Author: Semi

Një orë më parë një përleshje mes dy grupeve të rinjsh ka ndodhur në autobusin me numër 57 me ç ‘rast i plagosur ka mbetur i riu me iniciale A.A.. Nga policia thonë se kanë njohuri për rastin dhe po punohet për zbardhjen e plotë të tij, raporton Almakos. “Nuk mund t’ju themi asgjë zyrtare, sepse rasti është i freskët, vetëm mund t’ju përcjellim se në ora 14:30 në polici është paraqitur se në katin e dytë të autobusit me numër 57 është i cili po lëvizte në rrugën “Cvetan Dimov” dy grupe të rinjsh kanë prishur rendin dhe qetësinë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve rreth pasojave të mundshme nga sjellja e buxhetit të komunës, si një prej mundësive për tejkalimin e përleshjeve është shpallja e zgjedhjeve të reja lokale, Sot në konferencë për shtyp ai i komentoi gjendjet në vetëqeverisjen lokale dhe ka dhënë vlerësim. “Në qoftë se nuk vihet as si pikë e rendit të ditës në afatin kohor të përcaktuar ligjërisht, ndërsa propozimi për buxhetin është dorëzuar në kohën e duhur, unë si kryetar komune jam i detyruar ta informoj Ministrinë e Financave dhe të kërkoj financim të…

Lexo më Shumë

Zëvendësminsitri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Vllaste Dimkoviq të shkarkohet, ndërkaq në vend të tij të emërohet Bllage Cvetkoviq, propozon Qeveria. Propozimi i është parashtruar Kuvendit më 22 dhjetor, ndërsa nga Qeveria nuk tregojnë përse po shkarkohet Dimkoviq. Thonë, kjo është marrëveshje politike, e partnerëve të koalicionit. Vllaste Dimkoviq më 5 nëntor ishte përjashtuar nga Partia serbe sepse, siç lajmëruan disa mediume, ka punuar kundër interesave të partisë së vet dhe koalicionit të LSDM-së në zgjedhjet lokale. Para Kuvendit janë edhe propozimet qeveritare për emërim të funksionarëve në vendet e zbrazëta në Qeveri. Për ministër të Shëndetësisë propozohet…

Lexo më Shumë

“Transporti rrugor shënon rritje prej 93.2 për qind në vitin 2012, në 96.9 për qind në vitin 2016, ndërsa transporti hekurudhor shënon rënie prej 6.8 për qind në vitin 2012, në 3.1 për qind në vitin 2016.”, tregojnë të dhënat statistikore.

Lexo më Shumë

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion do të kërkojë vazhdimin e paraburgimit 30 ditor për ish ministrin Mitko Cavkov, të cilit i përfundon paraburgimi për tre ditë. Kjo vlen edhe për të burgosurit e tjerë të ngjarjeve të 27 prillit. Nëse pranohet kërkesa e prokurorisë të burgosurit e ish pushtetit do ti presin festat e fundvitit në burgun e Shutkës

Lexo më Shumë

“Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit paraqet arsyen më të shpeshtë se pse ndodhin aksidentet rrugore, me çka pasojat janë të rënda, disa herë edhe fatale. Vdekjet që pasojnë si rezultat i këtyre aksidenteve shoqërohen me shumë dhimbje, lot dhe lëndime të rënda trupore. Shoferët e dehur, përkundër faktit se e rrezikojnë jetën e tyre dhe personave tjerë në automjetin që e drejtojnë, ata shpeshherë janë rrezik potencial edhe për jetën e pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thonë nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion.

Lexo më Shumë

Hristian Mickoski një ditë pasi u zgjodh për kryetar të VMRO-DPMNEsë ka vizituar Kishën e Shën Maria në Strumicë, prej ku ka apeluar që vendit I duhet pajtim, tolerancë dhe mirëkuptim për të gjithë. “Si popull këtij shtetit i duhet pajtim, tolerancë dhe mirëkuptim për gjithë të tjerët. Unë sot kamë vendosur të filloj mandatin si kryetar i VMRO-së nga ky vend dhe të lutem për qetësi për gjithë qytetarët e Maqedonisë”, ka thënë Hristian Mickoski

Lexo më Shumë

Krishtlindjet e këtij viti i kanë dhuruar një surprizë të këndshme kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare Anastas Janullatos. Presidenti Ilir Meta, i dha nënshtetësinë shqiptare në vigjilje të festës. Gjatë meshës së Krishtlindjes, kryepeshkopi përcolli një mesazh të posaçëm urimi për kreun e shtetit Ilir Meta. Duke folur në greqisht, krypeshkopi Anastas tha se rruga e vendit të tij, Shqipërisë drejt Europës, është e sigurtë. “Urimi buron nga zemra. Perendia t’ju falë urtësi, guxim e rezistencë presidentit zotit Ilir Meta, që të vazhdojë veprën e tij, që ka shumë rëndësi, duke çuar vendin drejt mirëqënies dhe progresit. E ardhmja…

Lexo më Shumë

Kryetar i parë i VMRODPMNE-së, Lubço Georgievski, i ka dhënë përkrahje përzgjedhjes së Hristian Mickoskit për lider të ri të VMRP-DPMNE-së, duke vlerësuar se ai është kandidati më adekuat nga gjithë ata që janë ofruar për tu kandiduar. “Hristian Mickoski nga të gjitha emrat që ishin kandidat për kryetar të VMRO-DPMNE-së, megjithatë është më pak i korruptuari, nuk ka afera, më energjik dhe më karizmatik. Hristian ka shansin të vendos vulën e tij në VMRO. Duhet ti jepet shansi”, shkruan Gjeorgievski.

Lexo më Shumë

Kundër ish kryetarit të komunës së Koçanit R.D (61) është parashtruar padi penale nga ana e zyra e jashtme e antikrimi në Koçan, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”. “I denoncuari, si kryetar i komunës së Koçanit, prej dhjetorit të vitit 2013 deri në prill të vitit 2014, pa vendim nga Këshilli i komunës së Koçanit për subvencionim të transportit publik në rajonin e komunës, ka lidhur Marrëveshje për kryerjen e transportit publik për periudhën provë me “Avtom Atom” SHPK Koçan, në bazë të së cilës, për çdo biletë të shitur…

Lexo më Shumë

Anëtari i Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti përmes një postimi në Facebook ka komentuar mungesën e kuorimit të sotëm në Parlament për të votuar kryeprokurorin e ri, njofton Zhurnal. Ai tshkruan se votat e pamjaftueshme për të zgjedhur prokurorin e përgjithshëm është edhe një arsye se LSDM duhet të kuptoj se Ziadin Sela është shtylla e kësaj qeverie. Më poshtë e keni statusin e plotë të Bexhetit: “Mungojnë votat e mjaftueshme në Kuvend për ta zgjedhur Prokurorin e përgjithshëm. Është koha ta kuptojë LSDM se ASH dhe Ziadin Sela është shtylla e kësaj qeverie, dhe se ndihmon…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi paralajmëroi se në seancën e re në rend dite do të jete edhe votimi i ministrave të rinj, raporton Televizioni SHENJA. Xhaferi tha se kryeministri Zaev, i cili duhet t’i arsyetojë propozimet është i zënë me obligime të tjera andaj, pas zgjedhjes së prokurorit caktoi pauzë dhe njoftoi se seanca e re do të fillojë në ora 14:45. Në seancën e re votimi i ministrave të rinj do të hyjë si plotësim i rendit të ditës. /SHENJA/

Lexo më Shumë