Këshilli i Qytetit të Shkupit sot mban seancën e katërt. Në seancë Këshilli do të punoj sipas rendit të ditës në vijim: Rend Dite – Miratimi i Procesverbalit të Seancës së tretë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, të mbajtur më 2019 dhjetor të vitit 2017 Propozim-Vendim për vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe komunës Saraj për përgatitjen e projektit për rivitalizimin e liqenit Treska; Propozim-Vendim për ndarjen e mjeteve në të holla SOS – Fshati i fëmijëve Maqedonia-Shkup; Propozim-Vendim për dhënien e subvencioneve NP “Parkingu i qytetit”-Shkup për vitin 2018; Propozim-Vendim për dhënien e subvencioneve NP “Rrugë…
Author: Semi
Teleferiku i Vodnos do të punojë më 1 janar 2018 të hënën. “E informojmë opinionin se me 1 dhe 8 janar të vitit 2018 teleferiku në Vodno do të punoj me orar të rregullt të punës”, informon NTQ – Shkup/koha.mk
Pas intervesitës së mbrëmshme të Liderit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i cili foli për aktualitetet e fundit që kanë të bëjnë më tërheqjen e ASH nga Qeveria dhe dorëheqjet e funksionarëve, ka nisur të ndodh kjo. I pari nga funksionarët që është dorëhequr sot është Ruzhdi Matoshi, drejtori i Agro Bursës së Maqedonisë. Kjo është konfirmuar për INA nga vetë Matoshi, i cili ka theksuar se respekton vendimet e kreut partiak. Matoshi konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët e Selës, por i njohur me karrierën e tij politike si dhe ish-komandant i luftërave të UÇK-ve në Kosovë dhe më…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i anuloi për sot vazhdimet e caktuara të pesë seancave: seancës së 11-të, 12-të, 13-të, 15-të dhe 22-të. Deri tani për nesër vetëm është transferuar seanca e 22-të, në rend të së cilës janë ligjet reformuese nga gjyqësia. Informatë për atë se pse janë anuluar seancat tani për tani nuk ka. Një pjesë e madhe e pikave të tjera të katër seancave janë ose propozime të opozitës ose pritet edhe propozim i saj, siç është ajo për nënkryetarë të Kuvendit. Për nesër në Kuvend janë caktuar seanca për pyetjet e deputetëve, vazhdimi i seancës së…
Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë mori pjesë në solemnitetin me rastin e zgjedhjes së sportistit të vitit. Qëllim strategjik i Qeverisë, sipas tij, në sport është të shtohen mjetet për sport dhe të garantohet dhe mbrohet pavarësia dhe zhvillimi i tij. Zaev, duke e cituar basketbollistin e NBA-së, Majkëll Xhordan, tha se sporti, njëjtë si edhe jeta, është përplot me sfida dhe vazhdimisht jep mundësi të reja. “Edhe jeta, si edhe sporti është përplot me sfida dhe jep mundësi, sërish dhe sërish, për goditje, për shënim, për sukses, apo jo? Suksesi është, që: topi në kosh, në gol, shigjeta në cak.…
Pa energji elektrike nesër prej orës 09:00 deri në orën 10:00 do të jetë një pjesë e rrugës “Meçkin Kamen” në komunën e Gjorçe Petrovit. Siç informoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak intervenimeve të caktuara teknike. Prej orës 09:00 deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve në rrugën “Isaija Mazhivski”, në komunën Gjorçe Petrov. Pa energji elektrike prej orës 09:00 deri në orën 12:00 do të jetë rruga 23 në fshatin Sopishte, në komunën Sopishte. Prej orës 11:30 deri në orën 12:30 pa energji…
Një person është arrestuar dje në vendkalimin kufitar Tabanoc, pasi polica kufitare ka konfirmuar se gjendet në listën për vuajtjen e dënimit me burg. Kompetentët, siç kumtoi MPB-ja, dje në vendkalimin kufitar gjatë kontrollit të pasaportës kanë konstatuar se personi V.SH. (64) nga fshati Vevçan gjendet në STOP-listën për mbajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre muajve. Dënimi i është shqiptuar për vepër të kryer penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” në pajtim me nenin 292 nga Kodi Penal. Personi është privuar nga liria dhe me vërtetim u është dorëzuar nëpunësve policorë nga SPB Kumanovë për…
Seancë e re për lëndën e PPS-së “Dhuna në Qendër” sot duhet të mbahet në Gjykatën Penale. Në këtë lëndë janë të akuzuar 14 persona për nxitje të dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013. Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para komunës Qendër në qershor të vitit 2013, e pranoi i akuzuari i katërt Tomislav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski. Në këtë lëndë janë akuzuar edhe 12-të persona, mes të cilëve edhe ish lideri i VMRO-DPMNE-sl Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe deputetja e VMRODPMNE-së…
Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot do të prezantohet Plani i finalizuar për rritje ekonomike. Dokumentin në konferencë për media do ta prezantojnë Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev
Në Teatrin për fëmijë dhe të rinj, fëmijët e vendosur në institucione në kompetenca të Minsitrisë së Punës dhe Politikës Sociale do të mund ta ndjekin shfaqjen “Përralla e dimrit”. Pas përfundimit të shfaqjes, fëmijëve do t’u ndahen pako. Në ngjarje do të marrë pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.
Zgjidhja e pranueshme e ndërsjelltë për emrin duhet ta respektojë identitetin tonë nacional. Nuk mund të licitohet me identitetin e qytetarëve dhe emrin kushtetues të shtetit. Unë nuk jam as optimist, as pesimist, por realisht me përvojë, porositi dje presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin tradicional vjetor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë duke folur për çështjen rreth dallimit me fqinjin tonë jugor. Ai në fjalim u përqendrua edhe në parimet e profesionalizmit, përgjegjësisë dhe meritokratisë për të cilat theksoi se duhet të jetë shenjë kryesore në diplomaci. Lidhur me Ligjin për gjuhët tha se ai nuk paraqet kanosje për gjuhën…
Ministria e Kulturës sot do të mbajë prezantim publik të projektstrategjive për zhvillim kulturor të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2018-2022 dhe projektplanin aksional për vitin 2018. Në prezantimin, që do të mbahet në Muzeun e arteve bashkëkohore në Shkup, do të ketë fjalim ministri i Kulturës Robert Allagjozovski, ndërsa do të flasin edhe përfaqësues të organizatave partnere FOOM dhe USAID – Projekt për pjesëmarrje qytetare të cilët e mbështetën procesin e përgatitjes së strategjisë dhe organizimin e debateve publike nëpër gjithë Maqedoninë. Për rezultatet dhe propozimet që dolën nga debatet publike do të flasin përfaqësues të organizatave qytetare “JADRO”…