Author: Semi

Zgjidhja e pranueshme e ndërsjelltë për emrin duhet ta respektojë identitetin tonë nacional. Nuk mund të licitohet me identitetin e qytetarëve dhe emrin kushtetues të shtetit. Unë nuk jam as optimist, as pesimist, por realisht me përvojë, porositi dje presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin tradicional vjetor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë duke folur për çështjen rreth dallimit me fqinjin tonë jugor. Ai në fjalim u përqendrua edhe në parimet e profesionalizmit, përgjegjësisë dhe meritokratisë për të cilat theksoi se duhet të jetë shenjë kryesore në diplomaci. Lidhur me Ligjin për gjuhët tha se ai nuk paraqet kanosje për gjuhën…

Lexo më Shumë

Ministria e Kulturës sot do të mbajë prezantim publik të projektstrategjive për zhvillim kulturor të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2018-2022 dhe projektplanin aksional për vitin 2018. Në prezantimin, që do të mbahet në Muzeun e arteve bashkëkohore në Shkup, do të ketë fjalim ministri i Kulturës Robert Allagjozovski, ndërsa do të flasin edhe përfaqësues të organizatave partnere FOOM dhe USAID – Projekt për pjesëmarrje qytetare të cilët e mbështetën procesin e përgatitjes së strategjisë dhe organizimin e debateve publike nëpër gjithë Maqedoninë. Për rezultatet dhe propozimet që dolën nga debatet publike do të flasin përfaqësues të organizatave qytetare “JADRO”…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata, ndërsa në vendet më të larta edhe në viset malore nëpër vende vende të lagështa. Është zvogëluar dukshmëria prej 50 deri 100 metra për shkak mjegullës rreth Strugës, Strumicës, Negotinës dhe Demir Kapis. Reshje të dobëta të shiut ka në Dibër. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir…

Lexo më Shumë

Dy persona janë lënduar më rëndë në dy nga gjithsejt 12 fatkeqësi komuniakcioni të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në dy fatkeqësi më lehtë janë lënduar dy persona, ndërsa në tetë prej tyre është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh kundërvajtjesh. Gjashtëmbëdhjetë vozitës kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tre vozitës kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe dy vozitës për tejkalim të palejuar. Nga komuniakcioni janë përjashtuar tetë vozitës para se të pajisen me të drejtën…

Lexo më Shumë

Kandidati i LSDM-së, Hadi Osmani ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të BDI-së, Artan Grubi, i cili kritikoi paraqitjen vjetore të presidentit Gjorge Ivanov. Osmani vlerëson se Grubit nuk i ka hije të reagojë kundër VMRO-së dhe Ivanovit, për shkak të kaluarës që ka në bashkëqeverisje me VMRO-në. Osmani poashtu thekson se Grubi po mundohet të bëhet patriot me zor. “Ti dhe bashkëpartiakët tuaj nuk keni të drejtë të kritikoni as Gruevskin, as Mijallkovin, e as Ivanovin. Ivanovin e kritikojmë ne shqiptarët e LSDM-së, që e rrëzuam regjimin e VMRO-DPMNE-së. Shqiptarët nuk u besojnë fjalëve tua kundër VMRO-DPMNE-së, sepse e…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski pas takimit një orë e gjysëm me kryeministrin Zoran Zaev deklaroi se kanë biseduar për më shumë tema aktuale duke mos saktësuar nëse kanë folur për deputetët e burgosur të partisë së tij. Ai për kthimin në kuvend të deputetëve të VMRO-së tha se do të meret vesh gjatë ditës së nesërme, përcjell albeu.com. “Për momentin partia po kordinohet, ndërkaq nesër do ta themi se a do të kthehen deputetët e VMRO-DPMNE-së në kuvend” , ka deklaruar Mickovski pas takimit me kryemnistrin Zoran Zaev. /albeu.com/

Lexo më Shumë

Komisioni rregullator për energjetikë do të ndërmarrë masa adekuate lidhur me faktin që kompania Pucko Petrol, pa licencë adekuate për tregti me mazut, ka marrë pjesë në tenderin e Ministrisë për mbrojtje në muajin qershor të këtij viti, kurse me mazut ka furnizuar edhe institucione tjera shtetërore gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar, siç janë Ministria e punëve të brendshme, spitalet e përgjithshme në Gostivar dhe Gjevgjeli, si dhe Shtëpisë së Studentëve në Shkup, që poashtu është në pronë shtetërore. Ministria e mbrojtjes dje njoftoi se do të fillojë procedurë për ndërprerje të kontratës me Pucko Petrolin për furnizim…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka komentuar fjalimin e presidentit Gjorge Ivanov sot në Kuvend duke thënë se si grup parlamentar kanë shumë vërejtje. Sipas tij, skandaloze kanë qenë komentet e tij ndaj fqinjëve, sidomos ndaj Prishtinës dhe Kosovës (komentet e tij në lidhje me refugjatët e ardhur nga Kosova gjatë luftës së viteve 98-99) që janë absolutisht të papranueshme për deputetët e BDI-së dhe duhet të kërkoj falje për ato komente, raporton Medial.mk. “Kemi mbi 26 vërejtje ndaj fjalimit të z. Ivanov. Me ligjin e gjuhës shqipe bëhet rrumbullakimi i Marrëveshjes së Ohrit të cilën e kanë nënshkruar katër…

Lexo më Shumë

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof.Dr.Vullnet Ameti, më 16 dhjetor 2017, në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u laureua me çmimin Doktor Nderi (Doctor Honoris Causa) nga Universiteti i Ilinoisit Verior(NIU – Northern Illinois University). Me këtë akt, Northern Illinois University, për herë të parë në historinë e vet e laureon me titullin më të lartë shkencor që ndajnë universitetet,Doctor Honoris Causa, një personalitet jashtë territorit të SHBA-ve, respektivisht Rektorin e Universitetit të Tetovës Prof.Dr.Vullnet Ameti. Në ceremoninë solemne të diplomimit të studentëve të nivelit master dhe të studimeve të doktoraturës, që u mbajt në njërën nga sallat e…

Lexo më Shumë

Pasi që ka marrë fund gjithçka me Aleancën për Shqiptarët për mbetjen e saj në Qeveri, së shpejti pritet që të bëhet pjesë e saj PDSH. Lajmi bëhet i ditur për INA nga burime pranë BDI, të cilët nuk përjashtojnë një zhvillim të tillë në fillim të vitit të ardhshëm. “Edhe më parë ka qenë në tavolinë ky propozim dhe ne nuk kemi asgjë kundër. Formalizimi i kësaj mund të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm”, theksuan burime partiake. Por në PDSH heshtje totale dhe nuk ka asnjë koment lidhur me participimin e tyre të mundshëm në Qeveri. Kreu…

Lexo më Shumë

Djali dhe nipi i kontrabandistëve më të mëdhenj në historinë e shëndetit tonë u zgjodh Ministri i Shëndetësisë, fajëson Solza Grcheva, ish-deputete e LSDM-së. – Kjo është e tmerrshme, vërtet më e tmerrshme. Për Ministrin e Shëndetësisë, për të cilin katër muaj nuk kishte drejtues, u zgjodh biri dhe nipi i kontrabandistëve më të mëdhenj në historinë e shëndetit tonë. Njerëzit që paketonin ilaçe me afate të skaduara, njerëz që u kapën me një thes të plotë parash që po dilnin jashtë kufirit. Dhe Aleanca do të ulet në qeveri derisa të miratohet Ligji për Gjuhët. Gjithçka që të mblidhet…

Lexo më Shumë