Author: Semi

Sipas të dhënave më të reja të Sistemit të mbikëqyrjes së cilësisë së ajrit mjedisor, në dy ditët e fundit është rritur prania e grimcave PM10, duke tejkaluar mbi 200 miligram për metër kub. Sipas të dhënave, ndotja ëshët rritur në Shkup në Rektorat dhe në Lisiçe, pastaj edhe në Tetovë, bën të ditur Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Këto të dhëna janë dërguar edhe në ministritë për Shëndetësi, për Punë dhe Politika Sociale, Inspektoriatin Shtetëror për Mjedis Jetësor, Entin për Mjedis Jetësor, dhe në disa institucione tjera. Prandaj, sipas vendimit qeveritar të seancës së 40-të, Ministria e…

Lexo më Shumë

– Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mori pjesë në sesionin Edukativo – debatues #EUROTALK, ku para përfaqësuesve të shoqërisë civile e shpjegoi gjendjen me integrimin evropian, rezultatet e arritura deri më tani, si dhe sfidat të cilat e presin vendin në vitin 2018. Sa i përket Planit 3-6-9, Osmani shprehu kënaqësi nga implementimi i pjesës së parë të Planit, pjesës tre, me implementimin e së cilës u krijuan kushte për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të drejta të lira dhe të besueshme – qëllimi kryesor i Planit, kumtoi Kabineti i zëvendëskryeministrit. Ai shtoi se implementimi i pjesëve…

Lexo më Shumë

Njohësit e zhvillimeve politike thonë se Maqedonia gjendet para një sfide të madhe si shtet, atë të zhbllokimit të procesit të integrimit në Aleancën Veri-Atlantike dhe Bashkimin Evropian dhe nuk ka fare vend që partnerët e koalicionit qeverisës të sfidojnë politikisht njëri-tjetrin, shkruan REL. Këto komente vijnë pas paralajmërimit të liderët të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela se do të largohet nga Qeveria menjëherë pasi të kalojë Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili pritet të votohet në Kuvend në muajin janar. Sela është shprehur se kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka shkelur marrëveshjen për formimin e Qeverisë reformatore, duke ia marrë pa të…

Lexo më Shumë

Të gjithë zv/ministrat e Aleancës për Shqiptaret sot dhe nesër do të tërhiqen nga postet e tyre,raporton Tv 21 Toçi tha se sot nuk ka shkuar në punë dhe se nesër do të shkojë në ministi për t’u përshëndetur me kolegët. TV 21 kontaktoi edhe zv ministrin  e Transportit dhe Lidhjeve Remzi Mehmedi, por për momentin telefonin e kishte të mbyllur. Nga kjo ministry thonë se ai sot nuk ka ardhur në punë. Tentuam të kontaktojmë edhe me zv ministrin e Punës dhe Politikës sociale Elmi Aziri, por edhe ai ishte i pakapshëm në këto momente. I pari nga funskionarët…

Lexo më Shumë

Shoqata për persona me diabet “Lolipop” nga Velesi me letër të hapur, kërkojnë nga kryeministri Zoran Zaev personalisht të angazhohet që të zgjidhet kriza për mungesë të insulinës. “Pothujase një muaj dikush po luan me fatin e mbi 50.000 qytetarëve të varur nga insulina, ku mbi 500 janë fëmijë”. Ndryshe kërkojnë që t’i jepet fund krizës me insulinë dhe të jetë e arritshme për të gjithë që është e nevojshme, dhe në të njejtën kohë të sillet vendim sistematik që të parandalohet krizë e ardhshme. Almakos.com

Lexo më Shumë

Pas largimit të Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni qeveritar, një parti tjetër pritet të bëhet pjesë e pushtetit. Në lojë siç shpekulohet mund të jetë PDSH, por edhe opsione tjera që po shqyrtohen nga ana e kryeministrit Zoran Zaev dhe Ali Ahmetit. Oferta e hapur për çdo partner të ri janë postet e zbrazëta të ASH-së, pas largimit të saj nga Qeveria, siç janë një ministri për investime, tre zv/ministra: transport dhe lidhje, MPJ dhe punë dhe politika sociale. Përveç kësaj vende vakante do të krijohen edhe posti i sekretarit shtetëror në drejtësi, si dhe rreth 20 drejtori të ndara…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale vendosi që ta shtyj gjykimin për ”Shuplakat” për 2 shkurt të vitit që vjen. Diskutimi kryesor për këtë lëndë duhet të filloj nga fillimi pasi që gjykatësja Tatjana Mihajllova është ricaktuar në një departament tjetër të gjykatës. Përndryshe, në këtë lëndë janë të akuzuar 14 persona për dhunë në komunën Qendër, më 2013. Në seancat e mëhershme, akuzën e kanë pranaur dy persona. Ndër të akuzuarit janë edhe Nikolla Gruevski, deputetja Daniela Rangellova, si edhe ish-ministri Mile Janakieski.

Lexo më Shumë

Të lirohen prej obligimeve të punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç si dhe personat me astmë kronike, me infarkt të pësuar miokardiak ose tronditje në tru, pa dallim moshës, me rekomandimin e mjekut amë, është një prej masave që sot në mëngjes hyri në fuqi pas informacioneve të marra prej DPHM për cilësinë e ajrit, që për dy ditë radhazi është tejkaluar mbi vlerat e lejuara, gjegjësisht mbi 200mg/m veçanërisht në pikat matëse në Lisiçe, tek Rektorati dhe në Tetovë ku arriti deri në 600mg/m. MMJPH këto masa i propozon në pajtim me konstatimin e Qeverisë së RM-së në…

Lexo më Shumë

Komuna e Berovës do të filloj aksionin e kapjes së qenve endacak në këtë rajon, pasi që ky është obligim ligjor për kapjen dhe trajtimin e qenve endacak. Për këtë qëllim është përzgjedhur një operator i liçencuar që do të ndërmerr disa veprime në territorin e komunës së Berovës. Njiherit, pronarëve të qenve u kërkohet që të kundesen për to, të mos i lëshojnë lirshëm nëpër qytet, pasi që mund të kapen, kurse të dhënat tregojnë se shumë qen që konsiderohen si endacak, në fakt kanë pronar.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev për festat e Vitit të Ri do të shkojë në Greqi me ftesë të kryebashkiakut të Selanikut, Janis Butaris, pohoi zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski në brifingun e rregullt me gazetarët. “Kryeministri Zaev do të shkojë, por vizita do të jetë në formë të një vizite private, do të thotë nuk do të jetë vizitë zyrtare shtetërore”, deklaroi Boshnjakovski.

Lexo më Shumë

Jep dorëheqje edhe një funksionar tjetër nga rradhët e Aleancës për  Shqiptarë. Bëhet fjalë për drejtorin e inspektoratit shtetror për pylltari dhe gjueti në R.M – Driton Nebiu “Unë Driton Nebiu drejtor i inspektoratit shtetror për pylltari dhe gjueti në R.M pas ngjarjeve të fundit apo tradhëtive politike ndaj Aleancës për Shqiptarët jap dorheqje nga ky funksion”, thotë Nebiu

Lexo më Shumë

Komisionieri evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Jonannes Hahn ka dhënë një deklaratë shpresuese dhe të mirëpritur për rajonin e Ballkanit. Në deklaratën e tij për gazetën ditore vieneze ”Kurir”, Hahn thotë se disa vende të Ballkanit do të bëhen anëtarë të BE-së në vitin 2025. Sipas tij, kjo arritje është reale, edhe pse ambicioze. Almakos.com

Lexo më Shumë