Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Oda e Përmbaruesve me nënshkrim të memorandumit do t’i konfirmojnë aktivitetet për bashkëpunim. Për këtë qëllim, sot memorandumin për bashkëpunim do ta nënshkruajnë ministrja dikasteriale Mila Carovska dhe kryetari i Odës së Përmbaruesve, Zoran Dimov.
Author: Semi
Në Strazhë dhe Gjavato sot në mëngjes ka reshje të borës me intensitet të dobët, por ai nuk shtresohet në rrugë, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë. Në akset e tjera rrugore në vend komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Në periudhën 2016-2017 janë regjistruar 124 raste të viktimave potenciale për të cilët është kërkuar ndihmë ose informacione, thonë raportet e ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi”. Numri më i madh i fëmijëve viktima të mundshme përfshin moshën prej 6 deri 14 vjet, ku janë paraqitur 66 raste. Për fat të keq çdo vit rastet përsëriten për shkak të divorcit dhe dhunës familjare. Edhe këtë vit kemi denoncime për fëmijë të cilët janë viktima të abuzimit seksual. Duhet t’u mundësohet vend i sigurt ku do të mund të bisedojnë për problemet e tyre, sepse kjo është e drejta…
Pronarët dhe sipërmarrësit në rrugën plastikave në komunën Çair bllokojnë trotuaret e këmbësorve me mallin që ekspozojnë para dzqaneve të tyre. Në këtë mënyrë ata bllokojnë qarkullimin e këmbësorëve, të cilët i detyrojnë të zbresin në rrugën e bulevardit duke rrezikuar të shtypen nga makinat, shkruan Almakos. Pronarët e papërgjegjshëm të këtyre dyqaneve refuzojnë të pranojnë se uzurpimi i pronës publike sanskionohet me ligj. Arsyetimi i vetëm i tyre është se të gjithë tregtarët e bëjnë të njejtën dhe nuk shohin problem nëse i nxjerrin edhe ata. Kamera e Alamkos sot vizitoi këtë zonë të mbi ngarkuar në këtë pjesë…
Në vend që në trotuare, qytetarët duhet të ecin në rrugë dhe në vendkalime ilegale. Kjo është gjendja në afërsi të Bit Pazarit. Dyqane dhe shitës ilegal kanë zënë trotuaret me mallrat e tyre, ndërsa veturat dhe taksitë janë parkuar në afërsi të trotuareve që i detyron qytetarët të kalojnë në rrugë. Kjo situatë është shkak për aksidente të shpeshta. Rasti më i ri ishte ai i një dite më parë kur në afërsi të Bit Pazarit, kalimi ilegal dhe një aksident trafiku, i mori jetën të moshuarës. Qytetarët për Alsat thonë se janë të dëshpërua nga kjo gjendje dhe…
Buxheti i ri lokal i qytetit të Strugës për vitin 2018 parasheh 200 mijë euro për zgjidhjen e problemit me deponinë e egër të qytetit. Në fakt, bëhet fjalë për mjete qeveritare të cilat do t’i jepen komunës. Autoritetet lokale thonë se në mënyrë plotësuese në dispozicion kanë 200 mijë euro para shtetërore që nuk janë shfrytëzuar këtë vit. Por, opozita lokale nuk u beson premtimeve të Merkos.
“Diplomatë ndërkombëtarë” tashmë të akuzuar si manipulatorë, shitës të “dokumenteve e mirënjohjeve false” si dhe për seks afera, më në fund zbresin edhe në Shkup. Këtu sjellin “mirënjohje” të presidentit amerikan fantazmë. Ai i vërteti nuk ka lajthitur deri në atë derexhe. Kështu, Sulejman Rexhepi mbushë gjoksin “me dekorata” e të punësuarit ngelin pa rroga. Ky turp hahet vetëm me m… Shkruan Andi Rakipi Këto ditë, një organizatë, tashmë e njohur si organizatë e dyshimtë dhe e seks aferave, ia solli Sulejman Rexhepit “Mirënjohjen” e nënshkruar nga Presidenti Amerikan, Donald Tramp! Sipas njerëzve të dyshimtë të kësaj organizate, Trampi i…
Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Dëborë me intensitet të lehtë ka filluar në Kodrën e Diellit dhe në Strazhë, por dëbora nuk mbetet në rrugë. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë –…
Policia në mëngjes ka kapur 4 persona të dyshuar për vrasjen e 24 vjeçarit Burim Idriz në Xhon Kenedi të Shkupit, raporton SHENJA. Siç njoftoi Drejtori i Byrosë për siguri publike Llazo Vellkovski, në një brifing për gazetarët, katër personat janë kapur në një aksion policie nën dyshimet se kanë vepruar si grup për vrasjen e të riut, raporton SHENJA. Ende nuk dihet nëse në mesin e këtyre personave gjendet ai që ka shtënë më gjashtë plumba kallashnikovi ndaj Burimit pasi policia po vazhdon hetimin. Shkaku i kësaj do ketë frekuentim më të madh të policisë rrugëve.
Nga dita e nesërme rikthehet transporti publik me pagesë. Autoritetet e Shkupit kumtuan se masa për autobusë pa pagesë po ndërpritet pasi gjatë ditës së sotme stacionet matëse kanë matur nivel mesatar të ndotjes, më pak se 200 mikrogram për metër kub, ndërkaq shtuan se kjo masë do të aktivizohet gjithnjë kur ndotja të kalojë kufirin me mbi 200 mikrogram grimca për metër kub. Ekipi i televizionit Alsat inspektoi nga afër për të parë se sa qytetarët e shfrytëzojnë transportin publik si masë preventive kundër ndotjes së ajrit, por nga filmimet e kamerës u vërejt se numri i qytetarëve që…
Kryeministri Zoran Zaev, duke folur për ligjin për përdorimin e gjuhëve në emisionin Rruga Drejt deklaroi se ai është meritë e tij dhe do të vazhdojë ta mbrojë përpara atyre që e kundërshtojnë atë. Në janar, sipas Zaevit, ligji do të kalojë edhe leximin e dytë në Kuvend. Besoj se si socialdemokrat, më shumë e kam mbrojtur ligjin se sa BDI-ja. BDI-ja ndoshta do të thotë se kjo nuk është e vërtetë por unë besoj në atë- deklaroi kryeministër Zoran Zaev. Tentojnë t’i marrin meritat, sidomos për ligjin e gjuhëve? Zaevit nuk mund të ja marrin meritat. Zaevi është maqedonas…
Kohë më parë denoncuam se në shkelje flagrante të ligjeve shkarkon nga detyra drejtorin e Shkollës “Pashko Vasa” – Grupçin, kurse sot këtë e dëshmon Inspektorati i Arsimit dhe fton Blerim Sejdiun të tërheq vendimin “alla-Sulltan” Blerimi Sejdiu, një aksident politik, me veprimet dhe vendimet tërësisht në kundërshtim të ligjeve, jo vetëm që shkakton pasoja të pallogaritshme në arsim, por ndërton edhe një recetë të sigurtë për shkatërrim të Komunës/top news/

