Author: Semi

Baba i Shkupit nga rradhat e LSDM-së z. Petre Shilegov në kartolinat e urimeve për festat e fundvitit, uron vetëm maqedonasit, atë nga që urimi ishte i shkruar vetëm në gjuhën maqedone dhe angleze, por asesi nuk e kishte përdorur gjuhën shqipe si opsion për të nderuar Shqiptarët në festat e fund vitit, njofton shigjeta.net. Duke u nisur nga kjo që pamë nga faktet që redaksia jonë i pranoi nga disa qytetarë të shqetësuar nga veprimet e të parit të Shkupit na lë në hamendje se mos vallë ky gjest ka ndodhur nga pakujdesia apo ndonjë lëshim teknik, shpresojmë mos…

Lexo më Shumë

Ka filluar seanca publike në Gjykatën e Apelit, ku kryeministri, Zoran Zaev, përmes ankesës kërkon që video-incizimet nga masat e veçanta të hetimit për rastin kundër tij “Mitmarrja” të mos shfrytëzohen si dëshmi në këtë proces. Gjatë seancës së sotme reaguan katër avokatët mbrojtës të Zoran Zaevit për shkak të pamundësisë të kenë në dispozicion incizimin e plotë që u publikua në youtube dhe është dëshmi kundër Zaevit. Ata njëherit reaguan se pa video-incizimin e plotë vështirë përgatitet mbrojtja, ndërsa akuzuan se ky është proces i montuar. Në media publikohej incizimi dhe me këtë është thyer e drejta e privatësisë…

Lexo më Shumë

Ulen çmimet e shërbimeve që i ofron Agjencia për Kadastrën e Patundshmërive, ku sipas autoriteteve me hyrjen në fuqi të tri tarifave të reja do të zvogëlohen çmimet prej 20 deri më 90 për qind. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, theksoi se me masën për zvogëlimin e çmimeve të shërbimeve të Kadastrës është plotësuar premtimi i dhënë në programin qeveritar. “Në tariforen për kompensim në regjistrimin e objekteve çmimet zvogëlohen mesatarisht për 90 për qind. Në tariforen për regjistrimin e patundshmërive në Kadastër zvogëlohen në mesatare për 51 për qind, ndërsa çmimet në tariforen për kompensim të shfrytëzimit…

Lexo më Shumë

Qenan Aliu Aleanca për Shqiptarët akoma mbetet e paqartë në veprime. Shumica e brishtë sot plotësoi vendet vakante në qeveri. Dikasteri i shëndetësisë me mbështetje poltrone të BDI-së kaloi tek LSDM-ja. Lideri i ASH-së Zijadin Sela ka deklaruar se do ta votojmë ligjin për gjuhën dhe dalim nga qeveria, ndërsa ka kërkuar që premieri ti shkarkojë zv/ministrat nga radhët e saj. Kjo është pak si e përzier, mbase ligji mund të votohet edhe jashtë qeverisë sepse për atë kanë kontribuar si Aleancë . Ndërkaq, ASH-ja mbeti e diskualifikuar për arsye se ASH-ja edhe në momentin e votimit të plotësimit të…

Lexo më Shumë

Ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot i dorëzoi kabinetin liderit të partisë Hristijan Mickoski, përcjell Aktuale.mk. Gruevski i dëshiroi sukses liderit të ri në drejtimin e partisë, ndërkaq Mickoski është shprehur se maksimalisht do të përkushtohet në përmushjen e pritjeve dhe krjimin e një oferte të re të VMRO-DPMNE-së./Aktuale.mk/

Lexo më Shumë

 Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e priti kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ivanov, siç kumtoi Kabineti i tij, ia ka uruar zgjedhjen e Mickoskit dhe i ka dëshiruar sukses në kryerjen e kryetarit të funksionit të VMRO-DPMNE-së, përcjell MIA.  Presidenti Ivanov ka shfaqur pritje se VMRO-DPMNE si parti më e madhe opozitare, në mënyrë aktive do të japë kontribut në proceset për realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit, si dhe për ruajtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve rreth pasojave të mundshme nga sjellja e buxhetit të komunës, si një prej mundësive për tejkalimin e përplasjeve është shpallja e zgjedhjeve të reja lokale. Sot në konferencë për shtyp ai madje komentoi gjendjet në vetëqeverisjen lokale dhe ka dhënë vlerësim. “Në qoftë se nuk vihet as si pikë e rendit të ditës në afatin kohor të përcaktuar ligjërisht, ndërsa propozimi për buxhetin është dorëzuar në kohën e duhur, unë si kryetar komune jam i detyruar ta informoj Ministrinë e Financave dhe të kërkoj financim të…

Lexo më Shumë

Këshilli i komunës së Sarajit, në seancën e fundit për këtë vit kalendarik e ka miratuar Propozim-buxhetin e komunës për vitin 2018. Pro, propozim-buxhetit për vitin 2018 votuan 12 këshilltarë, katër ishin të përmbajtur ndërsa dy ishin kundër. Në seancë janë miratuar edhe disa dokumente nga sfera e urbanizmit, ndërsa janë shqyrtuar edhe çështje të tjera në kompetencë të Këshillit. Kryetari I komunës së Sarajit, Blerim Bexheti,  tha se komuna ishte tërësisht transparente dhe e hapur për mendime dhe propozime për buxhetin e komunës për vitin e ardhshëm ku takoi të gjitha grupet e interesit  publik në Saraj. Buxhiti I…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Maqedonisë sot janë konstatuar dorëheqjet e tetë pjestarëve të KSHZ-së, njofton Almakos. Pas skandalit me 9 rrogat të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni i cili ngjalli debat të ashpër në opinion si pasojë të së cilës tetë prej nëntë anëtarëve të KSHZ-së dje dhanë dorëheqje. Dorëheqje dhanë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, nënkryetari Rexhep Prekopuca, anëtari nga radhët e ekspertëve, Atanas Urumov, anëtarët Silvana Boneva, Sasho Sërcev, Subhi Jakupi, Violeta Duma dhe Igor Milev. Dorëheqjet erdhën pas shumë reagimeve në opinion, pasi që ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli deklaroi se: “Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të fundit në Maqedoni ka shpërblyer veten me 9 rroga shtesë”. Ndaj…

Lexo më Shumë

Në një përleshje mes dy grupe të rinjsh, është plagosur me thikë një djalosh, i cili udhëtonte me linjën e autobusit 57 në Shkup. Burimet jo zyrtare të Almakosit flasin se incidenti ka ndodhur për shkak të një vajze. Policia ka pohuar rastin dhe thotë se po punon për zbardhjen e ngjarjes. “Nuk mund t’ju themi asgjë zyrtare, sepse rasti është i freskët, vetëm mund t’ju përcjellim se në ora 14:30 në polici është paraqitur se në katin e dytë të autobusit me numër 57, i cili po lëvizte në rrugën “Cvetan Dimov” dy grupe të rinjsh kanë prishur rendin…

Lexo më Shumë

Ministri i ri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe (Shkup, 1977), ka diplomuar në fakultetin e Mjekësisë në Shkup në vitin 2001, specializimin për neurokirurgji e ka filluar në vitin 2003, ndërsa e ka përfunduar në vitin 2008. Asistent në Fakultetin Mjekësor në Shkup është zgjedhur në vitin 2004, ka magjistruar në vitin 2011 dhe ka doktoruar në vitin 2015. Sivjet është zgjedhur docent në Fakultetin e Mjekësisë. Është kualifikuar në qendrat e neurokirurgjisë në Grac, Beograd, Dejton, Kokumbus, Stamboll, Cyrih. Në vitin 2012 ka mbaruar për fellouship për neurologjinë intervente me çfarë është bërë neurokirurgu i parë në vendet përreth…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e priti kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ivanov, siç kumtoi Kabineti i tij, ia ka uruar zgjedhjen e Mickoskit dhe i ka dëshiruar sukses në kryerjen e kryetarit të funksionit të VMRO-DPMNE-së. Presidenti Ivanov ka shfaqur pritje se VMRO-DPMNE si parti më e madhe opozitare, në mënyrë aktive do të japë kontribut në proceset për realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit, si dhe për ruajtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

Lexo më Shumë