NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup sot përmes një kumtese e mohon informacionin i cili është publikuar në opinion se ndërmarrja ka sjellë vendim të paligjshëm për ndërprerje e marrëdhënies së punës të 26 personave të punësuar. Nga ndërmarrja informojnë se udhëheqësia e re ka hasur situatë të punësimit të tepërt, numrit të madh të punësimeve fiktive, punësime të personave nga Pusteci – Republika e Shqipërisë të cilët aspak nuk kanë ardhur në punë, ndërsa kanë marrë paga. “Gjatë vitit 2017 në ndërmarrje janë kryer shumë kontrolle inspektuese nga ana e Inspektoratit shtetëror të punës. Duke vepruar sipas indikacioneve dhe…
Author: Semi
Nga 1 janari deri në mars të vitit të ardhshëm Qyteti i Shkupit vendos ndalesë për dorëzim të mallit në zonën më të ngushtë të qytetit, në periudhën nga ora 7:30 deri në orën 18:00. Zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Saliu, në konferencën e sotme për shtyp informoi se kjo është një prej 15 masave urgjente për uljen e ndotjes së ajrit. Sqaroi se Vendimi ka të bëjë për ndalim të dorëzimit të mallit në periudhën e theksuar, ndërsa nuk ka të bëjë për lëvizjen e automjeteve që e dorëzojnë. Në mënyrë shtesë, kjo ndalesë nuk ka të bëjë…
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) e publikoi versionin e fundit të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale https://mioa.gov.mk/files/pdf/dokumenti/zakoni/ID_ZA_AAVMU_25122017.pdf. pas komenteve të marra të Regjistrit të Vetëm Elektronik Kombëtar (RVEK). Sipas MSHIA, versionin e fundit që e publikojnë para se të jetë pjesë e procedurës është rezultat i punës së përbashkët të Qeverisë dhe të përfaqësuesve në fushën mediatike në Maqedoni. Draft versioni paraprak i ligjit ishte publikuar në RVEK më datën 4 të muajit të kaluar, pas çfarë palët e interesuara kishin mundësi prej 26 ditëve të dërgojnë komente dhe propozime…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov duhej i pari ta njohë pritjen e qytetarëve, elitat politike dhe liderët të ngrihen ndaj nuancave partiake dhe të hapërojnë nga doktrina politike në ndarje, ndaj politikave të qarta për bashkim, në vend se në fjalimin e tij të japë porosi për ndarje të mëtutjeshme, reagojnë nga Qeveria e RM-së në fjalimin e tij të sotëm vjetor në Kuvendin e Maqedonisë. “Në vend se të marrë pjesë si burrështetas, sot Gjorge Ivanov ndaj qytetarëve dërgoi porosi të cilat bëjnë thirrje për ndarje të mëtutjeshme dhe të cilat në mënyrë shtesë kundërshtojnë në konceptet…
Është bërë një anketë online, për qëndrimet dhe përvojat e qytetarëve në sferën e dhunës seksuale, që është përgjigjur nga gjithsej 5.136 të anketuar nga të cilët 745 burra dhe 4.391 gra. Ku është konstatuar se Dhuna seksuale është një prej formave më të përditshme të dhunës në Maqedoni, por në të njëjtën kohë edhe një prej më pak të denoncuar. Këto rezultate dalin nga anketa “Studimin e shtrirjes për forma të ndryshme të dhunës seksuale në Republikën e Maqedonisë”, i cili u prezantua sot nga Rrejti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare. Elena Dimushevska nga Rrjeti nacional,…
Kryeministri dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski sot në Qeveri do ta kenë takimin e parë si liderë në të cilin do të përcaktohen hapat e ardhshëm të partisë opozitare. “Pas përfundimit të fjalimit të presidentit Ivanov pata takim mirësjelljeje me kryeministrin Zoran Zaev në të cilin kërkova sot të shihemi dhe menjëherë mora përgjigje pozitive, ashtu që dakorduam që të realizojmë një takim të shkurtër në të cilin do t’i përcaktojmë drejtimet e ardhshme të veprimtarive edhe të opozitës edhe të pozitës”, tha Mickovski. Theksoi se konstruktiviteti nuk guxon të jetë…
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Deputeti Artan Grubi, sot në mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme shprehu përkrahje të plotë për ratifikimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bulgarinë. Në vijim ua përcjellim fjalën e z. Grubi të mbajtur sot në Kuvend: Shumica parlamentare dhe Qeveria reformatore është e përkushtuar për barazi etnike, ekonomike, qytetare, marrëdhënie të mira midis komuniteve, e në veçanti dy komunitetet shumicë, shqiptarëve dhe maqedonasve, fqinjësi të mirë dhe zbatim i politikës zero probleme me fqinjtë, integrim pa asnjë alternativë tjetër të vetme në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Nga realizimi i këtyre…
Kryeministri Zoran Zaev, pas paralajmërimit nga lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, se pas dorëzimit të ligjit për përdorim të gjuhëve kjo parti do ta braktisë koalicionin qeveritar, thotë se pret vazhdim të bashkëpunimit për reformat në shtet. Siç potencoi, nuk ngarkohet me shumicën jobindëse në Kuvend, e cila, sipas tij, ka qenë e shëndoshë për Maqedoninë, dhe nuk planifikon zgjedhje vitin e ardhshëm, por përkushtim në premtimet ndaj qytetarëve. “Pas paralajmërimit se dalin nga Qeveria mbetem vetëm me qëllimin se do të mundemi të vazhdojmë të bashkëpunojmë për atë që do të thotë reforma, ligji për gjuhët, ratifikimi i…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e saj të rregullt të 45-të, në rend dite të së cilës janë shumë pika në interes të qytetarëve, mes të cilëve edhe kërkesa për subvencionim të projekteve të fundjavave falas për udhëtim në transportin hekurudhor, që e propozon Hekurudha e Maqedonisë Transport SHA – Shkup. Në seancën e sotme të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë do të shqyrtohen propozim-ligje për ndryshim dhe plotësim të shumë vendimeve ligjore nga pushteti i sistemit juridik, si ligjet për gjykatat, për kryerjen e sanksioneve, për shërbimin prokuror publik, për procedurë penale,…
– Strategji, menaxhim me resurset dhe infrastrukturën janë të domosdoshme për zhvillimin e turizmit të Maqedonisë, thanë sot nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) dhe Oda Ekonomike e Turizmit të Maqedonisë (OETM) pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim. Sipërmarrësit pajtohen se fokusi duhet të vendoset në turizmin malor, turizmin e konferencave dhe të banjave, të cilat, siç thonë, po bëhen gjithnjë e më tërheqëse në korniza botërore. “Infrastruktura është jashtëzakonisht e rëndësishme, pa këtë nuk ka zhvillim jo vetëm të turizmit, por edhe zhvillim të ekonomisë në përgjithësi”, theksoi kryetari i OEMVP, Nebi Hoxha. Duke iu përgjigjur pyetjes së…
Ministri i ri i shëndetës Venko Filipçe rrjedh nga familje e njohur e mjekëve. Babai i tij Ilija Filipçe gjithashtu ka qenë ministër i Shëndetësisë nga Partia Socialiste në periudhën 1994 deri në vitin 1997, kur edhe dha dorëheqje. Me të lidhet afera e madhe me ripaketimin e barnave me afat të skaduar. Periudha kur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ka qenë babai i Filipçes llogaritet si një nga periudhat më të errëta që nga pavarësimi i Maqedonisë. Në atë periudhë shëndetësisë së Maqedonisë i ka ndodhur nepotizëm i madh, gjegjësisht në të gjitha pozitat udhëheqëse janë vendosur familjarë…
Ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski vlerëson se për atë nëse deputetët do të kthehen në punën e mëtejme të Kuvendit, duhet të pyetet udhëheqësia e re e partisë. “Partia ka lider të ri dhe udhëheqësi të re dhe për këto pyetje drejtohuni tek ata”, tha Gruevski duke u përgjigjur në pyetjet sot para Gjykatës Penale. Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk marrin pjesë në punën e Parlamentit, si revolt ndaj asaj që u arrestuan kolegët e tyre të cilën morën pjesë në ngjarjet në Kuvend.

