Author: Semi

Kryetarët e dy komunave më të mëdhaja në Pollog, Tetovës dhe Gostivarit, Arben Taravari dhe Teuta Arifi sipas informatave të besueshme nga këto dy komuna kanë arritur marrëveshje “xhentëllmenësh” për zhbllokimin e punëve në këshillat komunal përkatës në lidhje me buxhetin fiskal për vitin 2018. Sipas marrëveshjes gjatë ditëve në vazhdim në interes të qytetarëve do të votohen buxhetet komunale për vitin 2018, pavarësisht mos marrëveshjeve që kanë ndërmjet vete. Ndërkohë, mësohet se sot vecmë është miratuara buxheti i Komunës së Tetovës dhe ditëve në vijim pritet të miratohet edhe buxheti i komunës së Gostivarit për vitin 2018, Ndërsa mosmarrëveshjet…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski bëri të ditur se katër të punësuar në Drejtorinë e Pestë të DSK-së janë pushuar nga puna. Ai nuk ka bërë të ditur nëse këta të punësuar kanë qenë të dyshuar për përgjimet e paligjshme, ose nëse janë të përfshirë në natën e dhumshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Spasovski tha se të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski vazhdojnë të figurojnë si të punësuar, por nuk marrin rroga.

Lexo më Shumë

Reformat në Ministrinë e Punëve të Brendshme zbatohen në pajtim me rekomandimet e grupit të ekspertëve të Rajnhard Pribe. Qeveria dje e miratoi pakon policore të ligjeve që kanë të bëjnë me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për punë të brendshme, si dhe të Ligjit për polici, informojnë nga MPB-ja. Mbikëqyrja ndaj punës së nëpunësve policorë është një prej bazave në këto ndryshime dhe siç thonë nga MPB-ja, bëhet fjalë për projekt, në të cilin është punuar së bashku me Këshillin e Evropës dhe Avokatin e Popullit. Për reformat e punës së policisë janë paraparë edhe ndryshime të ligjeve për…

Lexo më Shumë

Në prag të Vitit të Ri, nxënës të SHMEK “Gostivari” dhe SHMK “Gostivari” në kuadër të projektit “Arsim Paqësor” të cilin dy shkollat e realizojnë në bashkëpunim me Ambasadën e parë të fëmijëve “Megjashi”, vizituan sot kabinetin e kryetarit Arben Taravari. Ata kishin për qëllim që Kryetarit Taravari t’ia dorëzojnë urimet e Vitit të Ri donacion i Ambasadës së Fëmijëve “Megjashi”, ku krahas dëshirave të bukura prej tij në vitin e ri, kërkuan stacion matës të cilësisë së ajrit, më shumë manifestime kulturore, qendër sporitve-rekreative dhe aktivitete të tjera, dhe mbi të gjitha nxënësit e gjimnazit dhe të shkollës ekonomike,…

Lexo më Shumë

Tre persona të panjohur dje në orën 12:50 e kanë sulmuar S.B. (18) dhe motrën e tij nga fshati Lubin derisa ishin duke zbritur nga autobusi në stacionin në bulevardin “Aradhet partizane”. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se në momentin kur së bashku me motrën e tij minorene kanë dalë nga autobusi me numër 32, është sulmuar nga tre persona të panjohur. Para tij, nga autobusi kanë dalë një person minoren nga fshati Gërçec, së bashku me dy persona dhe fizikisht e kanë sulmuar fillimisht me grushte në kokë dhe pastaj e kanë goditur nëpër kokë dhe trup.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev pret që grupi parlamentar i VMRO-DPMNEsë të kthehet në Kuvend dhe të marrë pjesë në seancën e nesërme të kushtuar pyetjeve të deputetëve. Nëse nesër nuk vijnë, siç thotë, seanca do të jetë shumë e shkurtër sepse nuk kam për qëllim që t’u përgjigjem shumicës qeveritare. Në takimin e djeshëm me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, siç tha, u pajtuan për shumë gjëra që janë në kompetencë të partive dhe i porositi se procedurat e gjykatës janë jashtë kompetencës së tyre.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në Republikën e Maqedonisë nuk ka krizë të insulinës. Përmes donacionit të kompanisë prodhues, potencojnë nga Ministria, janë siguruar mjaft sasi insulinë në vend. “Ministria i bind të sëmurit nga diabeti, të cilët kanë nevojë për insulinë, se mund të jenë të qetë, pasi ky ilaç ekziston. Problemin të cilin e kemi pasur më herët, ishte shkak më tepër që Ministria të fillojë me përpunimin e zgjidhjes së re ligjore, proces i cili është në vijim, respektivisht veçmë punohet në zgjidhjen sistematike të këtij problemi dhe krijimin e parakushteve, me të cilat do të pengojmë…

Lexo më Shumë

Panos Kamennos, partneri qeveritar i Alexis Tsipras, njëherësh ministër i Mbrojtjes greke, ripërsëriti qëndrimin e tij rreth çështjes së emrit, qëndrim të shprehur edhe më parë. Ai deklarohet kundër një ujdie që përmban fjalën ‘Maqedonia’ në zgjidhjen e çështjes së emrit, respektivisht nuk do të mbështet një zgjidhje të tillë në Kuvendin e Greqisë. Njiherit, Kammenos i bëri thirrje kryetarit Prokopis Pavlopoulos që të thërret një takim liderësh për të diskutuar për çështjen e emrit. Sipas gazetës ”Kathimerini”, Kammenos kërkon që qëndrimi i tij të mos konsiderohet si kritikë ndaj Nikos Kotzias, për të cilin thotë se është ministri më…

Lexo më Shumë

Rreth 70 për qind e kuadrit me arsim të lartë nga shkencat shoqërore shqyrtojnë mundësinë për të ikur jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë. Shumica prej tyre pas përfundimit të studimeve në pamundësi për tu punësuar dhe siguruar një pagë të mirëfilltë për një jetë normale, zgjidhjen e shohin në shtetet e zhvilluara evropiane. Ndërkohë që 25 për qind, veçmë kanë marrë nismë konkrete për braktisjen e vendlindjes dhe shpërnguljen e tyre në ndonjë shtet evropian. Këto të dhëna kanë dalë nga një hulumtim i kryer nga Fakulteti Juridik në Shkup. Është paraqitur një potencial i…

Lexo më Shumë

SHBA “sjellin” Departamentin e Shtetit në Ballkan. Njeriu që zgjidhi krizat e Shkupit dhe Tiranës, Hoyt Brian Yee, sapo është emëruar në postin e ambasadorit amerikan në Maqedoni, me një detyrë plus që do të vazhdojë të drejtojë punët në rajon. Ambasada e SHBA në Shkup ka marrë atributet e një qendre të madhe komanduese, ku përveç personelit diplomatik që ka normalisht një seli e tillë, do të ketë një staf shtesë, i cili do të punojë për të drejtuar dhe kordinuar punët më selitë e tjera në vendet e Ballkanit Perëndimor. Përveç diplomatëve, në këtë seli do të ketë…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e fundit kaloi 2 propozim ligjet për kontroll të brendshëm të policisë dhe për ndjekjen e telekomunikimeve, të përpunuara nga grup ekspertësh të brendshëm dhe ekspertët e  Komisionit Evropian. Nga MPB thonë se me propozimet e fundit për reformim të policisë sekrete, parashikohet themelimi i një agjencie të re të pavarur ekspertësh, që do të quhej Agjencia Teknike Operative (ATE). Në të do të vendosen pajisjet e përgjimeve, ndërsa të punësuarit do të punojnë në procesuimin e kërkesave të ardhura nga klientët për përgjim dhe të shtypin butonin për përgjim. Risi në këtë drejtim është që asnjë…

Lexo më Shumë