Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dhe Oda Ekonomike për Turizëm e RM-së do ta avancojnë bashkëpunimin. Për këtë qëllim sot përfaqësues të dy odave do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim. Nga odat paralajmërojnë bashkëpunim për zhvillimin dhe përmirësimin e biznesit në shumë sfera, për mbështetjen e aftësive organizuese gjatë zbatimit të programeve me interes të ndërsjellë dhe aplikimin për projekte ndërkombëtare.
Author: Semi
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot janë paralajmëruar vazhdime të pesë seancave: e 11-ta, e 12-ta, e 13-ta, e 15-ta dhe e 22-ta. Pikat e mbetura nga rendi i ditës të seancës së 11-të janë propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për kulturë, për regjistrim të pagesave me para në dorë, për mbrojtje nga pirja e duhanit, për siguri të qarkullimit në rrugë, të gjitha me procedurë të shkurtuar, ndërsa Propozim vendimi për vërtetimin e numrit të nënkryetarëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është pika e vetme në seancën e 12-të. Në vazhdimin e seancës…
Ngjarje e Vitit të Ri për 150 fëmijë me nevoja të posaçme, fëmijë me probleme edukative sociale dhe fëmijë nga kategoritë e familjeve të rrezikuara do të mbahet sot në organizim të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë dhe të Qytetit të Shkupit. Në ngjarje do të ketë Plak të Vitit të Ri i cili së bashku me vullnetarët nga klubi i të rinjve të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, fëmijëve do t’u ndajë paketa, ndërsa pastaj do të marrë pjesë në kinoprojeksionin e një filmi të animuar. Ngjarja organizohet në suaza të Aksionit humanitar “Të ndajmë…
Disa përfaqësuese të Forumit të grave në kuadër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë sot në qendrën tregtare “Siti moll” do t’u dhurojnë dhurata të Vitit të Ri fëmijëve prej 12 familjeve të rrezikuara sociale. Aksioni human i Vitit të Ri “12 bredha – 12 tregime mediale” organizohet në bashkëpunim me 12 media të Maqedonisë dhe do të zgjasë deri më 4 janar të vitit 2018. Secila prej mediave ka bredh të dekoruar të Vitit të Ri dhe nën të do të grumbullojë dhurata të cilat do t’u dhurohen fëmijëve të një familje të rrezikuar sociale. Donacionet do t’i dhurojnë…
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, iu drejtua sot me një shkresë zyrtare komandantit të Stacionit policor të Gostivarit, Gazi Abdurrahmani që të tregohet me korrekt dhe më tolerant ndaj mërgimtarëve të cilët qëndrojnë në vendlindje gjatë festave të fundvitit. “I nderuar komandant i Stacionit Policor të Gostivarit, z.Gazi Abdurrahmani, jam përpjekur disa herë t’ju kontaktoj por ka qenë e pamundur. Nuk dua të besoj kurrsesi që më jeni shmangur ose keni bërë obstruksione, pasi jam i prirë të besoj në dedikimin tuaj ndaj detyrës së dhënë. Nga pozita e Kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe si qytetar i…
Trembëdhjetë persona janë lënduar lehtë në nëntë prej gjithsej 15- të aksidenteve të regjistruara gjatë ditës së kaluar në rajonin SPB Shkup. Në gjashtë aksidente është shkaktuar dëm material. Siç informojnë nga MPB, gjatë fundjavës policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Gjashtëmbëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë nuk kanë dhënë përparësi për parakalim dhe dy shoferë për parakalim të parregullt. Nga trafiku janë përjashtuar shtatë shoferë sepse e kanë drejtuar automjetin para se ta marrin patentën si dhe katër automjete…
Në Klubin GEM mbahet Panair i vogël i librit për Vitin e Ri, të cilin e organizoi shtëpia botuese Templum. Në panair, i cili do të zgjat deri më 29 dhjetor, mund të blihen botime të Templum, Begemot, Goten, Blesok, Slovo, Kliker, Sigma pres, Vostok, PrivatePrint… Në kuadër të panairit do të ketë edhepromovime të librave. Të premten, dita e fundit e panairit, në ora 12 do të ndahet çmimi “Të rinjtë!” për vitin 2017, ndërsa nga ora 20 do të organizohet mbrëmje kushtuar shkrimtares Liljana Dirjan (1953-2017).
Kryeprokurori i ri publik, Lubomir Joveski, nuk është emër i panjohur për për shqiptarët. Emri i tij figuron në një nga ngjarjet më të rënda dhe të parat në Maqedoninë e pavarur ku kanë pësuar një numër i madh i shqiptarëve. Në vitin 1994 Lubomir Joveski ka qenë gjykatësi i cili ka dhënë verdiktin në rastin e “aferës së armëve” në të cilën aktivistë, anëtarë dhe funksionarë të lartë politik të Partisë për Prosperitet Demokratik përfunduan në burgje. Një nga të dënuarit madje ka humbur jetën nga keqtrajtimet dhe rrahjet e policisë së asaj kohe. Këtij verdikti famëkeq i parapriu…
Ministri i ri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe (Shkup, 1977), ka diplomuar në fakultetin e Mjekësisë në Shkup në vitin 2001, specializimin për neurokirurgji e ka filluar në vitin 2003, ndërsa e ka përfunduar në vitin 2008. Asistent në Fakultetin Mjekësor në Shkup është zgjedhur në vitin 2004, ka magjistruar në vitin 2011 dhe ka doktoruar në vitin 2015. Sivjet është zgjedhur docent në Fakultetin e Mjekësisë. Është kualifikuar në qendrat e neurokirurgjisë në Grac, Beograd, Dejton, Kokumbus, Stamboll, Cyrih. Në vitin 2012 ka mbaruar për fellouship për neurologjinë intervente me çfarë është bërë neurokirurgu i parë në vendet përreth…
Gjykata penale sot ka vendosur paraburgim edhe për Aleksandar Vasilevskin Ninxha, Nikolla Mitrevski Kolo, Dejan Davidovski dhe Mladen Dodevski për ngjarjet e 27 prillit në parlament. Këto katër persona janë të dyshuar për ngjarjet e dhunshme në parlament dhe se ende nuk janë në duar të policisë. Nga prokuroria për krim të organizuar theksojnë se për ngjarjet e 27 prillit ende mbledhin dokumentacion dhe zhvillojnë hetime të cilat do i dorëzohen më pas Interpolit.
Komuna e Gostivarit e cila drejtohet nga sekratari i përgjithëshëm i Aleancës për shqiptarët (ASH), Arben Taravari, por me Këshillin Komunal udhëheq koalicioni i drejtuar nga BDI, LSDM dhe RDK-ja e Vesel Memedit e cila ka shumicën e këshilltarëve dhe ka zgjedhur kryetarin e këshillit nga rradhët e BDI-së, shkruan Zhurnal. Ky qe shkaku i përplasjeve midis kryetarit Taravari dhe Këshillit Komunal, të cilin ai e ka akuzuar për obstruksione me prapavijë dhe motive politike në dëm të qytetarëve. Së fundmi “moll sherri” është bërë miratimi i Buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2018. Në senacën e së hënës…
Çështjet politike dhe protestat anti-qeveritare në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë ishin disa nga çështjet kryesore nga një vit më parë dhe që vazhduan të jenë prezente edhe gjatë vitit 2017. Viti që po mbyllet në vendet e rajonit kaloi pothuajse si ai i mëparshmi, i ndjekur nga krizat politike, mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, protesta të shoqërisë civile, si dhe çështje të tjera gjyqësore. Këto janë vetëm disa zhvillime më të rëndësishme në tre vendet e rajonit, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, të cilat shënuan vitin 2017 dhe që Anadolu Agency (AA) i sjell në mënyrë kronologjike. – MAQEDONI –…

