik jete.
Pasi që gjatë ditëve të kaluara, marrëdhëniet ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së nga njëra anë dhe Aleancës për Shqiptarët nga ana tjetër nuk ishin në gjendjen më të mirë për shkak të këmbënguljes së kryeministrit Zaev dhe liderit të ASH-së, Ziadin Sela në qëndrimet e tyre për të pasur dikasterin e Shëndetësisë nga rradhët e tyre, ku Sela tha se nuk sheh nevojë të arsyeshme për heqje dorë nga Ministria e Shëndetësisë. Nga ana tjetë Zaev mbron qëndrimin e tij për emërim të Venko Filipçes për Ministër të Shëndetësisë, duke thënë se dikasteri i Shëndetësisë i është dhënë për shkak të…
Irfan Agushi Pas mundesise qe Sela ta leshon Qeverine, Amdi Bajram, duket qe do te vendos se a do e shpëton lekuren Zaevit e Ahmetit, kesaj rradhe ose jo. Natyrisht qe ne kete mes kemi dhe dy deputet tjere te PDSH se, te cilet sipas mendimit tim nuk do ngurojne te behen pjese e Qeverise, pasi ma shume se kaq nuk kane çfare te humbin. Një gjè eshte e sigurt, qendrimi i Zeadin Seles me partneret e kualicionit dhe largimi i mundeshem i Aleances per Shqiptaret nga Qeveria, nenkupton formimin e nje opozite te forte ne bllokun politik shqiptare, duke…
Hristian Mickoski një ditë pasi u zgjodh për kryetar të VMRO-DPMNE-së ka vizituar Kishën e Shën Maria në Strumicë, prej ku ka apeluar që vendit I duhet pajtim, tolerancë dhe mirëkuptim për të gjithë. “Si popull këtij shtetit i duhet pajtim, tolerancë dhe mirëkuptim për gjithë të tjerët. Unë sot kamë vendosur të filloj mandatin si kryetar i VMRO-së nga ky vend dhe të lutem për qetësi për gjithë qytetarët e Maqedonisë”, ka thënë Hristian Mickoski, transmeton SHENJA.