Author: Semi

Kompania Neotel ofron pakon e njohur mirë Digitalb, e cila përfshin programe televizive në gjuhën shqipe dhe ka mundësinë e zgjedhjes midis tri pakove në të cilat mund të kyçet secili përdorues që ka lidhur kontratë për ndonjë nga pakot neoTrio. Me  ofertën speciale të quajtur “Gëzuar Shpejtësia e ri”, kompania Neotel u mundëson përdoruesve të zgjedhin ndonjë nga pakot e reja ultra të shpejta dhe u ofron mundësinë e abonimit të zvogëluar për 50 për qind në gjashtë muajt e parë, nëse lidhin kontratë për periudhën dyvjeçare. Përdoruesit e rinj mund të zgjedhin ndonjë nga pakot vetëm me internet…

Lexo më Shumë

Ka shkaktuar probleme në lëvizjen e makinave mjegulla e dendur nga 100 deri 150 metra ka në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë, nga 50 deri në 70 metra në aksin Negotinë – Demir Kapi dhe nga 50 deri 100 metra në rrugët Shkup – Katllanovë dhe Shkup – Milladinoc, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata. Në vendet më të larta rrugët janë të lagështa. Nga 15 nëntori, në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të…

Lexo më Shumë

Avokati TORTEVSKI ka të drejtë në dilemën që ka shpërfaqur lidhur me zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm republikan. Nëse në seancë të kuvendit në tentimin e parë ka patur forum në sallë dhe nuk është aritur numri 61 votave atëherë,kryetari kuvendit nuk ka patur të drejtë të përsëritë votimin. Mbase zgjedhja u bë pas përsëritjes së votimit për të tretën herë rradhazi. Tani teknika posedon të gjitha inçizimet dhe kjo duhet të verifikohet. Nëse në tentimin e parë ka patur forum ndërkaq nuk u arritë numri i votave, atëherë zgjedhja e kryeprokurorit është jolegjitime dhe procedura duhet të përsëritet/bota sot/

Lexo më Shumë

Sportistët e  vitit të Shkupit për vitin 2017 janë: 10 sportistët  më të suksesshëm në kategorinë seniore (meshkuj dhe femra) Stojance Stoilov – Klubi i Hendbollit VardarPjesëmarrësi në Ligën e Kampionëve 2016/2017 i cili me klubin e tij fitoi vendin e parë në Ligën e Kampioneve në hendboll në finalen e turneut në Keln, Gjermani. Dejan Georgievski – Klubi Taekvando Butel Vendin e parë në kampionatin e seniorëve mbajtur në Sofje – Bullgari. Sara Ristevska – Klubi i Hendbollit të Grave Vardar Pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve 2016/2017 dhe me klubin e saj fitoi vendin e dytë në Ligën e…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”- Shkup, informon se për shkak të defektit në rrjetin e ujësjellësit sot ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë banorët e rrugës Amina Tre të Debar Maalos që nga ora 9 deri në sanimin e defektit. Për informata plotësuese qytetarët mund të paraqiten dhe informohen në telefonin kujdestar 023073010.

Lexo më Shumë

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro energjetik disa vendbanime sot mbeten në terr, informon EVN-Maqedoni. Nga ora 9 deri në orën 11 pa rrymë mbetet fshati Sopishte, nga ora 9 deri në orën 13 fshati Teferic dhe Pripor të Komunave Sopishte dhe Kisella Vodë. Nga 11 deri në orën 13 pa rrymë mbeten pjesë të banorëve në rrugën Heronjtë kombëtarë të Kisella Vodës.

Lexo më Shumë

Një makinë të tipit Mercedes e cila ka humbur kontrollin e kanë ndaluar barrierat metalike përpara Bankës së Ohrit mbrëmë në këtë qytet.Nëse nuk do të ishin barrierat metalike makina do futej brenda në objektin e bankës.

Lexo më Shumë

Rezultatet nga projekti “Modele të qëndrueshme për punësimin e romëve” do të prezantohen në konferencën përfundimtare sot në Shkup, në organizim të Habitat Maqedoni. Në konferencë, siç është paralajmëruar, do të hapet diskutim për modelin për punësimin e romëve, i zhvilluar në suaza të projektit. Projekti është zbatuar në bashkëpunim me Qendrën për bashkësinë rome “Drom” nga Kumanova dhe Shoqatën e biznesit dhe konsulentë “Kreacia” nga Shkupi.

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dhe Oda Ekonomike për Turizëm e RM-së do ta avancojnë bashkëpunimin. Për këtë qëllim sot përfaqësues të dy odave do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim. Nga odat paralajmërojnë bashkëpunim për zhvillimin dhe përmirësimin e biznesit në shumë sfera, për mbështetjen e aftësive organizuese gjatë zbatimit të programeve me interes të ndërsjellë dhe aplikimin për projekte ndërkombëtare.

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot janë paralajmëruar vazhdime të pesë seancave: e 11-ta, e 12-ta, e 13-ta, e 15-ta dhe e 22-ta. Pikat e mbetura nga rendi i ditës të seancës së 11-të janë propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për kulturë, për regjistrim të pagesave me para në dorë, për mbrojtje nga pirja e duhanit, për siguri të qarkullimit në rrugë, të gjitha me procedurë të shkurtuar, ndërsa Propozim vendimi për vërtetimin e numrit të nënkryetarëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është pika e vetme në seancën e 12-të. Në vazhdimin e seancës…

Lexo më Shumë