Author: Semi

Për shkak mungesës së kuorumit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në vazhdimin sotëm të seancës së 22-të dha pauzë prej gjysmë ore, pas së cilës deputetët duhet të votojnë për emërimin e Prokurorit Publik Shtetëror. Në sallën kuvendore kishte 60 deputetë. “Jap pauzë prej 30-të minutash që koordinuesit t’i mbledhin deputetët”, tha Xhaferi. Debati parlamentar për propozimin qeveritar që Lubomir Joveski të emërohet në këtë funksion përfundoi më datën 15-të të këtij muaji. Për emërimin e Prokurorit Publik, Kuvendi i RM-së vendosi me shumicë të thjeshtë prej 61 votash. Prokurori Publik ka mandat prej gjashtë vjetëve…

Lexo më Shumë

Treni i udhëtarëve nr.660 që qarkullon në relacionin Shkup-Kërçovë, dje në orën 18:10 ka hasur dhe ka goditur në gurët e vendosur në pjesën e hekurudhës mes stacioneve hekurudhore Zherovjan dhe Gostivar, me ç’rast nga goditja është shkaktuar dëmtimi i motorit dhe amortizuesit, për ç’shkak treni menjëherë ka ndaluar pas goditjes. Siç informon MPB, nuk ka udhëtarë të lënduar, ndërsa komunikacioni hekurudhor në atë pjesë të hekurudhës ishte ndërprerë. Në orën 23:00 komunikacioni është normalizuar.

Lexo më Shumë

Nën moton “Vit i ri – buzëqeshje të reja”, komuna Qendër sivjet më 30 dhe 31 dhjetor, në “Skuer Jadran” organizon program të Vitit të Ri për fëmijët, të rinjtë dhe më të rriturit. “Jam i lumtur që si kryetar komune arritën që pa shpenzime të komunës përmes donacioneve të organizojmë program të pasur për të gjithë banorët nga 7 deri 77 vjeç”, deklaroi kryetari i komunës Qendër Sasha Bogdanoviq. Kremtimi, paralajmëroi ai, do të ketë karakter humanitar. “U bëj thirrje të gjithëve, që në atmosferë të bukur të dëshirojmë lumturi dhe gëzim në vitin e ri 2018, por edhe…

Lexo më Shumë

Një nëpunës policor i sektorit policor Petrovec, dje rreth orës 23:10, është sulmuar gjatë intervenimit në një sulm fizik. Siç informoi MPB, M.S. (43) nga Shkupi, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit në mënyrë fizike e ka sulmuar vëllanë e tij dhe kunatën, ndërsa gjatë tentimit të një nëpunësi policor të intervenojë M.S. e ka sulmuar duke e goditur me kokë në pjesën e hundës. M.S. është privuar nga liria në stacionin policor Gazi Babë ndërsa një nëpunës policor ka kërkuar ndihmë në Qendrën urgjente Shkup. Kundër autorit do të shtrohet kallëzim penal për sulm ndaj një nëpunësi…

Lexo më Shumë

Maqedonisë. Përfundimi i kongresit të oponentit tonë politik dhe zgjedhja e liderit të ri duhet të paraqesë perspektivë edhe për shtetin, deklaroi sot kryeministri, Zoran Zaev. “Pres proces konstruktiv në Parlament dhe kthesë kritike nga opozita. Mund vetëm t’i dëshiroj fat kryetarit të ri të VMRO-SPMNE-së dhe së bashku të gjithë të mendojmë për Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Zaev, i pyetur se si e vlerëson zgjedhjen e Hristian Mickovskit për kryetar të VMRO-DPMNE-së. I pyetur nëse ka paralajmërim për takim me liderin e ri të VMRO-DPMNE-së, Zaev tha se nuk kanë biseduar asgjë, por se mundësinë e parë kur do…

Lexo më Shumë

Gjykimi për lëndën “Ryshfet” në të cilin është i akuzuar kryeministri Zoran Zaev është anuluar për më 29 janar të vitit të ardhshëm, për shkak se lënda nuk ka mbërritur nga Gjykata e Apelit e cila ende nuk ka vendosur për ankesën për PI-masat në këtë rast. “Ne kërkuam heqje të gjykatëses dhe shpresoj që shpejt të merret vendim që të mund të vazhdojë procesi gjyqësor”, tha Zaev sot para Gjykatës Penale. Në pyetjen se çka pret nga Gjykata e Apelit, Zaev u përgjigj se pret që ankesa të pranohet, por sido që të vendosë Gjykata do ta respektojë vendimin.…

Lexo më Shumë

Besimtarët katolikë dhe një pjesë e të krishterëve ortodoksë, të cilët udhëhiqen sipas Kalendarit gregorian sot e shënojnë Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet. Tradicionalisht, në Maqedoni festimi qendror me rastin e festës u mbajt në Kishën katolike “Zemra e shenjtë e Jezusit” në Shkup, ku mbrëmë pati liturgji të shenjtë të mesnatës. Në liturgji morën pjesë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me bashkëshorten, zëvendëskryeministrat për Çështje Ekonomike dhe Çështje Evropiane, Koço Angjushev dhe Bujar Osmani, ministri pa resor i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi, Cvetanka Laskova, këshilltare për kulturpë e kryeministrit, përfaqësues të korit diplomatik, parti politike,…

Lexo më Shumë

Një person vdiq në një prej gjithsej 27 aksidenteve të regjistruara gjatë fundjavës së kaluar në rajonin SPB Shkup. Në gjashtë aksidente lëndime të rënda kanë marrë dy persona, ndërsa në 15-të lëndime të lehta kanë marrë 21 persona. Nëntë aksidente kanë qenë me dëme materiale. Siç informojnë nga MPB, gjatë fundjavës policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Gjashtëdhjetë e nëntë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, pesë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe tre shoferë nuk kanë dhënë përparësi për parakalim. Nga trafiku janë…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit Shkup sot duhet të mbajë seancë në të cilën duhet ta shqyrtojë ankesën e mbrojtjes të kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, e cila kërkon video xhirimet nga masat e posaçme hetuese (MPH) të mos shfrytëzohen si dëshmi në procedurë gjyqësore për rastin “Ryshfeti” në të cilin Zaevi është i akuzuar. Para mbajtjes së seancës në Gjykatën e Apelit, gjykim për “Ryshfetin” është caktuar në Gjykatën Penale, konfirmuan nga Gjykata. Seanca e fundit në Gjykatën e Apelit u shty sepse gjykatësi për këtë lëndë ka njoftuar se është zgjedhur për gjykatës në Gjykatën Supreme. Seanca u…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov u dërgoi urim të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët festojnë krishtlindjet sipas Kalendarit gregorian. “Më paraqet kënaqësi të posaçme në këto ditë festive t’Ju uroj festën e madhe të Lindjes së Krishtit – Krishtlindjet. Duke festuar Krishtlindjet, ne përkujtohemi për një nga momentet më të mëdha të historisë – ditën kur djali i Zotit për shkak të dashurisë ndaj njerëzimit u mishërua dhe u bë njeri. Lindja e Krishtit – si një nga ditët më të ndritshme dhe më të lartësuara në krishterim duhet të na nxisë drejt mirëkuptimit dhe respektimit të…

Lexo më Shumë

Përveç niveleve të Vardarit në Veles dhe të Drinit të Zi në Lozhan, niveli i ujërave te të gjithë lumenjtë tjerë në shtet është nën mesataren për dhjetorin. Sipas matjeve të sotme të bëra nga DPHM, niveli i Cërna Rekës në Novaci dhe i Sateska në Botun është dyfish më i ulët nga mesatarja për dhjetorin. Niveli i ujit në Liqenin e Dojranit, Ohrit dhe Prespës është në korniza të mesatares për dhjetorin.

Lexo më Shumë