Author: Semi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, mbëmë në emisionin Klik Plus foli pwr zhvillimet e fundit politike dhe prishjen e koalicionit. Sela tha se nuk pendohet se ka qenë pjesë e qeverisë, nga e cila po largohet. “Në qoftë se kthehemi në situatën që ishte atëherë, do të kishim fuqinë për t’u kthyer, do të veproja po njejtë edhe sikur ta dija që do të ndodhte kjo që ndodhi tani”, u shpreh Ziadin Sela, Kryetar i APSH. Sela gjithashtu tha se Aleanca është dëbuar nga qeveria, por nga ana tjetër e njejta parti ka mbështetjen e ndërkombëtarëve për vetë…

Lexo më Shumë

Një tren gjatë lëvizjes në relacionin Shkup – Koçan, ka goditur dy kuaj të cilët gjendeshin në hekurudhë, transmeton Zhurnal. Sipas informatave të MPB-së, dje në ora 17:45 në Sektorin për punë të brendshme Veles D.V (63) nga Velesi ka raportuar se ka ndodhur një fatkeqësi hekurudhore në hekurudhën Veles-Koçan. “Treni me numër 651, i cili udhëtonte nga Shkupi në Koçan, në 100 metra para urës ka goditur dy kuaj, në pronësi të një personi ende të panjohur, të cilët kanë qenë të ndaluar në hekurudhë. Nga goditja njëri ka ka rënë mbi një veturë “Fiat Punto” me targa të…

Lexo më Shumë

Xhaferi pret që në janar të ketë përbërje të plotë Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së vazhdoi të bojkotojë punën e Kuvendit. Ato nuk morën pjesë as në seancën e 29-të të Kuvendit, kur ishte paraparë që kryeministri dhe qeveria e Maqedonisë t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve. Vetë kryeministri Zaev dje deklaroi se pret që grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së të kthehet në Kuvend. Optimizmin e njëjtë e ndau edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi. Ai sot pas takimit joformal me gazetarët, theksoi se pret që më 9 janar, kur do të jetë seanca e parë e vitit 2018, në dispozicion do të ketë përbërje…

Lexo më Shumë

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, sot shënoi 10 vjetorin e themelimit. Ku edhe promovoi veprimtarinë botuese dhe hulumtuese shkencore për vitin 2017. Drejtori i ITSHKSH-së, dr. Skender Asani, tha se në ecurinë e profilizimit të vetë, Instituti është sfiduar nga rrethanat e kohës dhe nga faktorë tjerë, por në këtë dhjetëvjetor, ai po i jep frytet e tij, duke e arsyetuar misionin themeltar. “Gjatë këtyre dhjetë viteve, Instituti ka organizuar me dhjetëra konferenca shkencore dhe ka botuar dhjetëra tituj, duke e promovuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore edhe në Uashingon, Nju Jork, dhe qendra të…

Lexo më Shumë

Procesi gjyqësor për rastin “Treqind”, në të cilin është i akuzuar ish-ndihmës ministri për punë të brendshme, Gjoko Popovski, është shtyrë deri në datën 19 shkurt dhe është ndryshuar gjykatësi i këtij rasti, tanimë nuk do të jetë Lidija Petrovska. Gjykatësja Petrovska në seancën e sotme kumtoi se Popovski është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të mund mer pjesë në seancat gjyqësore për “Treqind”, pasi që këtë e vërtetoi eksperti prapa dyerve të mbyllura. Popovski është i akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike. Sipas PSP-së, tenderi për blerje, servisim dhe mirëmbajtje të 300 automjeteve për nevojat e MPB-së, ish…

Lexo më Shumë

Pas dhjetë viteve të kaluara në burg, Stanisllava Çoçoroska ka dalur nga burgu i Idrizovës. Ajo nuk është liruar nga vuajtja e dënimit, por i është dhënë lirim 30 ditor për shkak të mjekimit. Në vitin 2007 ajo isht dënuar me 14 vite e gjysmë burgim për shkak të organizimit të transportit të 486 kilogramëve kokainë, të fshehura në paketime të ngjyrës për lyerje.

Lexo më Shumë

Vetëm se kanë filluar bisedimet e para në mes LSDM-së dhe PDSH-së për inkuadrimin e kësaj të fundit në Qeveri. Bisedimet pritet të vazhdojnë edhe pas festave të Vitit të Ri. Sipas informatave të para, partisë së Menduh Thaçit do të mund t’i ofroheshin pozicionet e njëjta të cilat i ka pasur ASH-ja, pa inkuadruar këtu kuptohet ministrinë e Shëndetësisë e cila tanimë ka kaluar në duart e LSDM-së. ASH-ja e Selës, madje gjatë seancës së sotme plenare të Kuvendit, është listuar si parti opozitare, pas vendimit të kreut të saj Ziadin Sela se nuk janë më pjesë e Qeverisë. A po i hapen dyert për…

Lexo më Shumë

Sulejman Mehazi, njohës i çështjeve politike, duke folur rreth ngjarjeve të fundit në Maqedoni, ka thënë se sipas te gjitha parashikimeve, analizave e veprimeve politike, patjetër të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni. Ai ka thënë se Zaevi duke marrë fitore të thellë gjatë zgjedhjeve lokale për të forcuar pushtetin qendror, po përgatitet për zgjedhje parlamentare. “Me largimin e Zijadin Selës, Zaevi tani së bashku me Ali Ahmetin e ka më lehtë për të bërë veprimet politike ashtu si do vet, pasi Aleanca për Shqiptarët ishte pengesë e veprimeve vëllazërore të Zaevit e Alisë. Mendoj se pengesa kryesore e…

Lexo më Shumë

Martin Kosotvski është rizgjedhur kryetar i degës së LSDM-së në Kumanovë, duke marrë besimin e më shumë kuvendarëve të degës, kundrejt kandidatëve tjerë. Urimi i parë publik pas fitores, i ka ardhur nga bashkëpartiaku i tij, Hadi Osmani, zyrtar i LSDM-së nga komuna e Likovës. “Urime për mandatin e ri shok. E ke merituar me punën dhe suksesin tënd, e më së tepërmi me raportin tënd që ke me anëtarësinë dhe qytetarët e Kumanovës, pa kurrfarë dallimi. Me këto vlera ti arrite t’i bashkosh të gjithë qytetarët e të gjitha përkatësive në Kumanovë, pa dallim të përkatësisë etnike ose fetare.…

Lexo më Shumë

Sipas  Zudi Xhelili edhe pse Aleanca ishte çelësi për formimin e qeverisë përsëri nga ana BDI-se hasi në opstrukcione si rezultat drojës nga humbjet e zgjedhjeve të ardhshme. “BDI është e mësuar për mesë 15 vite të jetë pjesëmarrëse në qeveri me partitë maqedonase dhe nuk mund t’i durojë edhe partnerët tjerë shqiptarë. Pra kjo zili u shfaq që në fillim duke zhagit emërimin e funksioneve të Aleancës për Shqiptarët dhe me fillimin e zgjedhjeve lokale retorika u ashpërsua akoma dhe raportet mes partnereve qeveritar u keqësuan edhe më tepër. BDI filloi t’i bëj presion Zaevit në mënyrë që të…

Lexo më Shumë

Nga qendra tregtare City Mall informojnë se orari punues me 29 dhe 30 dhjetor do të vazhdohet deri në orën 23 (nuk është obligim për gjitha shitoret). Për herë të parë City Mall – Shkup 1 janarin e ka shpallur ditë jo pune. Do të punojnë vetëm marketi, kinoja, kafiteritë dhe restoranet. Detajet përorarin e punës së lokaleve mund ta shihni në fotografinë më poshtë. Nga qendra tregtrae e qytetit informojnë se shitoret të shtunën dhe të dielën do të punjnë nga ora 11 deri në orën 17.

Lexo më Shumë

Deputeti Rexhep Memedi në seancën e parlamentit sot ju drejtua kabinetit qeveritar me disa pyetje. Pyetja 1: Pyetje për ministrin e Mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapsinorë: ka të bëjë me Deponinë Drisla –Lendfilldi më i madh në Evropë, e cila më shumë se 20 vite funksionon pa përmbushur kriteret e duhura ekologjike për mbrojtje të ambientit, konform ligjit për Mbrojtje dhe avansim të ambientit jetësorë dhe Ligjit për menaxhim me mbeturinat, si dhe konform standardeve evropjane bashkëkohore. Dhe si pasojë kemi ndotje permanente të tokës, ujit dhe ajrit , fakte kto që janë vërtetuar edhe nga institucionet përkatëse siç është…

Lexo më Shumë