Author: Semi

Falemnderojmë Ministrin e Ekologjise dhe Planifikimit hapsinorë Z.Sadulla Durakun…ku pas një vizite të përzemërt me Drejtorin e SH.M.K. “ISMET JASHARI” Likovë, ishte donimi i një teknologjie të re të dy tabelave interaktive multimediale(OLIBOARD) që u promovua për herë të parë si një eksperienc në shkollën tonë. -Kjo do të thotë per ju nxënës janë ofruar shumë mundësi që të mësoni në mënyrë më të kualifikuar, në mënyrë më argëtuese, jo bezdisëse e cila do të ishte patjetër në shërbim të dijeve tuaja, të së ardhmes tuaj….. Duke parë këtë super teknologji, e cila u promovua për herë të parë në…

Lexo më Shumë

Prokurori i i ri i vendit Lubomir Jovevski është bojkotuar nga deputetët e Lëvizjes BESA, Aleancës për Shqiptarët dhe PDSH-së. Nga këto tre parti në sallë ishte vetëm Merale Ferati, por edhe ajo votoi e përmbajtur. Kryeprokurori i ri u zgjodh me votat e LSDM-së, BDI-së, Vesel Memedit dhe Çedomir Sazdovski Për të siguruar kuorumin e nevojshëm dhe për numrat për votim BDI u detyrua të sjellë nga Tetova deputeten Shpresa Hadri e cila siç mësohet jo zyrtarisht sot mungoi për shkaqe shëndetësore dhe është sjellë nga spitali. Për të siguruar numrat kishte ardhur edhe personalisht kryetari i BDI-së, Ali…

Lexo më Shumë

Të dhënat e Drejtorisë për të ardhura publike (DAP), tregojnë se në vitin 2016, 439000 qytetarë kanë parashtruar lista me tatime, ku kanë treguar të hyrat bruto prej 2.8 miliard euro, ndërsa kanë paguar tatim personal në lartësi prej 162.6 milion euro, shkruan Koha. Të hyra më të mëdha vitin e kaluar kanë paraqitur pensionistët nga Strumica dhe Shkupi, të cilët pos pensioneve kanë realizuar edhe të hyra në baza tjera. Përfitime më të larta kanë paraqitur pensionisti nga Strumica edhe atë 48.1 milion denar si të hyra të përgjithshme bruto duke e përfshirë këtu edhe pensionin. Të hyra më…

Lexo më Shumë

 Kanë filluar të zbatohet tarifat e reja që ulin nga 20 deri më 90% pagesat për shërbimet që ofron Agjencia për Kadastër të Patundshmërive. Tarifat janë ulur me 90% në përshkrimin e objekteve infrastrukturore, 51% në përshkrimin e patundshmërive në Kadastër, 28% në shfrytëzimin e të dhënave të sistemit informativ gjeodeto-kadastral. Tarifat e reja naë publikuar në Gazetën Zyrtare Harxhimet janë ulur për 20% edhe në përshkrimin e të drejtës në bazë të mbindërtimit, shtimit dhe legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje.

Lexo më Shumë

Paraburgim prej 30 ditësh gjykatësi i procedurës paraprake u caktoi edhe katër personave të tjerë, të cilët janë të pakapshëm për organet e ndjekjes, ndërkaq që morën pjesë në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. “Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkup 1, pas njoftimit të marrë nga organet kompetente se personat A.V., N.M., M.D. dhe D.D. të përfshirë me propozimin e PTHP-së për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për përcaktim të masës së paraburgimit, ndërkaq lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e RM-së, janë të pakapshëm për organet për ndjekje,…

Lexo më Shumë

Vetëm 18 për qind e qytetarëve janë të kënaqur nga shërbimet e administratës publike. Individualisht sipas institucioneve, më të kënaqur janë nga puna e Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjegjësisht nga shërbimet për dhënie të dokumenteve të udhëtimit, ndërsa më pak janë të kënaqur nga puna e qendrave për politikë sociale. Këtë sot e theksoi Dijana Zhupanoska nga Qendra për strategji evropiane Eurothink duke i prezantuar rezultatet nga hulumtimi, të cilin Qendra e realizoi së bashku me Platformën e Maqedonisë kundër varfërisë, e para e këtij lloji. Hulumtimi sot u është prezantuar përfaqësuesve të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës,…

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela pasdite erdhi në Kuvend me siguri në takim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Sela, siç njofton MIA, është vërejtur se si mbërrin në Parlament dhe niset drejt zyrave të Xhaferit. Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit tani për tani nuk ka informatë se nëse spikeri është në takim me liderin e Aleancës për Shqiptarët. Mbërritja e liderit të Aleancës për Shqiptarët përputhet me pauzën pas votimit për prokuror publik për çka nuk kishte kuorum.

Lexo më Shumë

Kompanisë kineze Sinohidro sipas të gjitha gjasave do t’i propozojmë dy anekse të marrëveshjes për autostradën Kërçovë-Ohër. I pari do të jetë për vazhdim të afatit për ndërtim edhe për tre vite, ndërsa i dyti për shumë plotësuese për ndërtim pa leje, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski. “Për shumë plotësuese ende po negociohet dhe prandaj sipas të gjitha gjasave do të shkohet me dy ankese të marrëveshjes. I pari do të jetë vetëm me vazhdim të afatit dhe sipas të gjitha gjasave do të nënshkruhet deri më 31 janar të vitit të ardhshëm kur skadon afati…

Lexo më Shumë

Çmimet me pakicë të benzinës dhe diselit prej sonte në mesnatë rriten për gjysmë denar, ndërsa vajit ekstra i lehtë për amvisëri për një denar. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të arrij 66.50 denarë, i Eurosuper BS-98 do të arrijë 68 denarë për litër, i Eurodiselit 55 denarë dhe vajit ekstra i lehtë do të shitet për 44 denarë për litër. Me vendimin rritet edhe çmimi i mazutit, i cili do të arrijë 28,6 denarë për kilogramë. Çmimi mestar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14-të ditët e fundit…

Lexo më Shumë

Zoran Dimov, kryetar i Odës së Përmbaruesve të Maqedonisë është shprehur se sa i përket se si zbatohet Ligji për përmbarim dhe si punojnë përmbaruesit, Dimov thotë se Oda e përmbaruesve çdo muaj i dorëzon raport Ministrisë së Drejtësisë. “Zbatimi i ligjit për përmbarim dhe puna e përmbaruesve në vazhdimësi monitorohet përmes raporteve mujore që oda ia dërgon Ministrisë së Drejtësisë. Përmbaruesit janë pjesë e sistemit juridik të Republikë së Maqedonisë, sepse punojnë në pajtim me Ligjin për përmbarim. Puna e tyre është që të realizojnë dhe të paguajnë vendimet e gjykatave për përmbarim, të sjella nga proceset gjyqësore dhe akteve…

Lexo më Shumë

Komunat e Pellagonisë e shohin shpëtimin nga ndotja e ajrit përmes lirimit të çmimit të rrymës elektrike. Kërkohet zgjidhje ligjore për subvencionim të energjisë elektrike. Dragan Veljanov nga Nisma Qytetare thotë se një kërkesë e këtillë është dërguar te institucionet e pushtetit qendror. Sipas tij, nisma të këtilla ka edhe në vendet më të përparuara të rajonit. Ai bën të ditur se kanë filluar të përgatitin dokumentacionet e nevojshme për një kërkesë të këtillë.

Lexo më Shumë

Joveski 63-vjeçar në punën e tij të deritanishme ka punuar në sferën penale. Më shumë se 15 vite ka punuar si gjykatës nëpër lëndë penale, ndërsa në një mandat e ka udhëhequr Gjykatën Themelore Shkupi 2, ndërsa ka edhe përvojë pune prej mbi 12 vite si prokuror publik dhe shtatë vite në sferën e ekzekutimit të sanksioneve penale. Joveski në vitin 1979 bëhet praktikant në Sekretariatin republikan për Gjyqësi të Republikës Socialiste të Maqedonisë. Nga viti 1987 ka qenë gjykatës në Gjykatën Komunale Shkupi 2, në vitin 2003 është zgjedhur për zëvendësprokuror publik, ndërsa nga viti 2015 është anëtar…

Lexo më Shumë